BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lodhja kronike qe prek femrat, ja shkaqet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lodhja kronike qe prek femrat, ja shkaqet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/3/2012, 15:02

    Lodhja kronike qe prek femrat, ja shkaqet! Images

    Nė botė njihet si sindroma e lodhjes kronike dhe prek kryesisht gjininė e “dobėt”. Cilat janė shkaqet dhe kurat e ndryshme? Le t’i zbulojmė mė poshtė.

    Shpesh lodhja na pushton trupin dhe mendjen qė herėt nė mėngjes, sapo hapim sytė, e nuk na lė tė qetė pėr gjatė gjithė ditės, duke ndikuar negativisht nė aftėsinė tonė tė tė pėrqendruarit, marrjen e vendimeve, kryerjen me vėshtirėsi tė punėve dhe shijimin e momenteve tė bukura. Siē e pėrmendėm edhe mė lart, bėhet fjalė pėr sindromėn e lodhjes kronike, njė sėmundje e njohur prej pak kohėsh (nė vitin 1994), e cila ende nuk ėshtė futur nė statusin e patologjive tė rėnda, por sėrish kėrkon njė kurė terapeutike. Pavarėsisht kėsaj, CFS-ja (Chronic Fatigue Syndrome - sindroma e lodhjes kronike) ndikon nė cilėsinė e jetės sė njerėzve, madje edhe nė nivel fizik: nxit formimin e dhimbjeve artikulare dhe muskulore, atyre tė kokės dhe nė pėrgjithėsi krijon njė gjendje dobėsie tė pėrgjithshme. Ėshtė njė sėmundje e ēuditshme, e ndėrlikuar, misterioze. Shpesh shfaqet pas njė gripi ose njė infeksioni viral.

    Shkakton ērregullime tė sistemit imunitar, qė vazhdon tė lėshojė antitrupa edhe pas zhdukjes sė virusit. CFS-ja shkakton njė dobėsi tė pėrgjithshme tė trupit, dhimbje fizike, mungesė pėrqendrimi dhe vėmendjeje. Por, mbi tė gjitha, shkakton njė dekurajim dhe pikėllim tė pėrgjithshėm. Simptoma tė ngjashme me ato tė depresionit, nė fakt ngatėrrohen shpesh. Pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje ka edhe nga ata qė pushojnė sė punuari dhe studiuari. Sipas disa studimeve tė kryera nga njė institut amerikan, rreth 70 pėr qind e pacientėve qė preken nga CFS-ja lėnė punėn.

    Kėto janė disa prej simptomave mė tė pėrhapura, qė duke u bashkuar me sėmundjet e tjera, e bėjnė sindromėn e lodhjes kronike edhe mė tė vėshtirė pėr t’u kuptuar, ashtu siē ėshtė e pamundur pėr tė gjetur edhe kurėn. Pikėnisja ėshtė gjithmonė gjetja e burimit. Shpeshherė lodhja kronike shkaktohet nga stresi ose depresioni: nė fakt, duke ndryshuar mėnyrėn e jetesės, duke e bėrė atė mė tė ekuilibruar nė lidhje me ushqimin dhe mė nxitėse pėr sa u pėrket angazhimeve tė pėrditshme, qė mund tė jenė shumė tė rėndėsishme. Mund t’ju ndihmojė edhe praktikimi i ndonjė lloj sporti apo disipline qė ju nxit tė rigjeni mirėqenien e brendshme, siē ėshtė “Tai Chi” ose joga: mund t’ju duket e pakuptimtė, pėr shembull tė vini nė lėvizje trupin kur realisht ndiheni shumė tė lodhur, por energjia riaktivizohet falė lėvizjes dhe njė sforcim i vogėl fizik mund t’ju ēlodhė mė shumė sesa orė tė tėra gjumi tė njė “cilėsie tė keqe”. E udhės do tė ishte t’i drejtoheshit edhe njė psikoterapeuti, i cili mund t’ju kėshillojė qė tė pėrdorni njė kurė me bazė barnash tė veēanta; nė kėtė rast ėshtė e kėshillueshme tė dėgjoni mendimin e mė shumė ekspertėve.

    Mes simptomave mė shqetėsuese tė lodhjes kronike ėshtė kujtesa e keqe e tė sėmurit. Po ashtu, nė kėtė gjendje ndikon edhe mendimi negativ i individit, i cili ėshtė i bindur se nuk mund ta frenojė gjendjen e pėrgjithshme tė lodhjes ku ėshtė i pėrfshirė. Rikuperimi i vetėvlerėsimit ėshtė njė tjetėr ēėshtje qė duhet pasur parasysh dhe duhet mbajtur nėn kontroll; nga shumė studime ėshtė vėrtetuar se personat qė preken mė shumė nga kjo sėmundje janė femrat nga mosha 18 deri nė 45 vjeē, ndėrkohė qė janė mė tė pakta rastet pas moshės 65-vjeēare. Kėshilla qė do t’ju japim mund tė jetė shumė e thjeshtė, por ėshtė e dukshme se ai qė i kushton mė tepėr kohė vetes dhe mė pak punės e shijon mė shumė jetėn. Pėr sa u pėrket perspektivave terapeutike, fatkeqėsisht nuk ka ndonjė ilaē qė mund ta shėrojė pėrfundimit sėmundjen, edhe pse shpesh pacientėt mund tė ndihen mirė nga ndėrhyrjet farmakologjike (antiviralėt, kortikosteroidet, imunomodulatorėt, shtesat etj.), dhe nga ndryshimet e stilit tė jetesės.

    Ėshtė e vėshtirė qė kjo sėmundje tė shėrohet, ndaj po kryhen njė sėrė studimesh nėpėr botė pėr tė zbuluar trajtimet e reja. Me ndėrhyrje tė pėrshtatshme dhe pas njė diagnoze korrekte, ka gjasa qė nė disa raste sėmundja tė shėrohet, ndėrsa nė disa raste tė tjera gjendja tė pėrmirėsohet. Megjithatė, pėr fat tė keq, nė njė numėr tė konsiderueshėm rastesh patologjia mbetet kronike pėr vite me radhė, duke ndikuar nė mėnyrė dramatike nė cilėsinė e jetės sė pacientit. Duhet theksuar se CFS-ja nuk ka lidhje me depresionin, edhe pse te disa pacientė depresioni shfaqet si reagim ndaj patologjisė mbizotėruese. Nė fund duhet kujtuar se shumė pacientė e kanė tė vėshtirė ta njohin sindromėn e lodhjes kronike, sepse janė tė prirur ta lidhin gjendjen nė fjalė me kohėn e keqe, punėn, mospushimin etj.(Shqip)

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:40