BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tė jesh prind i njė adoleshenti

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Tė jesh prind i njė adoleshenti

    Mesazh nga Albatros 20/6/2009, 15:59

    Nėse nė botė ka diēka mė tė vėshtirė se tė jesh njė adoleshent, ėshtė tė jesh prind i njė adoleshenti.

    Adoleshenca pėrbėn njė periudhė jetėsore tė vėshtirė , por shumė tė rėndėsishme pėr formimin e personalitetit tė njeriut. Si mund t’u afrohemi adoleshentėve dhe si mund tė ndikojmė tek ata? Mė parė le tė njihemi me veēantitė e kėsaj moshe.

    Adoleshenca ёshtё njė periudhė transformimi si biologjik, ashtu edhe shpirtёror. Ritmet e kėtyre ndryshimeve fillimisht janė shumė tė shpejta, por fillojnė tė ngadalėsohen rreth moshės 18 vjeē. Marrėdhėniet midis prindėrve dhe adoleshentėve ndryshojnė nė varėsi tė kėtyre ritmeve: Sa mė tė vrullshme tė jenė ritmet e ndryshimit, sa mė tė vėshtirė ta ketė adoleshenti pėrshtatjen me trupin e tij, aq mė tė paekulibruara do tė jenė kėto marrėdhėnie.

    Gjatė pubertetit qėndrimet e fėmijėve ndaj prindėrve kanė shumė gjasa tė ndryshojnė. Fėmijėt mendojnė se prindėrit e tyre janė tė bezdisshėm, pa shpresė dhe jashtė mode. Nga ana tjetėr prindėrit mendojnė se fėmijėt e tyre janė tė vrazhdė dhe nuk i respektojnė normat. Shprehja mė tipike e prindit pėrballė njė fėmijė qė e sheh si tė huaj ėshtė: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarė!’’. Kėtu mund tė fillojė distancimi i parė prind- fėmijė: prindi qė ndihet i paaftė pėr tė kuptuar fėmijėn dhe fėmija qė ndihet nė mėshirė tė fatit.

    Simptomat e adoleshencёs


    •Ndryshimet e lehta shpirtёrore
    •Periudha e mbylljes nё vetvete
    •Mungesa e qetėsisė shpirtёrore
    •Ndryshimi i oreksit
    •Ndryshimi i orarit tё gjumit

    Nė kėtė moshė, tek tė rinjtė rritet dėshira pėr tė provuar gjėra tė reja. Nė kėtė periudhė, fėmija ka nevojė tė vlerėsohet dhe tė mbėshtetet. Njė fėmijė qė nuk e plotėson kėtė nevojė nė familje, do ta gjejė kėtė mbėshtetje tė munguar nė shoqėri.

    Pėrgjegjėsitė e familjes

    Fėmija, para sė gjithash, ka nevojė tė kuptohet dhe tė vlerėsohet. Pėr kėtė arsye, prindėrit duhet tė jenė tė vėmendshėm qė me fjalėt dhe sjelljet e tyre t’ia mundėsojnė kėtė gjė fėmijės. Pėrndryshe, fėmija do tė kėrkojė mjedise tė tjera pėr ta marrė kėtė vlerėsim.

    Duhet tė shkėmbehen vazhdimisht mendime me fėmijėn dhe nuk duhet tė mbahet jashtė ēėshtjeve familjare.

    Duhet tė dėgjohet dhe respektohet nė mėnyrė objektive pėr probleme dhe tema tė caktuara dhe duhet tė gjenden pika tė pėrbashkėta komunikimi.

    Nė pėrgjithėsi, kėshillat nuk janė shumė efektive pėr kėtė moshė, ato pėrbėjnė zgjidhje afatshkurtra.

    Nuk duhet tė qortohen shokėt e fėmijės nė sy tė tij. Prindėrit duhet tė pėrpiqen t’i njohin mė nga afėr kėta shokė dhe tė mos japin gjykime tė parakohshme. Dhe, nėse ka njė diēka qė nuk shkon, kjo gjė duhet tė diskutohet me fėmijėt. Por, nėse i kritikojmė pa i njohur, e humbasim besimin te fėmija dhe krijojmė hendek nė marrėdhėniet tona.

    Nė familje nuk duhet tė mungojė dashuria.

    Duhet tė tregohet kujdes qė atmosfera e shtėpisė tė mos jetė e tensionuar.

    Duhet tė kalohet me sukses periudha e pubertetit dhe kjo arrihet pėrmes marrėdhėnieve tė ngrohta dhe mirėkuptuese midis prindёrve dhe adoleshntёve.

    Si mund tė krijojmė njė marrėdhėnie sa mė tė frytshme adoleshent-prind?

    Ėshtė e rėndėsishme ta kuptoni fėmijėn qė ka hyrė nė kėtė moshė, si dhe tė keni lidhje tė shėndosha me tė.

    Sa keq qė gjėrat qė jetohen nė kėtė periudhė, janė tė vėshtira pėr ju si prindėr tė adoleshentėve, por dhe pėr familjen tuaj. Por, ta pranojmė, si pėr prindėrit edhe pėr fėmijėn tani ka ndryshuar diēka. Fėmija juaj, dikur i vogėl, tashmė ėshtė mė i rritur dhe po pėrballet me ndryshime tė mėdha, prandaj, nė marrėdhėniet tuaja me fėmijėn nuk do t’ju vlejnė mė metodat e mėparshme tė edukimit. Ai, siē ndryshon nga ana fizike, pėson ndryshime tė mėdha edhe nga ana shpirtėrore. Kėshtu qė edhe juve ju ka ardhur koha tė ndryshoni disa gjėra.Fillimisht duhet tė presim qė fėmija tė hyjė mirė nė kėtė periudhė dhe tė ruhemi nga tė qenit pengesė e zhvillimit, mbylljes ose largimit tė tij prej nesh. Ndoshta ndodh shpesh tė keni probleme nė komunikim me fėmijėn, por, mos harroni, qė edhe ju vetė duhet tė pėrshtateni me kėtė gjendje tė re.

    Ēfarė duhet pasur kujdes gjatė kėsaj periudhe nė mėnyrė qė tė realizohen qėllimet e edukimit?


    •Prindėrit duhet tė jenė shembuj

    Marrėdhėniet me bashkėshortin ose bashkėshorten ndikojnė tek fėmija nė ēfarėdolloj moshe qoftė ai. Nėse nė familjen tuaj mbizotėron dashuria dhe respekti mes individėve tė saj, kjo do ta ndihmojė fėmijėn tuaj qė nė tė ardhmen tė formojė marrėdhėnie tė shėndosha me tė tjerėt.

    •Ta dėgjosh adoleshentin dhe ta lejosh tė shprehė vetveten

    Nėse nuk e dėgjoni dhe nuk e respektoni adoleshentin, edhe ai nuk do t’ju dėgjojė ju. Ajo qė bėjnė mė shpesh nėnat dhe baballarėt ėshtė: jo vetėm qė nuk e dėgjojnė atė qė thotė fėmija, por mundohen tė pėrēojnė tek ai gjėrat qė ata dinė dhe ta orientojnė me ēdo kusht sipas kėsaj mėnyre. Njė metodė e tillė do t’ju vėrė nė pozitėn e njė njeriu qė nuk i dėgjohet fjala dhe nuk kuptohet si duhet. Kjo do tė bėjė qė tė ndesheni me kundėrshtimin e fėmijės suaj edhe atėherė kur ju keni tė drejtė.

    •T’u jepet vazhdimisht dashuri

    Fėmijėt, si nė moshėn 1 vjeē, ashtu edhe nė moshėn 20 vjeē kanė nevojė pėr dashuri. Fėmija qė beson se nuk i jepet dashuri e mjaftueshme nga nėna dhe babai, vihet nė kėrkim tė saj. Ai fillon ta kėrkojė dashurinė dhe respektin nė vende tė tjera. Fėmija, i ndodhur nė njė situatė tė tillė, mund tė shoqėrohet me shokė jo tė pėrshtatshėm dhe pas njėfarė kohe fillon tė demonstrojė sjellje qė nuk i pėrkasin atij.

    •Rėndėsia e sinqeritetit

    Fėmijėt nė kėtė periudhė janė shumė tė ndjeshėm ndaj sinqeritetit. Asnjė i ri nuk do t’i hapet dhe nuk do tė flasė me dikė qė nuk ėshtė i sinqertė. Prandaj, kur shprehni mendimet tuaja, duhet t’ia bėni tė ditur qė jeni tė sinqertė dhe qė nė ēdo rast jeni pranė tij.

    Kjo moshė, megjithė vėshtirėsitė qė ka, ėshtė dhe mbetet njė nga periudhat mė tė bukura dhe mė krijuese nė jetėn e njė njeriu. E rėndėsishme ėshtė qė t’i mbėshtesim fėmjėt tanė tė pėrshtaten sa mė lehtė me ndryshimet qė sjell kjo moshė.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 02:00