BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Diellza Kolgeci: Bukuria s’tė hap ēdo derė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Diellza Kolgeci: Bukuria s’tė hap ēdo derė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/3/2012, 17:58

    Diellza Kolgeci: Bukuria s’tė hap ēdo derė! 0962

    Duke qenė njė femėr e cila ėshtė certifikuar nga njė konkurs bukurie i ėshtė dashur tė kalojė nė shumė pasarela. Gjatė kėsaj dekade ka zgjedhur tė mos jetė vetėm njė femėr pasarelash, por diēka mė shumė.

    Ėshtė zgjedhur Miss Kosova nė vitin 1995 dhe duket sikur ka dalė dje nga ai konkurs bukurie. Diellza Kolgeci nuk ėshtė vetėm e bukur, por nė sirtarin e saj ka shumė diploma e nė jetėn e pėrditshme ka njė sėrė angazhimesh, duke filluar qė nga Fashion Design e deri te avokatia. Vazhdon studimet pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe aktualisht punon nė fushėn e marketingut. E Diellza nuk e ndalon rrezatimin kėtu. Nė bisedėn qė bėmė me tė, kuptuam se pėrveē shtatė lartėsisė dhe pamjes ajo ėshtė njė njeri qė bėn njė jetė normale, qė vrapon pėr nė punė dhe qė synon tė arrij rezultat tė shkėlqyera nė fushėn ku pėrqėndrohet. Nė kėtė rrėfim kemi mėsuar mė shumė pėr jetėn e saj tė momentit…

    Diellza, tani qė ka kaluar kohė nga momenti kur ju keni filluar tė merreni me modė, mund tė na tregoni ēfarė ka ndryshuar tek ju kjo eksperiencė?

    Njeriu kur merret njė kohė tė gjatė mė diēka fiton eksperiencė dhe provojė, kjo tė bėn me profesionist e tė njohėsh gjėrat sa mė mirė dhe mė pas di edhe tė kėrkosh atė mė tė mirėn, ndaj ndryshimi ėshtė fakti qė bėhesh mė profesioniste.

    Pėr ēfarė ju ka shėrbyer?

    Moda, arti nė pėrgjithėsi mė ka shėrbyer si relaks shpirti, e kam quajtur sport pėr shpirtin tim se me tė vėrtetė relaksohem po nė tė njėjtėn kohė edhe kam fituar materialisht nga kjo punė.

    I keni plotėsuar kėrkesat tuaja qė keni pasur nė fillim, apo me kalimin e kohės kanė dalė kėrkesa tė reja?

    Nė ēdo punė, nė ēdo moment kėrkoj tė pėrmbushen kėekesat e mia, pėr faktin se dua ēdo punė ta bėjė mirė kėshtu qė me kalimin e kohės kėrkesat mund tė ndryshojnė nga situata dhe vendi, por qė ato nė thelb janė tė njėjta.

    Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me tė bukurėn?

    E dua tė bukurėn, besoj ashtu si edhe shumica e njerėzve, e dua natyrėn shumė, e dua artin, i dua kafshėt, njerėzit, kjo do tė thotė qė marrėdhėnia ime me tė bukurėn ėshtė mjaft thellė me njė fjalė dua ēdo gjė tė bukur.

    Ju ka ndihmuar tė qenit e bukur tė ecni pėrpara nė jetė, nė drejtime qė ndoshta nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me pamjen fizike?

    Do tė gėnjente ai njeri i cili thotė qė pamja e jashtme nuk ka rėndėsi. Pamja fizike ka rėndėsi pėr punėn qė bėn, bukuria ėshtė e lakmuar nga ēdo kush. Unė e kam thėnė dhe do e pėrsėris ēdo herė se, bukuria ta hap njė derė tė jetės, por qė jeta ka shumė dyer e ato dyer tjera nuk hapen dot vetėm me bukuri por me karakterin, personalitetin qė ti ke, andaj bukuria nė kombinim me personalitetin ti hap shumė dyer tė jetės…

    Si ndiheni “brenda” kopertinave, dhe a ėshtė jeta ashtu si nė faqet e para tė revistave?

    Kopertinat kėrkojnė pak aktrim, pak art, pak stil e pak shpirt, por pėr atė moment janė tė vėrteta, pėr momentin kur ato janė punuar, por jeta e vėrtetė ėshtė krejtėsisht tjetėr. Jeta e vėrtetė ėshtė ajo qė ti ia krijon vetes, mund tė jetė si e kopertinave nė ditėt e pushimit, por ditėt kur punon ndryshon, ėshtė edhe mė e bukur se ajo e kopertinave andaj nuk do tė doja kurrė tė ishte si nė njė faqe reviste.

    Tė qenit personazh publik ka kosto, ju ēfarė keni humbur nga tė qenit person i thjeshtė ?

    Unė nuk e konsideroj aspak veten si person publik dhe se unė tani duhet tė ndryshoj nė sjellje apo nė pamje. Ne shqiptarėt si nė Kosovė e nė Shqipėri s’jemi aq popull i madh dhe se gati gjithė njihemi me njėri-tjeterin. Unė me ēdo njeri jam kjo qė jam, jam vetvetja ēdo herė dhe nuk e cėnoj aspak lirin time pėr arsyen se jam fytyrė publike. Jam shumė e lirė. Ndoshta jam mėsuar dhe jam imun ndaj shikimeve tė qėnit nė qendėr tė vėmendjes sepse qė nė fėmijėri e kisha kėtė pėrcjellje se jam rritur nė njė familje tė tillė.

    Si ėshtė pėrditshmėria juaj?

    Pėrditshmėria ime varet nga punėt, nėse kam ndonjė takim qė e lė mė herėt zgjohem herėt dhe filloj me punė. Ka ditė qė punoj shumė, ka ditė qė vetėm relaksohem e udhėtoj diku jashtė vendit, takohem me shoqėrinė time, merrem me sport. Nuk dalloj nga shoqėria ime, mundohem ta jetoj jetėn sa mė mirė dhe tė marr nga jeta sa mė shumė.

    Jeni nga ato femra qė hanė mėngjes nė shtrat, mjaltė, qumėsht… apo nxitimthi duke vrapuar pėr nė punė?

    Unė jam nga ato femra qė jam rritur tė ha mėngjesin nė qetėsi, ndonjėherė nė shtrat e ndonjėherė nė kuzhinė, e dua shumė mjaltin e qumėshtin dhe ēdo ditė i konsumoj. Mėngjesin e ha tė mirė mė shumė vitamina e kalori dhe aspak nuk ngutem kur e ha atė, sepse unė e bėj orarin e ēdo pune qė bėj.

    Ju kemi parė nė disa eksperienca televizive edhe nė Shqipėri nė prezantim, keni hequr dorė momentalisht?

    Po, eksperienca ime nė Top Channel ishte eksperienca e parė dhe me tė vėrtetė jam kėnaqur shumė me gjithė stafin e Top- it. Nuk do tė thotė qė kam hequr dorė, por kėto janė projekte me tė cilat unė kam qejf tė merrem herė pas here, jo t’i kem profesion primar. Artin nė pėrgjithėsi e kam profesion dytėsor edhe puna moderimit hyn nė njė farė mėnyre nė pjesėn artistike.

    Me ēfarė po merreni aktualisht, cila ėshtė puna juaj?

    Aktualisht po merrem me javėn e modės qė do tė mbahet nga data 4 deri me 8 prill, pastaj nė njė projekt filmik, me njė projekt qė ka tė bėjė me Televizion ku unė do jem protagoniste, po qė nuk e dim ende saktė sepse varet dhe nga buxheti, kėshtu qė deri nė 15 qershor jam me shumė projekte e mė pas iki nė bregdet e i jap vetes 2 muaj pushim.

    Keni vazhduar studimet pėr juridik, pėr ēfarė i duhet Diellzės?

    Unė kam pėrfunduar studimet pėr drejtėsi. Kam vazhduar dhe magjistraturėn, ky drejtim mė duhet pėr profesionin tim tė ardhshėm, si avokate, punė tė cilėn e dua shumė e qė e bėjė me shumė dėshirė. Punoj si juriste nė njė kompani avokatesh e qė sė shpejti do e hap timen besoj, por qė kėtu ndihem shumė rehat se kam fituar eksperiencė tė mirė dhe punoj me njerėz, kontaktoj me njerėz profesionist. Kjo ėshtė pėrditshmėria ime, larg ekraneve, larg mediave.

    Ku mendoni se do i ushtroni dijet qė ju ka dhėnė shkolla?

    Shkolla pėr mua ėshtė si njė rrugė qė tė tregon shenjat e komunikimit, por ti je ajo qė e ke timonin nė duar dhe ti duhesh tė marrėsh sa mė shumė nga ajo, e nėse nuk ke vozitur, por vetėm ke parė shenjat nuk vlen fare, qė do tė thotė se pėrvoja tė bėn tė mėsosh, ajo ėshtė shkolla mė e mirė. Diploma ėshtė vetėm njė copė letėr qė sot pėr fat tė keq shumė e kanė nė duar.

    Tradhtinė nuk do e falja kurrė

    Pėr ju, kush dominon nė njė marrėdhėnie, ju apo mashkulli juaj?

    Nuk ėshtė esenca kush tė dominoj, por tė ketė mirėkuptim, kjo pasi femra ėshtė gjini e butė dhe e ndjeshme. Ajo duhet tė ketė mė shumė pėrkėdhelje dhe kujdes nga ana e mashkullit.

    Sipas jush, kush dashuron mė shumė, femra apo mashkulli?

    Ah, nuk ka matės qė tė dihet kush dashuron mė shumė, do tė thoja qė dashuron ai i cili sakrifikon mė shumė, por qė as kjo nuk e bėn tė sigurtė dashurinė qė dikush ka ndaj teje. E mira ėshtė qė tė kėnaqesh me atė qė ke dhe tė mos mendosh se kush do mė shumė, thjeshtė le tė ketė partneri kujdesin mirėkuptimin, kjo mjafton pėr mua.

    Ju vetė sa herė keni dashuruar?

    Kėtė pėrgjigje tė saktė do ta di atė ditė kur do tė kem fėmijėn tim, e me atė person qė do tė krijoj familjen time. Jam e sigurt se do tė jetė personi qė do ta dashuroj me tė vėrtetė.

    Nga vjen tradhtia?

    Nėse dikė e do me tė vėrtetė, nuk besoj se mund ta tradhėtosh andaj besoj qė tradhtia vjen nga mos dashuria.

    Ēfarė e shtynė njė femėr tė tradhėtoj?

    Njė femėr apo mashkull tradhton nėse nuk ka dashuri pėr personin qė ėshtė nė lidhje. Unė tradhėtin nuk do t’a falja, shpresoj qė kjo tė mos mė ndodh kurrė.

    Jeni ndjerė ndonjėherė e tradhtuar?

    Jo, s’jam ndjerė asnjėherė e tradhtuar, as nė raport me shoqėrinė qė kam e as nė raport me partner. Mendoj qė edhe vet personi ndikon nė marrėdhėniet qė kanė tė tjerėt me ty, ndaj ajo ēka unė besoj ėshtė se ēdo gjė e kemi nė duart tona, por kemi dėshirė tė fajsojmė tė tjerėt.

    Kush e vuan mė shumė vetmin, femra apo mashkulli?

    Pėr mua s’ka rėndėsi a ėshtė femėr a mashkull, vetminė e vuajnė ata qė s’kanė shpirt luftarak. Ata qė nuk punojnė pėr vete. Ata qė kanė kohė tė vuajnė. Ata qė s’kanė fuqi tė pėrballen me jetėn. Ata qė unė i quaj qyqarė. Jeta ka shume larmi, ka shumė sfida, ato duhet t’i kalojmė me punė, me energji pozitive e jo tė ulemi nė njė qoshe tė vuajmė. Mendoj vetėm njė njeri qė ėshtė i sėmurė ka arsye pėr tė vuajtur por edhe ai duhet tė luftoj deri nė sekondėn e fundit e tė mos dorėzohet.

    Kur mendoni tė martoheni?

    Do martohem atė ditė kur do tė gjej njeriun e duhur pėr mua, njeriu qė mė kupton plotėsisht, njeriun qė do tė jetė sė pari shok i mirė, bashkėshort i kujdesshėm, baba i mrekullueshėm.

    Ēfarė ju lė shije tė keqe nė sjelljen e njė mashkulli ?

    Njė mashkull qė nuk di sjelljet elementare, njė mashkull qė nuk i ndalet goja, kėto janė sjelljet qė mė irritojnė, nė pėrgjithėsi njerėzit qė nuk kanė edukatė.

    Si josh Diellza?

    Ēdo herė jam vetja, ndoshta kjo do ishte joshja mė e mirė kur je vetja, je ēdo herė me atraktive. Nuk mendoj qė kam nevojė pėr diēka speciale qė tė josh dikė e as qė mė intereson ta josh dikė moto ime ėshtė mė duaj kėshtu qė jam e dua natyralitetin tek njerėzit si ne pamje fizike ashtu dhe ne personalitet ndaj ēdo herė jam vetja.

    Si ushqeheni?

    Ushqimi luan rol shumė tė rėndėsishėm, kam njė ushqim pėrplot me minerale vitamina proteina, ha shumė fruta, perime, peshk por edhe ėmbėlsirat janė i adhuroj, pi shumė qumėsht, ujė dhe nė darkė nga njė gotė verė tė kuqe, kėto janė ato mė tė shpeshtat qė i konsumoj por qė i adhuroj ushqimet dhe kudo qė udhėtoj i provoj specialitetet e atij vendi ku shkoj, pėrveē mishit sepse at nuk e konsumoj fare.

    Tė gjitha pėr Diellzėn

    Tre vjet mė parė ėshtė diplomuar pėr drejtėsi, ndėrsa nė 2001 ka marrė nė Nju Jork diplomėn pėr “Fashion Design”. Aktualisht ndjek magjistraturėn pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe prej tetė vjetėsh punon nė fushėn e marketingut. Ndėrsa e dėgjon tė rreshtojė diplomat qė ka marrė vitet e fundit, duket pak e ēuditshme qė bėhet fjalė pėr tė njėjtin personazh, qė kohė mė kohė mediat shkruajnė e thonė. E kanė pėrmendur si bukuroshe tė kurorėzuar nė njė spektakėl bukurie, si pėrfaqėsuesen e parė tė Kosovės nė njė event ndėrkombėtar bukurie, si stiliste, modele, prezantuese emisionesh, si njė nga vajzat mė seksi nė Kosovė…

    Nė film!

    Njė vit pas “Miss Kosovės 1995”, Ekrem Kryeziu e ftoi pėr rolin e protagonistes nė filmin e tij, – i njohur edhe nė Shqipėri, – “Dashuria e Bjeshkėve tė Namuna”, nė krah tė Faruk Begollit, por edhe kjo nuk qėlloi tė ishte mė shumė se njė pasion i ēastit. “Atė kohė nuk e mora si diēka madhore, por kur e kujtoj sot, kuptoj se ka qenė e tillė. Nė moshėn 17 vjeēare tė kalosh njė eksperiencė tė tillė me emra aq tė mėdhenj, nuk ėshtė pak”. Por asokohe i mjaftoi vetėm ai film dhe pranoi me kėnaqėsi tė hidhej nė tė tjera eksperienca, qė kishin tė bėnin me ekranin e televizorit, duke thėnė ēdo herė qė i jepej rasti se e ardhmja nuk mund tė ishte tjetėr veēse e lidhur me drejtėsinė dhe dizajnin. /Entela Resuli SHEKULLI/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 16:46