BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja arsyet qe mund t'ju ndajne nga i dashuri!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja arsyet qe mund t'ju ndajne nga i dashuri!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/3/2012, 10:52

    Ja arsyet qe mund t'ju ndajne nga i dashuri! Images

    E parė nga kėndvėshtrimi mashkullor, mė poshtė do tė shikoni tė radhitura njėra pas tjetrės, shumicėn e sjelljeve femėrore mė tė pėrhapura dhe mbi tė gjitha mė irritueset.

    Ai tė adhuron. Ti je fantastike dhe je vajza e duhur pėr tė, ose mė saktė do ishe e duhura deri nė momentin qė shfaqen ato defektet e pashmangshme, tipike femėrore, qė ia shtojnė gjithnjė e mė shumė dėshirėn pėr tė ikur larg teje.

    1. Seksi, arma e shumėpėrdorur

    Doni t’i bėni tė kuptojnė se kush i mban pantallonat nė shtėpi, dhe pėr tė arritur kėtė gjė, keni vendosur tė qėlloni nė pikėn e tyre mė tė dobėt, seksin, (duke ia mohuar apo e pėrdoruar nė avantazhin tuaj)?

    Duhet tė merrni nė konsideratė edhe faktin, qė njė teknikė e tillė funksionon vetėm pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, dhe nė momentin e parė qė ju nuk do tė tregoheni tė vėmendshme ai do t’ju zhduket nga sytė.

    2. Flasin, flasin dhe vetėm flasin…

    “Si shkoi dita sot?” Nėse mashkulli ju bėn njė pyetje tė tillė dhe ti fillon dhe nuk mbaron pėr tre orė me radhė, ai rrezikon qė tė kalojė nė njė kolaps nervor.

    Njė gjė e tillė ndodh, jo sepse ai nuk ėshtė i interesuar qė t’ju dėgjojė por sepse e vetmja veprimtari sė cilės ai mund t’i kushtojė ēdo sekondė tė mundshme pa asnjė hapėsirė boshe midis ėshtė “sporti”.

    3. Ta “tėrheqėsh pas” duke bėrė shopping

    “Shopping” ėshtė njė prej aktiviteteve mė tė parapėlqyera nga pothuajse tė gjitha femrat. Por nėse jeni tė shoqėruara edhe nga partneri juaj duke e tėrhequr sa nga njėri dyqan nė tjetrin,

    duke i konsumuar kėpucėt dhe duke e lodhur vazhdimisht me pyetjen “Si dukem?” mos u ēudisni nėse nė mbrėmje do ta shikoni vetėm duke shfryrė dhe gjithė turinj. Mbi tė gjitha kini kujdes se mos harroni qė t’i pėrgatisni edhe darkėn pėrpara se tė dilni!

    4. Tė qani shpesh

    Filmi romatik, njė thua i prishur, parukierja qė ka ngatėrruar ngjyrėn e bojės, tė gjitha kanė njė zgjidhje tė ngjashme, pėrfundon duke qarė nė shpatullėn e tij.

    Edhe pse ai mund t’ju ngushėllojė, duket tė merrni parasysh faktin se ndjehet sikur po mbytet, pa pasur asnjė njeri pranė qė t’i hedhė njė komardare.

    5. Tė ndėrhysh edhe aty ku s’tė takon

    Bėn pjesė nė atė kategori femrash tė cilat janė shumė posesive dhe qė duan t’i kontrollojnė ēdo aspekt tė jetės dhe qė pėrpara se t’i blejnė diēka nuk e pyesin fare por mendojnė nė mėnyrė absolute qė kjo ėshtė mė e mira?

    Njė kėshillė: Dilni pėrpara pasqyrės dhe pėrsėrisni me vete: “ Nuk jam mamaja e tij”, “Nuk jam mamaja e tij”.

    6. Tė pėrdorėsh ironinė vend e pa vend

    «Pėr ēfarė po mendon?»: pėr pyetjen rituale tė radhės, e cila ka si qėllim tė zbulojė ēdo detaj deri edhe atė mė tė voglin. Njė gjė e tillė e bėn partnerin tuaj shumė nervoz duke u munduar qė tė gjejė pėrgjigjen e saktė.

    Por ka edhe nga ata persona tė cilėt mund tė pėrdorin njė zgjedhje mė tė lehtė, duke iu dhėnė njė pėrgjigje shumė tė thatė: “Asgjė”. Merreni nė konsideratė edhe njė pėrgjigje tė tillė.


    7. Tė varesh gjithmonė prej tij

    Nė fillimet e njohjes suaj, ti me siguri qė i je dukur “vajza e mrekullive”. Nė momentin qė u dashurove fillove tė ankohesh dhe tė varesh prej tij. Sa mė shpejt duhet t’i jepni vetes njė arsye pėr tė ndryshuar,

    sepse ai nuk mund tė jetė nė ēdo moment pranė jush, edhe nė gjėrat mė tė vogla.

    8. Tė qenit xheloze

    Mjafton vetėm fakti qė ai tė tė pėrmendi emrin e njė vajze tjetėr dhe ti nė moment shikon fundin e lidhjes suaj. Ka edhe mė keq, mendime tė tmerrshme tė kalojnė nė mendje dhe nuk mundesh qė ta shikosh mė si “besnikun”

    qė gjithmonė do tė doje tė ishte apo qė me tė vėrtetė mund tė jetė. Nėse vazhdoni nė kėtė rrugė, ndarja me siguri qė nuk do tė vonojė.


    9. Tė flasėsh keq pėr vajzat e tjera

    Nuk mund t’i bėsh njė vajze tjetėr njė kompliment, pa i shtuar edhe diēka tė keqe, dhe si pėrfundim ti je mė e mira. Kini kujdes, sepse nėse krahasoheni me ēdo femėr tė bukur qė ju kalon pėrpara dhe pėrpiqeni qė vetėm t’i nxirrni nė pah edhe ato defekte qė ajo nuk i ka fare, tė jeni e bindur, qė ai do tė zgjedhė pikėrisht atė tjetrėn!

    10. Tė hiqesh sikur je perfekte

    Njė prej gjėrave qė i bėn meshkujt mė nervozė. Ju vėrtet mund tė jeni njė femėr e suksesshme por kjo nuk do tė thotė qė t’ia kujtoni ēdo sekondė dhe pėr mė tepėr t’i shtoni vetes edhe faktin e tė qenit perfekte. Mundohuni ta evitoni. (shqip)

      Ora ėshtė 2/5/2024, 11:25