BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Agron Llakaj: Ju rrėfej projektin tim tė ri satiriko-humoristik!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Agron Llakaj: Ju rrėfej projektin tim tė ri satiriko-humoristik!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/3/2012, 13:59

    Agron Llakaj: Ju rrėfej projektin tim tė ri satiriko-humoristik! 00208

    Jeton nė Tiranė prej mė shumė se 16 vitesh, por ka vetėm njė muaj qė ndihet sikur jeton nė kryeqytet. Gjithēka qė ka dėshiruar, ėshtė njė apartament pranė Liqenit Artificial tė Tiranės, pėr tė cilin thotė se ka sakrifikuar shumė. Ai ėshtė po aq ēapkėn dhe llafazan, pasi asgjė nuk e ka mposhtur pėr tė arritur deri kėtu ku ėshtė, si njė nga prezantuesit mė tė mirė shqiptarė. Goni, siē e thėrrasin tė gjithė, bėn njė jetė luksoze, por rrugėtimi pėr tė arritur deri kėtu ka qenė i vėshtirė dhe shpeshherė i dhimbshėm.

    I ke kaluar tė 50-tat, ke njė familje tė bukur, njė mbesė, je i suksesshėm. A ėshtė kjo gjithēka qė ke dashur nė jetė?

    Po shkoj pėr 52 vjeē, ėndrrat e njė njeriu mbarojnė kur Zoti t’i mbyll sytė. Kėshtu qė ėndrrat e mia janė akoma mė tė mėdha. Nėse kisha ėndėrr tė kisha njė familje tė bukur, sot Zoti mė ka sjellė dhe njė mbesė, por mbase do mė sjellė dhe plot tė tjerė. Ėshtė njė kontradiktė tek unė nė kėto moment, pasi jam gjysh por jo nė pamje. Nuk kam thinja dhe as rrudha. Megjithėse do mė pėlqente tė isha njė gjysh i thinjur me shumė nipėr dhe mbesa.

    Nė fakt, kėshtu thonė tė gjithė gjyshėrit…

    Jo, realisht jam bėrė gjysh shpejt, nuk para ka gjyshėr nė moshėn 46-vjeēare. Unė pėrjetoj shpirtin e njė artisti dhe shpirti i tij nuk plaket kurrė.

    E pėrmende mbesėn, sa i lidhur je me tė?

    Sa i lidhur je me sytė?

    Kaq shumė e do Adean?

    Unė fėmijėt e mi i kam dashur shumė dhe i dua, por ja qė dashuria pėr mbesėn ėshtė shumė mė e madhe. Bota qė na ofron Adea, ēuditėrisht na bėn mirė tė gjithėve. Bėhemi mė njerėzorė.

    Ku jeton Adea, a shihesh shpesh me tė?

    Adea ka zgjedhur tė jetojė me gjyshin dhe gjyshen, pasi edhe nė shtėpinė e re ku kemi ardhur, ajo vetė e quajti tė sajėn. Kur hymė nė shtėpinė e re, ajo tha: ‘’U sa e bukur shtėpia e Adeas!”.

    A kanė lidhje me artin fėmijėt?

    Jo, vajza punon nė Kontrollin e Lartė tė Shtetit, si dhe pedagoge nė Fakultetin e Ekonomisė, ndėrsa djali ėshtė zėvendėsprokuror nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.

    Femrat nė pėrgjithėsi e duan njė mashkull qė bėn humor, por tė jetosh shumė vite me njė tė tillė duket pak e vėshtirė. Ēfarė thotė bashkėshortja jote?

    Konstandina ka qenė pazgjithshmėrisht pjesė e gjithė kėsaj lėvizjeje artistike. Tė jesh gruaja e njė artisti, them se ėshtė e vėshtirė. Me Konstandinėn kemi arritur nė atė pjekuri e siguri, saqė ajo e di se karriera e Agronit ėshtė pjesė e investimit pėr familjen. Mendojmė se bekimi mė i madh qė na ka dhėnė Zoti, ėshtė familja. Ajo e ka ndier kėtė gjė dhe e di se unė jam i pėrkushtuar. Ne s’kemi qėndruar bashkė pėr hir tė fėmijėve. Jeta jonė ka qenė e tillė, sa secili duhet tė ishte suport pėr tjetrin, megjithėse Konstandinės i ka rėnė barra mė e madhe.

    Por a tė ka thėnė ndonjėherė boll mė me kėto batuta, flasim seriozisht?

    Konstandina ėshtė e vetmja qė nuk bėn humor nė shtėpinė tonė, por ajo ka qenė pas meje nė tė gjitha aktivitetet artistike dhe e njeh mjaft mirė karakterin tim. E di qė, edhe kur zihemi, unė vetėm 5 minuta e kam flakėn.

    Mbani dietė?

    Unė kam njė dietė timen, nė mėngjes preferoj njė gotė qumėsht dhe drithėra, dikur edhe ndonjė frut. Drekėn preferoj ta ha nė shtėpi, jo jashtė.

    Darkėn e eliminon?

    Nė pėrgjithėsi nuk ha nė darkė, pėrveēse nė raste tė veēanta, kur tė kap fiksimi. Pėrndryshe, preferoj ta mbys me ndonjė frut ose kos.

    Ke thėnė dikur se do tė shkruaje njė libėr, e ke nisur?

    Po, e kam nisur dhe nuk di se kur do ta mbaroj. Duke qenė se nuk mund tė shkruaj deri nė fund tė jetės, e kam titulluar ‘’Jeta ime…deri tani…’’. Kam nisur tė shkruaj pėr kujtimet nga shkolla fillore dhe ende nuk e kam pėrfunduar kėtė kapitull. Janė kujtimet qė me kalimin e kohės do harrohen, por unė nuk dua t’i harroj.

    Ndalemi tek projekti juaj i ri, mund tė na zbulosh mė shumė detaje?

    Projekti im i ri ėshtė satiriko-humoristik, ku unė do tė jem nė rolin e moderatorit dhe atė tė humoristit. Do tė jetė me 3 pjesė, e para do tė konceptohet me lajme nga vendi e bota, por duke i ironizuar. E dyta do tė ketė nė fokus njė tė ftuar special VIP, po nė pjesėn e dytė do tė kemi tė ftuar aktorė, me tė cilėt do tė aktrojmė bashkė, ndėrsa nė pjesėn e tretė do tė kemi tė ftuar edhe personazhe tė thjeshtė, tė cilėt do tė kenė njė mundėsi pėr tė treguar talentin e tyre.

    Audienca tė do, kjo dihet, kur do shohim njė Agron tjetėr?

    E kam ndier nga shumė njerėz qė mė pyesin se kur do bėj humor. Unė nuk nxitoj, dua qė tė piqet mirė ajo qė bėj, tė jetė njė gjė e mirė dhe tė shkojė gjatė. /PanoramaPlus/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 21:50