BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hakmarrja eshte pothuajse gjithmone e kote!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Hakmarrja eshte pothuajse gjithmone e kote!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/3/2012, 07:45

    Hakmarrja eshte pothuajse gjithmone e kote! Images

    Njė inat i vjetėr mund t’ju shtyjė qė t’i bėni keq personit qė ju ka lėnduar nė tė kaluarėn.Edhe pse ėshtė njė reagim i kuptueshėm, mund tė shndėrrohet nė fiksim, duke ju bėrė tė humbisni kontrollin.

    Kur hakmarrja ėshtė “e shėndoshė”...

    Ėshtė e kotė ta mohojmė, por tė gjithėve na ka ndodhur qė tė hakmerremi ndaj njė personi tė caktuar, pėr njė gabim tė bėrė, apo tė imagjinojmė dėnimin mė tė keq pėr atė qė ka na lėnduar ne ose tė dashurit tanė. Megjithatė duhet theksuar se tė gjitha kėto janė vetėm fantazi, qė lindin pas njė zemėrimi apo inati tė fortė. Kjo ėshtė njė lloj shfryrje, ose “veprim mendor” qė shkakton agresivitet, por pa i bėrė dėm njeriu dhe qė nė tė njėjtėn kohė mban tė stabilizuar ekuilibrin psikik energjik. Pėr sa kohė mendimet e hakmarrjes janė sporadike dhe tė pėrkohshme, mund tė jetė e dobishme qė tė pranohen dhe tė respektohen. Me kėtė ne mund tė zbulojmė anėn tonė tė fshehtė. Nė fakt, pėr shumė persona ėshtė e mjaftueshme qė thjesht tė imagjinojnė hakmarrjen dhe nė kėtė mėnyrė “ēėshtja mund tė quhet e mbyllur”. Megjithatė nuk pėrjashtohet fakti qė e gjithė kjo gjendje e ēuditshme tė shndėrrohet nė diēka qesharake dhe ironike, gjė qė largon tensionin dhe iu rikthen harmoninė.

    Kur kalohet masa e hakmarrjes


    Ėshtė njė pikė pėrtej sė cilės shumė fantazi bėhen tė dėmshme edhe pėr vetė trurin, kėshtu qė duhet bėrė kujdes dhe tė mos kalohet asnjėherė kufiri. Ju duhet tė filloni tė shqetėsoheni kur keni kėto shenja:

    - Kur hakmarrjen e keni nė mendje gjithė ditėn, ose pothuajse pjesėn mė tė madhe tė ditės;
    - Kur ju ndikon nė marrjen e vendimeve dhe ju pengon nė rrjedhjen natyrshėm tė mendimeve;
    - Kur ju tėrheq shumė vėmendjen dhe ju merr energji mendore, nuk bėni gjė tjetėr veēse imagjinoni me kujdes ēdo lėvizje qė mund tė bėni;
    - Kur nė vend qė agresiviteti tė zbutet, shtohet mė shumė mėria dhe dėshira e hakmarrjes sė vėrtetė, ndėrkohė qė mendja vazhdon tė jetė e fiksuar pas sė kaluarės;
    - Kur dėmi i shkaktuar ėshtė nė disproporcion me atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė.

    Nė tė tilla raste, truri organizon aktivitetin e tij rreth kėtyre bėrthamave me mendime patologjike dhe fiksohet nė atė nivel, duke rritur gradualisht ngarkesėn e tij negative, e si pasojė duke arritur nė pikėn kritike, pėrtej sė cilės inati kthehet nė veprim ose kundėr vetes (pėr shembull, duke nxitur dhembjet e kokės dhe sėmundjet autoimune), ose kundėr tė tjerėve me qėllimin e vetėm qė nė kėtė rast ėshtė hakmarrja. Ja pėrse ėshtė e rėndėsishme qė tė ndėrhyni menjėherė sapo tė ndjeni qė gjėrat nuk po shkojnė ashtu siē duhet.

    Mos u ndjeni nė faj

    Tė fantazoni mė shumė se ē’duhet pėr t’u hakmarrė ndaj atyre qė ju kanė bėrė tė vuani nuk do tė thotė se jeni tė kėqij apo perversė, por qė keni ndryshuar shumė nga personi i cili keni qenė dikur; keni grumbulluar mllef pėr tė tjerėt dhe nuk jeni pėrpjekur aspak pėr ta nxjerrė jashtė inatin. Ėshtė mirė qė kėtė ta dini.

    Ndriēojini fantazitė tuaja


    Pėr ta kuptuar dhe pėr ta larguar nga mendja hakmarrjen mund t’ju vijė nė ndihmė psikoterapia. Ndonjėherė ata qė janė tė zemėruar, pėr shkak tė ndonjė situate tė mėrzitshme, kanė nevojė tė gjejnė dikė, ose diēka ku tė shfryhen. Nėse gjėrat shkojnė mirė sot, nuk do tė thotė se kanė qenė tė tilla edhe nė tė kaluarėn.

    Shkruani njė letėr

    Shndėrrojeni nė veprim hakmarrjen qė ndjeni (mos rrėmbeni shpatėn nė dorė, por bėni diēka domethėnėse). Kėshtu mund tė shkruani njė letėr qė i drejtohet personit nė fjalė dhe t’i shprehni nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme tė gjithė fantazinė tuaj hakmarrėse. Mos e quani ēėshtjen tė mbyllur deri sa tė ndjeni qė i keni thėnė tė gjitha. Pasi tė mbaroni, mos e dėrgoni letrėn nė adresėn e tij, por mbajeni nė sirtar dhe lexojeni sa herė tė ndiheni tė inatosur.

    Zgjidhini menjėherė konfliktet

    Te fėmijėt, hakmarrja ėshtė e menjėhershme, po ashtu edhe sqarimi. Te tė rriturit hakmarrja futet nė pėrmasėn e kohės, inati ruhet dhe gjėrat mund tė ndodhin pas shumė vitesh. Inatēinjtė ruajnė kohėn e duhur nė vendin e duhur. Kėshilla e vetme ėshtė: bėni si fėmijėt, gjeni kurajėn qė pasi tė ziheni, pajtohuni menjėherė dhe tė shijoni ēdo moment qė ju sjell jeta. /Shqip/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:16