BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sot Festa e Verės. Jo vetėm bollokume

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sot Festa e Verės. Jo vetėm bollokume

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/3/2008, 12:38

    Vetėm bollokume nė Elbasan? Jo! Sot, Dita eVerės festohet kudo nė tė gjithė Shqipėrinė dhe pse elbasanllinjtė kanė ekskluzivitetin e kėsaj feste, e cila vetėm para katėr vjetėsh ėshtė shpallur ditė feste kombėtare. Festa, sipas etnologėve, ėshtė njė festė pagane dhe i ka gjurmėt e saj tek arbėreshėt e italisė, tė cilėt festonin kėtė ditė, pasi sipas tyre toka nė kėtė ditė tė gjitha gjallesat zgjohen nga gjumi dhe fillojnė tė rigjenereohen dhe tė zhvillohen.

    Pėr vite me radhė kjo festė, shtėpinė e festimit e ka patur ne Elbasan, nga i cili na vijnė dhe bollokumet, simboli i kėsaj feste. E megjithatė as ballokumet nuk mjaftojnė mė pėr ta m,bajtur festėn brenda kufijve tė Elbasanit. Pėr ata tė cilėt nuk kanė vendosur ende tė shkojnė apo jo pėr tė festuar nė kėtė qyteti, mund tė festojnė shumė mirė dhe duke qėndruar nė kryeqytet.


    Kėtė vit, Bashkia e Tiranės, pėr tė katėrtin vit radhazi ka menduar tė organizojė njė festė e cila premton argėtim pėr tė gjitha grup moshat. Pėr fėmijėt ėshtė menduar tashmė; ata mund tė festojnė dhe tė gėzojnė kėtė festė duke qenė tė pranishėm pranė lulishtes sė Monumentit tė Skėnderbeut, ku do tė zhvillohet projekti "Tė lindur pėr tė lexuar". Ata qė nuk janė tė apasionuar pas kėsaj, sigurisht qė do tė kenė njė alternativė tjetėr, pėr kėtė ka menduar Cirku i Tiranės, i cili bashkė me kllounėt e tij, do tė dhurojė ēaste zbavitje pranė Parkut "Rinia".



    E sigurisht, nuk ka kuptim njė festė pa muzikė. Pėr kėtė arsye ėshtė menduar tė zhvillohen shumė koncerte me kėngėtarė tė njohur tė muzikės sė lehtė dhe alternative, DJ dhe balerinė modernė apo klasikė. E tė gjitha kėto evenimente do tė zhvillohen nė rrugėt dhe sheshet kryesore tė Tiranės, tė cila me siguri do jenė njė mjet i mirė argėtimipėr tė rinjtė.

    Por nė kėtė ditė nuk janė vetėm bimėt ato qė rigjenerohen dhe ēlirohen nga "prangat e dimrit". E ku ka mė mirė se sporti pėr tu ndjerė i rigjeneruar?!Bashkia ka menduar dhe pėr tė gjithė ata qė janė tė apasionuar pas ushtrimeve sportive. Sheshi "Skėnderbej" me shumė gjasa do ti ngjajė sot njė stadiumi tė hapur lojėrash sportive pėr tė gjitha moshat. Dhe jo vetėm kaq. Pėr tė parėn herė nė Shqipėri do tė mund tė perjetohen nga afėr emocionet e Moto Jump. Nė sheshin "Nėnė Tereza", tė modifikuar si njė arenė, kampionė tė botės nėkėtė sport, i pėrhapur nė kontinentin amerikan, por dhe nė tė gjithė Evropėn, do tė japin spektakėl tė vėrtetė adrenaline pėr publikun e gjerė.



    Gjithsesi kėta nuk janė tė huajt e vetėm qė i bashkohen festės shqiptare, nė orėn 18:00. Nga fillimi i Bulevardit "Dėshmorėt e Kombit", njė karvan emocionues artistėsh francezė do tė parakalojė i shoqėruar nga njė anije gjigande, pėr tė performuar me muzikė dhe audio-krijimin romantik tė hėnės. Njė pamje mbresėlėnėse? Sigurisht qė po. Tė shohim ėnse do tė jetė edhe njė sukses i padiskutueshėm! Nė kėtė mėnyrė, Tirana i shtohet listės sė gjatė tė kryeqyteteve ku performon grupi i artistėve tė Teatrit tė Rrugės me emrin "Malabar". Por magjia dhe terheqja e artistėve francezė nuk mbaron kėtu. Nė fund tė para kalimit tė tyre ata mbėrrijnė nė bulevardin "Nėnė Tereza" ku do tė instalojnė njė pishe gjigande tė mbushur me shkumė, qė profesionalisht quhet "Chinese Pool".

      Ora ėshtė 2/5/2024, 07:20