BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cfare permban cigarja?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cfare permban cigarja?

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/4/2012, 18:07

    Cfare permban cigarja? Images

    Nė laboratorin e analizave tė cigareve pėr tė zbuluar se ēfarė ka brenda atyre false. Doni tė dini se ēfarė ka brenda tyre? Ē’nuk janė gjetur: flokė, plastikė, gjak, feēe…

    Menyja ėshtė shumė e pasur: vezė insektesh, miza tė ngordhura, qime minjsh, grimca metalesh, plastikė, fije floku, feēe kafshėsh e njerėzish, copa tė mpiksura gjaku, si dhe allci e ngrirė. Ja ēfarė gjendet nėpėr cigaret e falsifikuara, qė prodhohen nė laboratorėt e paligjshėm tė Kinės, Ukrainės, Rusisė, Polonisė dhe shiten kontrabandė nė gjysmėn e botės. Tashmė dihet, duhani tė bėn keq, por nėse nikotinės, oksidit tė karbonit dhe katranit tė cigareve normale qė gjenden nė treg u shtojmė elementėt e listės sė mėsipėrme, e shkurtojmė nė maksimum jetėn tonė.

    Laboratori i analizave “British American Tobacco” (Bat) gjendet nė Southampton, nė jug tė Anglisė, dhe ėshtė bashkėpunėtori i kompanisė qė prodhon dhe tregton markat e famshme tė cigareve si “Lucky Strike”, “Pall Mall”, “Ms”, “Dunhill”. Nė njė ndėrtesė tjetėr gjendet “Anti illicit trade intelligence unit”, qė ėshtė njė udhėkryq mes njėsive hetimore dhe atyre shkencore. Skuadra drejtohet nga Ewan Duncan, njė skocez me fytyrė tė bardhė e tė rrumbullakėt, i cili tregon: “10 pėr qind e tregut tė cigareve ėshtė i paligjshėm dhe prej kėtyre njė e treta ėshtė e falsifikuar. A e dini qė nė Kinė njė fėmijė arrin tė shesė 500 pako nė ditė? Kontrabanda vazhdon tė rritet nė tė gjithė botėn dhe sa vjen e tėrheq mė shumė krimin e organizuar, sepse sjell fitime tė mėdha. Pėr fat tė keq, politika e shumė qeverive po rrit taksat dhe si pasojė rritet edhe ēmimi i duhanit. Kjo gjė lehtėson edhe pėrhapjen e kontrabandės. Me njė ēmim tė ulėt mund tė blihen cigare qė vetėm nga pamja e jashtme u ngjajnė atyre tė vėrtetave”.

    “Nga analizat e mostrave tė konfiskuara qė na vijnė nga e gjithė bota, vėrejmė se cilėsia e duhanit ėshtė jashtėzakonisht e ulėt. Pėrveē shpifėsirave qė ju tregova mė parė nė mikroskop, duhet theksuar se kėto cigare janė shumė herė mė toksike. Nė cigaret e gjetura nė Britaninė e Madhe ka 160% mė shumė katran, 133% mė shumė oksid karboni, 80% mė shumė nikotinė dhe 300% mė shumė arsenik”, thotė Aideen Daly, eksperte ligjore e kėtij sektori.

    Njėsoj sikur tė jenė policė, nėpunėsit e “Ait intelligence unit della Bat” takohen me kolegėt e markave tė tjera tė cigareve (“Philip Morris”, “Japan Tobacco International”, “Imperial”) dy herė nė vit dhe sė bashku pėrpiqen nė gjejnė linjat e pėrbashkėta nė luftėn kundėr falsifikimit dhe kontrabandės sė cigareve. Ka laboratorė shumė artizanalė, siē janė ata kinezė, qė prodhojnė tonelata cigare paketimi i tė cilave ėshtė i pėrafėrt me origjinalin, gjė qė pėr ekspertėt e bėn mė tė lehtė njohjen. Nė disa nga kėta laboratorė, nuk pėrdoren makineri pėr t’i paketuar cigaret, por vetėm fėmijė duart e tė cilėve nuk mbajnė mė shumė se 20 cigare. Pra gjithēka bėhet me dorė, duke shmangur ēdo masė higjiene. Megjithatė, ka edhe laboratorė tė tjerė ku tė njėjtėt ekspertė tė antifalsifikimit lodhen shumė pėr tė dalluar paketėn e falsifikuar nga ajo origjinale.

    “Tregu i paligjshėm ėshtė i lirė nga ēdo lloj rregulli. Njė nga pasojat jo tė menjėhershme, por qė mbetet shqetėsuese, ėshtė pirja e duhanit nga fėmijėt. Pėr shkak tė mungesės totale tė kontrollit tė shitjes dhe ēmimit tė ulėt qė mbizotėron nė tregjet zyrtare, kontrabanda mund tė jetė njė nxitje pėr tė vegjlit qė tė pinė duhan”, thekson Duncan.

    Ēdo vit qeveritė europiane humbasin rreth 10 miliardė euro pėr shkak tė kontrabandės dhe falsifikimit tė cigareve. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka llogaritur se nė vitin 2020 cigaret kontrabandė do t’i kalojnė ato tė shitjeve tė ligjshme. Edhe agjencia amerikane pėr alkoolin, duhanin dhe armėt e zjarrit ka denoncuar lidhjet e ndryshme mes organizatave kriminale tė kontrabandės dhe terrorizmit ndėrkombėtar. Duncan tregon disa fotografi qė dokumentohen fshehjet e cigareve kontrabandė: njė ngarkesė me detergjente tė rreme, njė cisternė e rreme nė naftė... Ēdo ngarkesė ėshtė njė biznes (vetėm njė kontejner sjell njė fitim neto prej 1 milion e 100 mijė euro) dhe vetėm 3 pėr qind e trafikut tė paligjshėm zbulohet nga policia e Europės.

    Ky ėshtė njė biznes i madh qė vetėm sipėrfaqėsisht konsiderohet mė pak i dėmshėm se trafiku i drogės, i armėve dhe i qenieve njerėzore; vetėm se kėtu gjithēka pėrfundon nė tym si qimet e minjve ashtu edhe insektet e ngordhura. (Gazeta Shqip)

      Ora ėshtė 10/5/2024, 15:16