BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqiponja me celular

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14032008

    Buzqeshje Shqiponja me celular

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Operatori i trete i telefonise mobile ne Shqiperi me ne fund dje leshoi sinjalin ne Tirane.
    Eagle Mobile premton ulje tarifash


    Operatori mė i ri i telefonisė celulare GSM nė Shqipėri, “Eagle Mobile”, qė nga dita e djeshme ka nisur shėrbimet pėr klientėt me prefiksin 067. Ali Taskin, drejtor i Pėrgjithshėm i “Eagle Mobile” ėshtė shprehur pėr mediat, se kompania ka pėrdorur njė teknologji tė nivelit tė lartė dhe lehtėsisht tė zgjerueshme. Kėshtu, pas njė pune tremujore pėr ngritjen e infrastrukturės, “Eagle Mobile” ka mbuluar me sinjal qytetet e Tiranės, Durrėsit dhe Aeroportin Ndėrkombėtar “Nėnė Tereza”. Ndėrsa nė fillim tė verės do tė mbulojė gjithė Shqipėrinė, duke i sjellė shėrbime popullit shqiptar me tarifa tėrheqėse, tė pėrshtatshme dhe tė kėnaqshme. I krijuar nėn partneritetin e “Ēalik Holding”, “Türk Telekom” dhe Shtetit Shqiptar, “Eagle Mobile” synon tė zgjerojė aktivitetin e vet, duke u ofruar punė mė shumė se 1000 personave mundėsi punėsimi. Sipas drejtuesve tė kėsaj kompanie, pas mbulimit tė thuajse gjysmės sė popullsisė sė Shqipėrisė nė njė kohė tė shkurtėr dymujore me mbėshtetjen e kompanive botėrore lidere nė fushėn e infrastrukturės sė telekomunikacionit, “Eagle Mobile” qė nga 13 marsi deri nė fillim tė verės do tė ngrejė nė nivelin mė tė lartė cilėsinė e shėrbimeve, duke u garantuar mbulim gjithė pjesėtarėve tė kėsaj shoqėrie. Ajo qė pritet nga tė gjithė, ėshtė qė hyrja e njė kompanie tė tretė celulare nė vend tė shoqėrohet me njė nxitje tė konkurrencės, qė do tė sjellė njė ulje ēmimesh pėr tė gjithė abonentėt.

    @ Korrieri
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 06:09