BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rovena Stefa, Kėngėtarja e Prishtinės dhe e Tiranės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rovena Stefa, Kėngėtarja e Prishtinės dhe e Tiranės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/4/2012, 11:03

    Rovena Stefa, Kėngėtarja e Prishtinės dhe e Tiranės! 0000032

    Nuk preferon ta shikojė veten, por mė shumė ta dėgjojė nė radio. Kėngėtarja mė e klikuar shqiptare Rovena Stefa ka dy vjet qė njė pjesė tė madhe tė kohės e jeton nė Prishtinė, ndėrsa pėr ne e ka rrėfyer rehatinė e saj nė muzikėn popullore, madje ajo ėshtė shumė e lumtur dhe krenohet pėr kėtė.

    Artistja e ftuar nė “Top Vip” nė Top Kosova Radio ka treguar se sė shpejti do tė vijė mė njė video nė 3D, shumė interesante dhe mė vonė do tė vijė me njė duet me njė vajzė tė vogėl, e cila ėshtė mbesa e familjes Jashari.

    Ajo ka treguar edhe pėr disa kritika qė i kanė ardhur “anonime” pėr fotot e nxehta, por kėngėtarja na tha se kėto foto duhet tė shikohen nė plan mė tė gjerė. Po ku ndihet dhe pritet mė mirė kėngėtarja Stefa, nė Prishtinė, apo Tiranė? Ne kėshtu e quajtėm intervistėn ‘Mix-Max”, “Nė Prishtinė, apo nė Tiranė”!

    Pėr tė jetuar mė mirė nė Tiranė, apo nė Prishtinė”
    Rovena Stefa: Me hop-hope nė Prishtinė, edhe nė Tiranė. Nė disa raste nė Prishtinė, e disa raste atje, por do tė them nė tė dyja.


    Djemtė e pashėm mė shumė nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Do tė them nė Prishtinė, por nėse do tė flasim pėr tė tjera qytete, se nėse do tė thoshin nė Prizren, apo nė Shkodėr, do tė thosha pėr qytetin e dytė. Por, them nė Prishtinė, pasi nė Tiranė ka mė shumė femra tė bukura.

    Thashetheme bėhen mė shumė nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Nuk besoj se ka ndonjė ndryshim, thashetheme ka kudo, edhe atje dhe kėtu, siē ndodh edhe nė mbarė botėn.

    Jeta e natės mė interesante nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Kėtu nė Prishtinė jeta ėshtė interesante, por ndoshta dikush tjetėr thotė nė Tiranė, por unė e kam bėrė jetėn e natės nė Tiranė.

    Para mė tepėr nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Nė Durrės gjatė verės.

    Mė tepėr merr gjoba nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Jam shumė e kujdesshme, nuk marrė hiq gjoba.

    E duan mė tepėr Rovenėn nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Po tė bėjmė ndonjė sondazh, besoj se Tirana ka popullsi mė tė madhe, kėshtu qė tė themi nė Tiranė.

    Ushqimet tė shijojnė mė tepėr nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Ka restorante shumė tė mira nė Tiranė, ka edhe nė Prishtinė, nė tė dyja mė shijojnė ushqimet.

    Kolegėt tė shohin rivale mė shumė nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Pėr kėtė duhet t’i pyesėsh ata, nuk e di.

    Dasma e Rovenės do tė bėhet nė Tiranė, apo nė Prishtinė?
    Rovena Stefa: Hahha (qesh). Nė kufirin Qafė-Morinė-Kukės-Prizren. Nuk e di, varet, dasma tri orė ėshtė larg, mund tė bėhet nė Prishtinė, edhe nė Tiranė, i kėnaqim tė gjithė tė ftuarit, pse jo.

    /Intervistoi MAKSIM GJOKAJ/Kosova Sot/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:25