BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kieda Budini: “Presioni mediatik detyron kėngėtaret drejt plastikės”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kieda Budini: “Presioni mediatik detyron kėngėtaret drejt plastikės”

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/5/2012, 09:31

    Kieda Budini: “Presioni mediatik detyron kėngėtaret drejt plastikės” 0000057

    Kėngėtarja e re Kieda Budini, konkurrente nė edicionin e sivjetshėm tė Top Fest, rrėfen sekretet e errėta tė show biz-it. Sesi media dhe presioni social bie mė shumė te tė ashtuquajturit pjesė e pėrzgjedhur e shoqėrisė siē janė protagonistėt e show biz-it.

    Kieda kur ke filluar tė kėndosh?

    Kam nisur tė kėndoj qė nė moshėn 3- vjeēare nė festivalet e fėmijėve. Mė pas vazhdova shkollėn e muzikės pėr flaut, por e ndjeva qė nuk isha e lidhur me kėtė instrument, ndaj studimet e larta i vazhdoj pėr kanto. Me gjithė daljet e mia mė tė rralla muzika ka qenė njė pjesė e pandarė e imja.

    Nė njė kohė kur tregu muzikor ėshtė tejmbushur me kėngėtarė tė rinj nuk tė frikėson fakti qė tė kėnduarit ėshtė bėrė njė profesion sezonal?

    Kjo ėshtė e vėrtetė. Por, ta zgjedhėsh kėngėn si profesion do tė thotė tė marrėsh mbi supe njė pėrgjegjėsi tė madhe. Veē talentit dhe dėshirės duhet edhe punė. Sepse muzika nuk ėshtė shaka, pėr kėtė arsye duhet marrė seriozisht, gjė tė cilėn unė e bėj.

    Ēfarė tė shtyu tė futeshe nė tregun muzikor?

    Mendoj se i plotėsoj tė gjitha kushtet pėr tė konkurruar me kėngėtarėt e tjerė, veē pasionit pėr muzikė, unė kam njė jetė qė studioj dhe investoj te muzika. Pėr kėtė arsye nuk jam rastėsisht kėtu ku jam.

    Ke frikė se nuk do tė lėsh gjurmė?

    Unė do tė jap maksimumin. Ndodh qė artiste e madhe nuk bėhesh sepse je vėrtet e talentuar, ndonjėherė thjesht duhet tė jesh nė vendin e duhur, nė momentin e duhur e sidomos tė njohėsh njerėzit e duhur.

    Nė moshėn tėnde pjesa mė e madhe e kėngėtareve tė reja kėrkojnė vetėm famėn. Po ti e ke kėtė qėllim. Qėllimi im ėshtė tė bėhem dikush nė jetė.

    Kėngėtaret e reja nė botė menaxhohen nga njerėz profesionistė tė cilėt studiojnė
    me vėmendje tė gjitha hapat. Po pėr karrierėn tuaj kush kujdeset?


    Pėr fat tė mirė unė kam vėllain qė merret me produksionet e mia. Njėkohėsisht ai kujdeset edhe pėr mėnyrėn sesi duhet tė ekspozohem nė skenė dhe te publiku.

    Shpesh kėngėtaret e reja pėr tu bėrė tė famshme e pėr tė prodhuar sukses tė shpejtė, me dashje bėhen pre e skandaleve. Ti do ta bėje kėtė kompromis?

    Ndonjėherė bėhesh viktimė e skandaleve pa dashje. Me dėshirėn time s’do ta bėja kurrė njė skandal pėr tė bėrė njė skup mediatik.

    Ēfarė kompromisi do tė bėje pėr tė pasur njė karrierė tė suksesshme?

    Do tė bėja kompromis edhe me dėshtimet. Do t’i pranoja por nuk do tė hiqja dorė kurrė nga objektivat qė i kam vėnė vetes.

    Nė Top Fest ke ardhur me njė baladė, ndėrkaq ke publikuar edhe njė kėngė ritmike si 007. Cilėn rrymė preferon mė shumė?

    Po ėshtė njė produksion i Stine. E gjej veten mė shumė te baladat por kjo nuk do tė thotė qė do heq dorė nga rrymat e tjera muzikore.

    Kėtė vit nė Top Fest konkurrojnė emra tė njohur dhe mė sė shumti me balada si edhe ju. Cilėn konsideroni si konkurrente tė fortė?

    Kėtė vit ka shumė konkurrencė tė fortė, ndaj ėshtė e vėshtirė tė pėrzgjedh disa emra.

    Cilat janė pritshmėritė e tua kėtė Top Fest?

    Dua tė hyj nė finale. Kjo gjė do tė mė gėzonte pa masė.

    Gjatė historikut tė Top Festit kur mendoni se kėnga e fituar e ka merituar ēmimin e parė?

    E vetmja herė kur kėnga e ka merituar ēmimin e parė ka qenė nė edicionin e dytė tė Top Fest, tė cilin e fitoi Alban Skėnderaj. Nuk mund tė them qė herėt e tjera kėngėt fituese nuk e kanė merituar ēmimin, por kėnga e Albanit ėshtė mė shumė nė shijet e mia.

    Mes kėngėtareve tė reja ėshtė bėrė e modės ndryshimi i pamjes nėpėrmjet kirurgjisė plastike, pėrse ndodh kjo gjė?

    Skena dhe bota e show biz-it ushtron njė presion tė madh mbi personazhet publikė. Njerėzit e thjeshtė kanė dėshirė t’i shohin tė pėrsosur idhujt e tyre nė muzikė, kinematografi, etj. Po ti vini re edhe media ėshtė shumė e egėr me personazhe pėrsa u takon pamjes sė jashtme. Kritikat qė lėshojnė mbi pamjen e jashtme tė kėngėtareve i kanė detyruar shumė prej tyre tė bėjnė operacione plastike. E pastaj kur kėngėtaret bien pre e kėtij presioni, i gjykojnė pėrse kanė bėrė ndėrhyrje. Askush nė kėtė botė nuk ėshtė perfekt, as personazhet publikė, as gazetarėt dhe as njerėzit e thjeshtė.

    Ju e ndjeni kėtė lloj presioni?

    (qesh) Deri tani nuk jam infektuar nga dėshira pėr tė bėrė ndėrhyrje plastike, por nuk i dihet. Ndoshta mė vonė…Thashė askush nuk ėshtė perfekt por nė vitet qė jetojmė mund tė zbukurohemi si tė duam.

    Cili ėshtė leksioni mė i vlefshėm qė tė ka dhėnė profesioni i kėngėtares deri mė sot?

    Muzika mė ka dhėnė mė shumė besim te vetja. Mendoj qė po piqem gjithnjė e mė tepėr jo vetėm personalisht, por edhe profesionalisht.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 11:23