BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ornela Bregu: Do kthehem nė televizion me njė show gjigand!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ornela Bregu: Do kthehem nė televizion me njė show gjigand!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/5/2012, 20:06

    Ornela Bregu: Do kthehem nė televizion me njė show gjigand! Ornela_bregu2

    Nė ambientet e “Vizion Plus” tashmė tė gjithė i thonė me pėrkėdheli “mamasita”. Deri tani ka provuar tė prezantojė dhe tė kėndojė, por tė kėrcejė ėshtė hera e parė. I rikthehet ekranit pas shumė vitesh, si pėr tė dhėnė njė sinjal qė nė sezonin e ri televiziv kėtė vjeshtė, Ornela Bregu, njė VIP nė garėn e “Dancing with the stars”, do tė shfaqet e kompletuar si njė personazh televiziv “paketė”, qė di tė kėrcejė nė show-n televiziv qė ka planifikuar. Kjo ėshtė po ashtu hera e saj e parė ku provon veten nė garė, duke vendosur dhe ambicien nė provė. Ornela tregon pėr bashkėshortin qė e ka “pro” gjithmonė pasioneve tė saj pėr televizionin, marrėdhėnia me motrėn ministre, Majlinda Bregu, dhe si e sheh veten nė kėtė sfidė kėrcimi.

    Ornela pas kaq kohėsh rishfaqesh nė ekran nė njė garė kėrcimi si “DWS”. Tė gjithė do tė donin tė dinin pėr kėto vite larg kamerave…

    Nė fakt, pėr hir tė sė vėrtetės s’ka qenė shumė e dukshme prania ime nė ekran. Pasi vizualisht kam munguar, por kam qenė e pranishme nė mediat e shkruara apo kopertina revistash dhe nė organizime aktivitetesh private tė miat. E vėrtetė ėshtė qė kjo dalje e imja ėshtė komentuar si rikthim pas kaq kohėsh, pėr faktin se po shfaqem nė ekran me diēka qė s’kam provuar mė parė, pra tė dal tė kėrcej dhe pėr mė tepėr tė konkurroj pėr kėtė disiplinė. Kjo ishte njė risi pėr mua, pasi nė shumė vite televizion unė jam mėsuar tė konkurroj me kėngė, dhe tė prezantoj spektakle apo festivale me dy-tre prezantues tė tjerė. Tė jem nė konkurrim pėr mua ėshtė njė eksperiencė e re, dhe qė besoj se ia kemi dalė, pėrderisa bashkė me partnerin tim Dion e kemi kaluar javėn e gjashtė.

    Ke hyrė pėr tė fituar?

    Jo, unė s’kam hyrė pėr trofe. Por meqė m’u dha rasti, thashė vėrtet tė mėsoj disa kėrcime tė bukura qė ia vlen t’i zotėrosh me koreografi, dhe deri tani kam mėsuar gjashtė disiplina. Kjo ka qenė dhe arsyeja qė ne presim njė bonsens nga juria. Ata duhet tė mėsojnė kėtė pjesė, qė ne s’jemi tė gjithė aty pėr trofeun se ai njė ėshtė. Por ne garojmė pėr t’u argėtuar dhe pėr tė bėrė sė bashku njė shoė tė bukur.

    Ka rėnė nė sy prania e bashkėshortit tuaj nė sallė. Kaq pranė tė qėndron nė iniciativat artistike?

    Shumė afėr. E ēuditshme, por nė fakt im shoq ka qenė gjithmonė pro aktiviteteve qė kam bėrė. Asnjėherė s’ka qenė kundėrshtar apo pak “patriarkal” nė thonjėza me idenė qė kjo s’ėshtė pėr ty, apo qė tė diskutojė veshjet. Nė kėtė pikė ne jemi marrė vesh, ose nė fund tė fund tė fundit ashtu mė ka njohur, qė kur unė punoja nė Telebingo. Madje, nė shtėpi kėto ditė ne bėjmė dhe prova bashkė, ku ai hiqet si partneri im, ku hyjnė dhe nė lojė fėmijėt, vajza 12 vjeē dhe djali 4 vjeē. Mendoj se kjo ėshtė e bukura e pjesėmarrjes pėr mua si Ornelė. Sepse aty janė tė gjitha vajza tė reja, qė maksimumi mund tė jenė tė dashuruara, ndėrsa mua kėto ditė mė kanė vėnė emrin e artit “mamasita”, ndėrsa shfaqem me statusin e nėnės.

    Do ishte ky njė moment i mirė pėr t’u rikthyer nė televizion me njė projekt tėndin?

    Si fillim do bėj pak pushim. Kam dėshirė qė nė fillim tė sezonit tė vjeshtės tė bėj njė spektakėl tė bukur. Nė dėshirė mbetet njė shoė televiziv i madh, qė vėrtet t’ia vlejė. Tė shpresojmė tė bėjmė diēka tė mirė. Kam pėrshtypjen se njė lloj statusi televiziv tashmė e kam krijuar. Ēdo gjė tek unė ėshtė parė me cakun e asaj qė duhet tė bėj, po absolutisht tė kthehem si 20 vjeē, sepse vitet e mia kanė qenė tė frytshme, absolutisht nuk i quaj tė kaluara pa dashje. Pėrballem shpesh me pyetje tė njerėzve qė u kam mbetur nė kujtesė nga punėt e mia nė televizion, qė mė japin kurajė pėr tė bėrė diēka tjetėr nė tė ardhmen.

    Je artiste dhe motra e njė politikaneje si Majlinda Bregu. Ju kanė larguar rrugėt profesionet? E ke fanse nė kėtė garė?

    Ju thoni qė jam motra e Majlindės, por ne kemi dhe njė motėr tjetėr, Rovenėn. Majlindėn e kam fanse, e kam publik, e kam votuese shumė tė mirė, stiliste dhe sigurisht, e kam dhe kėshilltare. Telefonatat e mėngjesit janė pėr DĖS, ēfarė angazhimi kam dhe si do vishem. Nė momentet kur ajo ėshtė paksa e lirė, pra qė nuk mund tė jetė nė Parlament, mund tė flasim. Kėtė komunikim kemi pasur gjithmonė, sado qė na largon puna, sidomos Majlinda e cila ėshtė shumė mė e zėnė se unė. Por momentet e takimit i kemi tė vrullshme. Ndėrsa fėmijėt takohen me njėri-tjetrin, ne rendim t’i themi tė gjitha ēfarė kemi pėr tė thėnė.

    Njė vajzė spektakli, nė vetvete sa serioze ėshtė pėr tė mbajtur njė martesė?

    Kush mė njeh, e di qė unė e kam dhe kėtė anė tė medaljes dhe atė tjetrėn tė seriozitetit. Sigurisht qė njė tjetėr komunikim ėshtė nė shtėpi, tjetėr me vajzėn apo djalin dhe tjetėr xhentilesė me bashkėshortin. Por nė martesėn tonė im shoq ėshtė vėrtet afėr, pasi edhe gatuan apo ma vendos para ushqimin, nėse s’kam kohė tė shtroj tavolinėn.

    Ėshtė thėnė dikur njė shprehje qė pėrmendet rrallė: Ēfarė ėshtė gjėja mė e vėshtirė, po mė e thjeshtė?

    Nė tė dyja kontekstet, me gjuhėn e popullit ėshtė tėrhiq dhe lėsho, gjė qė duhet ta bėsh si me bashkėshortin, fėmijėt, kolegėt. Gjithmonė kur del jashtė shtėpisė, do kesh njė pėrqafim apo njė kompliment, por gjithmonė varet se sa je nė gjendje t’i tėrheqėsh vetes veshin. Njė kompliment tė thėrret diku gjithmonė, po aq ėshtė i mjaftueshėm pėr njė person si unė qė tashmė i ka disa plane tė realizuara nė jetė. /Panorama/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 13:20