BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Femrat dhe sėmundja e zemrės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Femrat dhe sėmundja e zemrės

    Mesazh nga Vizitor 24/6/2009, 08:15

    Femrat dhe sėmundja e zemrės

    Tė jeshė mashkull do tė thotė tė jeshė mė i rrezikuar nga sėmundja e zemrės dhe nuk ėshtė ēudi se femrat janė tė brengosura pėr zemrat e meshkujve. Po, a duhet femrat tė brengosen pėr zemrat e tyre? A janė ato nė rrezik nga sėmundja e zemrės? Sėmundja iskemike e zemrės (apo sėmundja koronare – emri rjedh nga arteriet koronare qė dėrgojnė gjakun nė muskulin e zemrės pėr ta ushqyer) ėshtė vrasėsi numėr njė i femrave! Nė SHBA afro 500.000 femra vdesin ēdo vit nga format e ndryshme tė sėmundjeve tė zemrės, e qė ėshtė dy herė mė tepėr se nga tė gjitha tumorėt malinj sė bashku. Nga kanceri i gjirit po nė kėtė shtet vdesin 42.800 femra nė vit, dhjetė herė mė pak se nga sėmundjet e zemrės! Besimi se sėmundja iskemike e zemres ėshtė e rezervuar pėr meshkuj ėshtė i gabueshėm, por, edhe i rrezikshėm, sepse zvogėlon kujdesin e femrės pėr zemrėn e saj, zvogėlon interesin dhe luftėn kundėr faktorėve tė rrezikut nga kjo sėmundje. Femra shpeshė injoron simptomet dhe i interpreton si pasojė e ndonjė sėmundje tjetėr. Nė anėn tjetėr statistika tregon se femrat nė atakun e parė (infarkt i zemres) dy herė mė shpeshė vdesin se meshkujt! Shėrimi i sėmundjes koronare ėshtė mė pak i suksesshėm te femrat. Baj pasit (by pass) 4 herė mė shpeshė i nėnshtrohen meshkujt se femrat, por edhe rezultatet e kėsaj metode si dhe i angjioplastikės (zgjerimi i arterieve tė ngushtuara koronare me balon) janė mė tė dobėta. Ndoshta ėshtė shpjegim mė i thjeshtė se kėto metoda te femrat zbatohen nė moshėn mė tė shtyer, atėherė kur janė tė shpeshta sėmundjet tjera qė e keqėsojnė prognozėn (sėmundjet e veshkave, infeksionet, sėmundja e sheqerit). Por, studimet dėshmojnė se edhe nėse krahasohen dy grupe, meshkujt e femrat tė moshės sė njėjtė, dhe pėrdoret medoda e njėjtė shėrimi vdekshmėria te femrat ėshtė mė e madhe.
    Pse femrat nuk e marrin seriozisht kėtė sėmundje vdekjepėruese!? Shkaku i parė ėshtė se ato nuk atakohen aq herėt. Zakonisht, sėmundja koronare te femrat paraqitet 10 vjet mė vonė se te meshkujt, por pas moshės 65 vjeēare rreziku nga kjo sėmundje ėshtė pothuajse i njėjtė nė dy gjinitė. Shkak tjetėr qė modifikon kuptimin e rrezikut nga sėmundja koronare te femrat ėshtė fakti se studimet e mėdha e kanė marrė si subjekt mashkullin. Sot tentohet qė dizajnimi (planifikimi) i studimeve tė pėrfshin nė tė njėjtėn masė femrat si edhe meshkujt. Sidoqoftė, informatat e sotit janė tė mjaftueshme qė femra sė bashku me mjekun e saj ordinues tė llogaritė rrezikun individual tė sėmundjes koronare, tė evidenton faktorėt e rrezikut (pirjen e duhanit, sėmundjen e sheqerit, shtypjen e lartė tė gjakut, majmėrin, nivelin e lartė tė kolesterolit nė gjak, mungesėn e aktivitetit fizik, stresin) dhe tė fillon luftėn kundėr tyre. Estrogjeni (hormon i gjinisė femėrore) mund tė ketė efekt mbrojtės te femrat gjatė periudhės reproduktive. Ai e rritė nivelin e HDL-kolesterolit nė gjak (kolesterolit “tė mirė“) dhe e zvogėlon nivelin e LDL-kolesterolit (kolestreolit “tė keq”), por pas menopauzės ky efekt humbė. Ėshtė vėrejtė se marrja e “pilulave kontraceptive” pėrcillet me rritjen e rasteve tė infarktit tė miokardit pėr 3-4 herė. Pos kėsaj te kėto femra tė shpeshta janė trombozat e venave tė kėmbėve si dhe tromboembolia mushkėrore. Rreziku shumfishohet nėse femra qė merrė kontraceptiv e pinė duhanin – pilula dhe duhani kurrsesi nuk “shkojnė” sė bashku! Vlenė tė pėrmenden edhe disa karakteristika tė sėmundjes koronare te femrat. Kolesteroli I rritur nė gjak ėshtė faktor rreziku sikurse edhe te meshkujt, por nuk ėshtė aq i fuqishėm. Arsyeja ėshtė se te femrat ėshtė i rritur HDL-kolesteroli i cili e mbron femrėn nga sėmundja koronare. Nga ana tjetėr, diabeti e rritė rrezikun nga sėmundja koronare pėr 7-10 herė te femrat. Nėse te kėto femra zhvillohet infarkti i miokardit, komplikimet janė mė tė shpeshta dhe prognoza ėshtė mė e keqe. Te meshkujt diabeti nuk ėshtė kaq faktor prognostik “i fuqishėm“. Nga kjo qė u tha mund tė konkludohet se sėmundja koronare nuk ėshtė sėmundje meshkujsh. Ajo atakon edhe femrat, diē nė moshė mė tė shtyer se meshkujt, por manifestimet e saja atėherė janė mė tė rėnda. Femrat, pra, duhet ta ruajnė zemrėn e tyre! Jo nga meshkujt, sepse kjo ėshtė e pamundur, por nga sėmundja iskemike e zemrės - kjo ėshtė e mundur.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:08