BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Adoleshenca dhe ndrojtja!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Adoleshenca dhe ndrojtja!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/5/2012, 14:51

    Adoleshenca dhe ndrojtja! Images

    Eshtė e vėshtirė pėr tė hyrė nė adoleshencė dhe tė mos ndjehesh i ndrojtur nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ka shumė situata tė reja me tė cilat adoleshentėt pėrballen dhe gjatė tė cilave ndjehen diskomfort. Pėr shembull, gjatė fillimit tė adoleshencės, efektet e pubertetit mund tė krijojnė njė dobėsi tek adoleshentėt, pasi shpesh ata ngacmohen pėr pamjen fizike, gjė qė mund tė ndikojė mėnyrėn se si ata bashkėveprojnė me moshatarėt e tyre ose thjesht duke krahasuar veten si tė “papėrshtatshėm” nė lidhje me tė tjerėt. Shpesh, ndryshimet trupore qė shoqėrojnė periudhėn e adoleshencės mund tė ndikojnė vlerėsimin dhe imazhin pėr pamjen e tyre fizike. Ndrojtja shpesh lind nga vetėvlerėsimi i ulėt pėr veten dhe imazhin qė pėrfaqėsojnė.


    Pėrveē kėsaj, shumė adoleshentė priren tė jenė mė tė ndrojtur me tė rriturit nė krahasim me ndrojtjen qė kishin si fėmijė sepse rritja e tyre sjellė tashmė standarde operative pėr tė vepruar nė mėnyrė mė tė pjekur. Tani ėshtė e lehtė tė ”struken” larg nga tė rriturit sepse ndjehen tė frenuar nė shoqėrinė e tyre. Megjithatė, kjo rehati me tė rriturit ndonjėherė mund tė krijojė njė tjetėr burim ndrojtjeje, tė ndjerit jashtė hapave me shokėt e tyre tė moshės. “Unė jam i aftė tė jem mė mirė me tė rriturit se sa me njerėzit e moshės sime. Shokėt e tjerė nuk arrijnė tė marrin kuptimin e humorit ashtu siē tė rriturit e bėjnė”.


    Edhe adoleshentėt nė fazėn e fundit tė kėsaj periudhe nuk janė tė imunizuar ndaj ndrojtjes. Pėr shembull, tė qėnurit pjesė e njė kolegji duke mos njohur asnjeri, shpesh krijon vėshtirėsi nė faktin se kush do tė shkojė nė mbrėmjet apo aktivitetet qė shkolla organizon. A janė ata tė gatshėm ata pėr tė takuar njerėz tė rinj? Shumė nga adoleshentėt e kapėrcejnė ndrojtjen e tyre sociale me alkool, kėshtu qė ata fillojnė tė ndihen komfort me situatėn nė tė cilėn ndodhen. Tė pirėt mjaftueshėm u mundėson atyre qė tė bėhen mjaft tė lirshėm nė marrėdhėnie me tė tjerėt dhe tė shoqėrueshėm pėr t’i mbijetuar mbrėmjes me shpresėn se nuk do ketė incidente tė dėmshme.
    Gjatė periudhės sė adoleshencės ndrojtja ėshtė kudo. Ndrojtja ėshtė pjesė e temperamentit, e ndėrtuar nė natyrėn psikologjike qė duket se kombinon disa karakteristika : Njė mungesė tė vetėbesimit, aftėsi tė kufizuara biseduese dhe ankth social. Tė gjitha kėto rezultojnė nė shmangie tė ndėrveprimeve sociale qė tė rinjtė normalisht mund tė duan tė kenė. Ndrojtja mund tė bėhet armiku mė i keq i tyre kur ndjenjat e ndrojtjes bėjnė qė ata tė veprojnė tė trembur e me mosbesim te vetja e tyre.


    Veprime tė tilla si mbajtja e tė tjerėve nė distancė duke qėndruar tė heshtur, duke mos pėrshėndetur njerėzit, murmuritje kur flitet pėr ta, shmangia e kontaktit me sy e zgjedhja pėr t’u ulur vetėm, tė gjitha kėto ndalojnė adoleshentėt nga pjesėmarrja nė ndėrveprime sociale tė cilat i kanė frikė dhe mundohen t’i shmangin.


    Tė tjerėt shpesh e interpretojnė njė sjellje tė tillė si anti-sociale. Njė adoleshente pėrshkruan me habi se ēfarė menduan grupi i shoqeve dhe shokėve tė saj. “Nė shkollėn e mesme ata mendonin se unė isha njė snob, mund ta besoni kėtė gjė? Ata menduan se unė nuk flisja me ta sepse ndjehesha shumė herė mė mirė se ata”. Tė sjellurit me ndrojtje mund tė interpretohet si njė mosinteresim, superioritet apo edhe temperament anti-social.


    Njė temperament i ndrojtur mund tė jetė i kushtueshėm kur ai kthehet nė njė armik tė rritjes sociale. Duke vepruar vazhdimisht me ndrojtje nė adoleshencė, mund tė kufizojė funksionimin social nė moshėn e rritur.


    Pra, nėse prindėrit e shohin se fėmija e tyre adoleshent ėshtė jashtėzakonisht i frenuar, i tėrhequr e i izoluar, ēfarė mund tė bėjnė ata? Njė pėrgjegjėsi prindėrore ėshtė qė tė mendojnė pėrpara pėr adoleshentin i cili ėshtė mė i preokupuar me atė qė po ndodh tani. Pra ata mund tė thonė : “Ne e dimė qė tė jeni tė shoqėrueshėm mund tė jetė e pakėndshme pėr ju, por duke bėrė njė pėrpjekje pėr ta bėrė kėtė ėshtė me vlerė pėr veten tuaj. Duke ditur se si tė pėrshtateni me njerėzit, se si tė bashkėveproni, si tė komunikoni me ta dhe se si tė bisedoni nė grupe tė mėdha njerėzish ju do tė mėsoni aftėsi qė do t’ju duhen nė vitet qė vijnė”.


    Pėr tė inkurajuar kėtė rritje, prindėrit duhet tė respektojnė frikėrat e zakonshme qė shpesh kontribuojnė nė drojė apo turp. E para ėshtė frika pėr tė qenė tė njohur. “Nuk mė pėlqen tė tėrheq vėmendjen e tė tjerėve. Unė dua vetėm tė vėzhgoj atė se ēfarė po ndodh”. Frika pėr tė qenė nė siklet. “Unė nuk dua tė bėj apo tė them diēka qė njerėzit e tjerė tė mė konsiderojnė budalla. Jo nė ēdo vend do tė marrė pjesė”. Ekziston frika pėr tė qėnė tė refuzuar. “Unė nuk dua qė njerėzit tė mė injorojnė apo tė mė largohen”. Ka frikė se mos tė tjerėt nuk e dėgjojnė. “Unė nuk dua qė tė filloj tė flas dhe tė tjerėt tė mė ndėrpresin. Unė nuk dua tė them vetėm asgjė”. Shėrimi nga droja zakonisht kėrkon tejkalimin e frikės. Prindėrit duhet ta kenė tė qartė se nė disa pika nė jetėn e tyre shumica e njerėzve pėrjetojnė drojė. Nė fakt, ata mund tė kujtojnė atė qė vetė kanė pėrjetuar nė kohėn kur janė ndjerė tė ndrojtur, se si ata mendonin dhe se si ata kanė mbledhur forcat pėr tė kapėrcyer frikėn e tyre.


    Njė dallim i rėndėsishėm pėr tė ndihmuar njė adoleshent tė trembur ėshtė ta mėsosh tė pėrdorė frikėn si njė informator dhe si njė kėshilltar. Si informator, frika na tregon ne kur ndjehemi tė rrezikuar dhe sigurisht qė kjo na shėrben, por si njė kėshilltar, frika mund tė na tregojė qė duhet tė fshihemi, t’ja mbathim ose tė shmangemi tė cilat mund tė na bėjnė akoma mė shumė tė frikėsuar. Megjithatė, edhe pse mund tė ndjehemi tė frikėsuar, ne duhet tė zgjedhim rrugėn pėr tė vepruar nė mėnyrė tė qetė dhe duhet tė kemi besim pasi ka shumė rrugėdalje. Prindėrit duhet tė respektojnė ambivalencėn e adoleshentėve tė cilėt dėshirojnė tė shpėtojnė nga burgu e droja, por frikėrat i lėnė nėn mbrojtjen e fshehjes apo arratisjes. Pastaj ata mund tė japin disa kėshilla tė thjeshta.
    Dėshira pėr t’u ndjerė mė mirė nė shoqėri ėshtė fuqia pėr tė vepruar mė pak i trembur. Kjo kėrkon tė pyesėsh dhe pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje pėr lirinė: “Si do tė zgjedh pėr tė vepruar nė situata shoqėrore nė qoftė se unė nuk kam ndjenja frike? Listoji tė gjitha mėnyrat fizike, komunikuese, tė pėrgjegjshme, tė sigurta dhe miqėsore tė cilat do tė pėrdorni nėse nuk ndiheni tė frikėsuar. Kėto janė disa nga sjelljet qė ju duhet tė praktikoni. Sa mė shumė t’i praktikoni ato, aq mė mirė do ndiheni dhe mė tė mėsuar do tė bėheni. Guximi do tė ndėrtojė besimin, praktika do tė prodhojė kompetencė dhe pėrgjigje pozitive nga tė tjerėt. Kjo do tė bėjė qė pėrpjekjet tuaja tė vlerėsohen dhe ju tė ndjeheni mirė.


    Njė strategji pėr tė ndihmuar adoleshentėt e turpshėm tė kapėrcejnė frikėn e tyre pėr tė folur dhe pėr t’u angazhuar nė bisedė ėshtė qė tu tregoni atyre se tė flasim sė bashku ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr tė krijuar marrėdhėnie shoqėrore. Pėr adoleshentėt e trembur qė nuk dinė ēfarė tė thonė ose nuk kanė asgjė pėr tė thėnė, inkurajojini qė tė bashkojnė interesin e tyre me atė tė grupit, ku tė gjithė ne grup diskutojnė diēka tė cilėn do donin ta bėnin. Tani adoleshenti i turpshėm ėshtė nė njė disavantazh shoqėror. Ai pėlqen dhe e di se ēfarė tė tjerėt pėlqejnė. Ai mund tė fillojė menjėherė duke luajtur dhe duke bashkėpunuar me ta. Papritur ai zbulon se ka shumė pėr tė folur me tė tjerėt dhe sė bashku mund tė flasin pėr tė njėjtėn gjė. Diēka qė mund t’i bashkojė nė grup ėshtė sporti, lojėrat, fantazia nė grup, punė vullnetare, teatri etj.


    Natyrisht kur ėshtė fjala pėr drojė, interneti ka qenė njė bekim dhe njė mallkim. Ka qenė njė bekim sepse njė person i turpshėm i cili ndihet keq kur ndodhet pėrballė me njė person tjetėr e ka mė tė kollajtė komunikimin me tė tjerėt pasi interneti ja jep kėtė mundėsi, por nga ana tjetėr ėshtė mallkim pasi nuk lejon qė ai tė pėrballet me frikėrat e tij dhe t’i mposhtė ato. /gazeta shqiptare/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 13:31