BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Jeta Faqolli: Babi mė hoqi nga shkolla vitin e fundit, ishte ’97-ta!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Jeta Faqolli: Babi mė hoqi nga shkolla vitin e fundit, ishte ’97-ta!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/5/2012, 17:23

    Jeta Faqolli: Babi mė hoqi nga shkolla vitin e fundit, ishte ’97-ta! 01185

    Kėngėtarja Jeta Faqolli, do tė vijė sot nė njė intervistė duke ndarė me ne, atė qė shumėkush e quan periudhėn mė tė bukur…Nė fakt ky konstatim mund tė vlejė pėr shumė tė tjerė, por jo ekzaktėsisht pėr Jetėn. Asaj i ėshtė dashur ta lėrė nė gjysmė gjimnazin, si pasojė e luftės qė plasi nė ’97-ėn, pėr ta vazhduar atė shumė mė vonė…

    Jeta, nė cilėn periudhė e ke kryer gjimnazin?

    Duhet tė kenė qenė vitet 1994-‘98. Gjimnazin e kam bėrė nė Tiranė.

    Si e kujton kėtė periudhė?

    Mund tė them qė e kam kaluar mirė. Ka qenė njė periudhė e mbushur me momente tė gėzueshme me shoqėrinė.

    Ke qenė tip i hedhur?

    Jo, fare. Kam qenė shumė e ndrojtur. Kam ndryshuar nė varėsi tė viteve. Nėse nė periudhėn e tetėvjeēares isha mė e hedhur, nė gjimnaz ndryshova dhe u bėra vajzė e tėrhequr. Isha vajza tipike e turpshme. Tani kam ndryshuar prapė (qesh).

    Me mėsimet si ke qenė?

    Nuk shquhesha si nxėnėse shumė e mirė. Ishin disa lėndė shoqėrore nė tė cila isha mė mirė, ndėr sa nė kėto shkencoret aspak. Me matematikėn, gjuhėn dhe letėrsinė nuk kisha marrėdhėnie shumė tė mira (qesh).

    Cila ishte lėnda qė urreje mė shumė?

    Urreja kiminė.

    Po me mėsuesit si e kishe marrėdhėnien?

    Shumė tė mirė. E thashė edhe pak mė lart, qė duke qenė vajzė e ndrojtur preferoja tė ekspozohesha sa mė pak. Nuk isha nga ato qė krijonin afrimitet me mėsuesit. Thjesht i respektoja dhe mbaja distancė.

    Po ndonjė zėnkė ka ndodhur?

    Jo. Nė gjimnaz kurrė. Po mė kujtohet njė rast nė klasėn e tetė kur mėsuesja mė bėrtiti para gjithė klasės pėr notėn qė kisha marrė nė lėndėn e saj dhe unė nga turpi qė ndjeva u ngrita dhe dola nga klasa. Mė pas ajo mė tha se nuk do tė mė pranonte mė pa prindin dhe tė gjithė qė u habitėn se si u largova ashtu nga klasa. Ky ka qenė momenti i vetėm nė tė gjitha vitet e mia shkollore qė unė jam konfliktuar me njė mėsues, nėse mund ta quajmė konflikt. Ishte njė situatė qė nuk u pėrsėrit kurrė mė.

    Me prindėrit si shkoje? Tė kontrollonin apo tė kėrkonin llogari?

    Kjo ka qenė ndoshta pjesa mė e vėshtirė. Prindėrit e mi ishin shumė fanatikė, sidomos babi. Kur mbarova klasėn e tetė ata donin qė unė tė mos shkoja fare nė gjimnaz.

    Kėmbėngulja jote bėri qė tė vazhdoje shkollėn e mesme?

    Po, sigurisht qė unė kėmbėngula dhe ata pranuan, por gjithmonė duke mė kontrolluar nė ēdo gjė qė unė bėja. Unė e kam bėrė gjimnazin nė vite tė vėshtira pėr Shqipėrinė dhe ata me tė drejtė frikėsoheshin. Mė kujtohet qė vetėm nė pallatin tim rrėmbyen dy vajza dhe babi rrinte gjithė kohės me kėtė frikė, sidomos nė vitin ‘97. Atij i duhej tė lėvizte shpesh pėr nė Greqi dhe si pėrfundim mė hoqi nga shkolla vitin e fundit. Unė nuk arrita dot ta bėja maturėn.

    Po pse nuk vazhdove tė kėmbėngulje?

    Me gjithė dėshirėn time unė isha vajzė e urtė dhe e bindur. Duke i respektuar nė maksimum prindėrit e mi u binda edhe pėr kėtė. Mė vonė kur u rrita e rikuperova edhe atė vit dhe u shkollova. Pėr kėtė arsye dolėn para ca vitesh thashetheme pėr shkollėn time. Sot prindėrit e mi kanė ndryshuar dhe nuk janė mė njėsoj. Edhe unė nė ato vite ndoshta nuk i kuptoja, por sot i kuptoj dhe e di qė ēdo gjė e kanė bėrė vetėm pėr pėrkujdesje.

    Po nėpėr mbrėmje apo ekskursione shkoje?

    Nėpėr ditėlindje ato pak herė kur shkoja mė shoqėronte mami dhe kur tė tjerėt dilnin pas ditėlindjes unė kthehesha nė shtėpi. Nė ekskursione kam qenė rrallė dhe me shumė vėshtirėsi. Domethėnė pasi zihesha me mamin kishte raste qė mė linin tė shkoja, po gjithmonė kur bėhej fjalė pėr qytete afėr (qesh).

    Tė ngacmonin djemtė nė shkollė? Tė ndalonin pėr propozime?

    Mė flisnin, po gjithmonė nga larg. Nuk ka ndodhur asnjėherė qė dikush tė mė afrohej sepse unė nuk do ia jepja kurrė shansin. Nuk lejoja tė mė afrohej njeri dhe gjithmonė ecja me nxitim pėr nė punėn time.

    Ēfarė ėndėrroje nė ato vite? Ēfarė mendoje pėr tė ardhmen?

    Mund tė them qė kur dikush dėshiron vėrtet fort diēka me siguri e arrin. Unė qė atėherė ėndėrroja muzikėn dhe vetėm kėndoja. Edhe kur dukej e pamundur unė sėrish vazhdoja ėndėrroja dhe me shumė mund e durim e arrita.

    Kujt doje t’i ngjaje? Cilat ishin kėngėtaret e tua tė preferuara nė ato vite?

    Adhuroja Parashqevi Simakun, Anita Bitrin, motrat Libohova dhe kėngėt e tyre i kėndoja gjithė ditėn (qesh). Pastaj dėgjoja edhe shumė muzikė tė huaj dhe mė pėlqenin hitet e atyre viteve. Sigurisht, me kalimin e kohės edhe preferencat e mia kanė ndryshuar ose mė mirė tė themi janė shtuar. Muzika ka qenė gjithmonė nė zemrėn time.

    Cilėn do tė veēoje si ditėn mė tė bukur tė gjimnazit?

    Do quaja si ditėn time mė tė bukur kur shkova nė njė ditėlindje. Na mblodhi njė shoqe e klasės me emrin Eda, qė nuk ishte shoqja ime mė e ngushtė, por qė unė u kėnaqa vėrtet shumė. Mbaj mend qė atė ditė nuk e di pse kam qenė e lirshme dhe kam kėrcyer shumė. /Gazeta Shqiptare/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 20:55