BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/5/2012, 00:35

    Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa! Images

    Domatet e ziera dhe tė konservuara pėrmbajnė 40 pėr qind mė shumė antioksidantė dhe likopenė se sa tė freskėtat, ndėrsa fasulja nga konservat ėshtė burim mė i mirė proteinave dhe fibrave se sa fasulja e thatė e zakonshme.


    Pemėt dhe perimet si fasulja, misri dhe domatet kanė vlerė mė tė lartė ushqyese nė formė tė konservuar se sa tė freskėt, ka treguar hulumtimi i Universitetit New Jersey. Pėrveē kėsaj, ushqimi i konservuar ėshtė ushqim mė i lirė dhe pėrgatitet mė lehtė, pohojnė shkencėtarėt. Duke krahasuar ēmimet e ushqimeve tė caktuara nė formė tė freskėt dhe tė konservuar ėshtė vėrtetuar qė ēmimi mė i lartė nuk ėshtė pasqyrim i cilėsisė, shkruan Time Healthland. Kėshtu fasulja e konservuar e cila ėshtė dyfish mė e lirė se sa fasulet e thata, ka mė shumė proteina dhe fibra nė vete. Po ashtu, fasulja nga konservat ėshtė e gatshme pėr t’u ngrėnė, ndėrsa pėrgatitja e tė zakonshmes zgjat deri disa orė.

    “Edhe pse tė gjithė format e fasules janė tė shėndetshme, ajo nė konservė ėshtė mė e pasur me vlera ushqyese dhe zgjidhje mė e mirė pėr blerje”, thotė autorja e studimit, Cathy Kapica.

    Misri

    Ky ushqim ėshtė i pasur me fibra, vitaminė C dhe magnez, madje edhe kokoshkat janė tė pasura me antioksidantė. Misri i freskėt ėshtė mė i lirė se ai i konservuar, por vetėm nė kohėn e sezonit. Misri i konservuar ėshtė mė i shėndetshėm sepse nė procesin e konservimit rritet sasia e antioksidantėve nė tė pėr rreth 40 pėr qind. Por, me rritjen e antioksidantėve nė misrin e konservuar humbet njė sasi e vogėl e vitaminės C, prandaj ajo mė sė shumti gjendet nė misrin e freskėt.

    Spinaqi

    Nutricionistėt e theksojnė kėtė perime tė gjelbėr si pjesė tė rėndėsishme tė ēdo ushqimi tė shėndetshėm, ndėrsa ėshtė dėshmuar qė redukton rrezikun nga sėmundjet kardiovaskulare dhe pėrmirėson pamjen e lėkurės. Spinaqi nė konservė ėshtė mė i lirė se ai i freskėt, por mė i shtrenjtė se ai i ngrirė. Varianti i freskėt ėshtė mė i shėndetshėm, por jashtė sezonit e shkėlqyeshme ėshtė edhe forma e konservuar e cila pėrmban rreth 15 pėr qind mė pak vitamina dhe minerale nga e freskėta, shton Kapica.

    Domatet

    Domatet e konservuara pėrmbajnė rreth 40 pėr qind mė shumė antioksidantė dhe likopenė se ato tė freskėta, ndėrsa po ashtu janė aleat mė i mirė nė mbrojtje nga kanceri dhe sėmundjet e zemrės, ka treguar hulumtimi i Qendrės amerikane shėndetėsore Illinois.
    Po ashtu domatet e freskėta gjatė tėrė vitit janė mė tė shtrenjta se ato tė konservuarat pėr rreth 60 pėr qind, ndėrsa ēmimi i tyre barazohet nė gusht dhe shtator.

    Procesi i konservimit

    Pasi qė pėr konservim pėrdoren vetėm frytet mė tė mira nė kulmin e pjekurisė dhe atė shumė shpejt pas korrjes, ushqimi i konservuar nė aspektin ushqyes ėshtė shumė i ngjashėm me tė freskėtin, ndėrsa ndonjėherė edhe mė i shėndetshėm, kanė treguar shumė studime. Perimet e freskėta prishen mė shpejt, dhe me veēoritė e tilla nuk janė tė pėrshtatshme pėr t’u ngrėnė madje edhe vetėm pas disa ditėsh. Gjatė konservimit pemėt dhe perimet pėrpunohen nė temperatura tė larta, gjatė tė cilit proces humbin njė pjesė tė mineraleve dhe vitaminave tė veta, por ato kanė nivel stabil tė fibrave, antioksidantėve dhe ushqyesve edhe disa vite pas pėrgatitjes. /ikub/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 22:15