BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Enca Haxhia: Kėngėtaret tė cilave dua t’i ngjaj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Enca Haxhia: Kėngėtaret tė cilave dua t’i ngjaj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/6/2012, 19:38

    Enca Haxhia: Kėngėtaret tė cilave dua t’i ngjaj! 01078

    Enca, ėshtė emri mė i ri nė arenėn e muzikės shqiptare. Kėngėtarja 16-vjeēare, e cila sapo ka publikuar klipin e saj tė parė: “The Best Of”, vjen nė njė intervistė tė shkurtėr pėr “Bluetooth”, ku rrėfen detaje pėr kėngėn e re dhe bashkėpunimin me “Big City Studio’s”.

    Si nisi rrugėtimi yt nė muzikė?

    Muzika deri tani pėr mua ka qenė pasioni mė i madh dhe jo thjesht njė kapriēo moshe. Rrugėtimi im nė kėtė fushė ka nisur qė kur unė isha shumė e vogėl, me pjesėmarrjet nė festivale apo kompeticione tė ndryshme pėr fėmijė dhe adoleshentė. Mė pas fillova tė merrem edhe mė profesionalisht me tė, duke ndjekur leksione kantoje dhe pianoje. Ndėrsa tani ėshtė aktiviteti im primar, pėr tė cilin jam duke punuar fort.


    Kush ėshtė Enca, pėr publikun qė s’tė njeh? Na trego pak pėr veten…

    Enca ėshtė njė vajzė 16-vjeēare nga Tirana, qė po punon fort pėr tė realizuar ėndrrat e saj. Momentalisht studente me rezultate tė larta nė klasė tė XI-tė. Motoja ime ėshtė “Sky’s the limit!”.

    Cilėt janė ata qė tė kanė pėrkrahur?

    Fillimisht familja, mė pas miq, kolegė shumė tė mirė dhe tashmė fansat.

    Sė fundmi je bėrė pjesė e studios sė Big Bastės, si ndihesh?

    Ndihem e lumtur, krenare dhe shumė entuziaste pėr kėtė fakt, duke qenė se janė njė staf i talentuar, mbėshtetje e madhe pėr mua dhe miq tė mirė. Jemi duke punuar pėr goxha projekte; shpresoj tė kemi arritje tė mėdha sė bashku.

    Ke publikuar kėngėn tėnde tė parė, e cila mund tė konsiderohet arritje pėr njė vajzė 16-vjeēare. Cilat janė pritshmėritė e tua?

    Sapo kam publikuar kėngėn, klipin tim tė parė: “The Best Of”, i cili ka filluar tė transmetohet nė disa televizione. Ėshtė kėngė kualitative ‘RnB’, dhe mbi tė gjitha ėshtė goxha e pėrshtatshme dhe pėr moshėn time, si teksti dhe klipi, gjė qė shpesh anashkalohet nė tregun tonė muzikor. Deri tani jam shumė e kėnaqur me reagimet qė kam marrė, si nga publiku, kolegė tė tjerė me emėr dhe profesionistė. Madje idhulli im, Valeriya shpėrndau klipin tim nė Twitterin e saj, duke mė komplimentuar pėr zėrin, kėngėn, videon.

    Ēfarė modeli dėshiron tė ndjekėsh, nga muzika shqiptare flasim…

    Qėllimi im ėshtė tė krijoj njė imazh tė freskėt dhe shumė origjinal. Artistet e mia tė preferuara shqiptare janė: Dafina, Jonida, Vesa, Tuna.

    Cili do tė jetė projekti i radhės pėr ty?

    Nė fakt, jam duke punuar me disa projekte paralelisht. Kjo verė do tė jetė goxha impenjative pėr mua, do tė kemi surpriza tė bukura…Vetėm prisni pak.



      Ora ėshtė 7/5/2024, 15:23