BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Per xhelozet e pandreqshem...!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Per xhelozet e pandreqshem...!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/7/2012, 13:53

    Per xhelozet e pandreqshem...! Images

    Xhelozia ėshtė njė reagim ndaj njė kėrcėnimi tė perceptuar-real apo tė imagjinuar-nė njė marrėdhėnie me vlerė.

    "Unė jam e lidhur me njė njeri tė mrekullueshėm. Ne e kemi njohur njėri-tjetrin pėr shumė vite. Ky njeri mė do shumė mua dhe unė e dua atė, por ai ka njė xhelozi tė sėmurė ndaj meje. Ai bėhet shumė xheloz pėr meshkujt qė kanė qenė nė tė shkuarėn e jetės sime. Xhelozia e tij ėshtė aq e fortė sa unė nuk mund tė ndjehem rehat pėrreth miqve tė mi, apo njerėzve tė tjerė me tė cilėt punoj. A duhet tė jem e frikėsuar? A duhet tė kėrkoj kėshillim pėr tė? A duhet tė pres njė angazhim edhe mė tė gjatė me tė?..."

    "Po", pėr tė gjitha pyetjet e mėsipėrme. Xhelozia ėshtė njė reagim ndaj njė kėrcėnimi tė perceptuar-real apo tė imagjinuar-nė njė marrėdhėnie me vlerė. Pak xhelozi ėshtė siguri dhe madje mund tė jetė e programuar brenda nesh. Ėshtė shumė e zakonshme. Por njė xhelozi e tepruar ėshtė e frikshme, dhe i ka shtyrė njerėzit drejt sjelljeve shumė tė rrezikshme. Nuk ka asnjė arsye pėr tė besuar se xhelozia do tė pėrmirėsohet me kalimin e kohės apo pas martesės. Askush nuk mund tė thotė me siguri se ēfarė ėshtė xhelozia. Pėrpjekjet pėr ta pėrcaktuar atė janė tė vėshtira pėr disa arsye. Si njė emocion kompleks ajo pėrfshin ndjenja shqetėsuese tė tilla si frika, braktisja, humbja, hidhėrimi, zemėrimi, tradhtia, zilia dhe poshtėrimi. Dhe kjo rekruton njė sėrė tė proceseve njohėse tė cilat fillojnė tė funksionojnė shtrembėr, nga dyshimi te preokupimi e deri me njė mosbesim ndaj partnerit nė krah. Xhelozia mund tė marrė shumė nga forca mendore dhe kjo gjė vjen si rezultat i aktivizimit tė njė sistemi bashkangjitur trurit, njė qark gjenetikisht i rrėnjosur, qė ėshtė themeli i lidhjeve tona sociale dhe qė shkakton ankth tė gjerė, kur ato janė tė kėrcėnuara.

    Xhelozia ėshtė njė emocion jashtėzakonisht i dhimbshėm pėrjashtimi social, qoftė real apo imagjinar, dhe nė fakt gjithmonė dhemb. Ajo ēon mendjen nė "trazira" dhe ėshtė e vėshtirė shpėrngulja e saj. Ata qė janė nė kthetrat tipike tė xhelozisė fajėsojnė partnerėt pėr tėrheqje vėmendjeje tek tė tjerėt. Por ka dallime tė mėdha individuale nė prirje pėr xhelozinė, dhe ka studime tė reja qė tregojnė se elementet e personalitetit ndikojnė nė disa prej tyre. Ata qė janė mė tė pasigurt, nė fakt, mund tė jenė mė realistė nė kėrcėnimet e konceptuara dhe akuzat e bėra. Ky emocion nuk duhet tė lėshohet nė njė rrugė shkatėrruese, por mund t'i shėrbejė njė qėllimi tė lartė konstruktiv, si njė sinjal i vlefshėm pėr tė parė brenda dhe pėr tė riparuar sensin e vetes. Kjo, nga ana tjetėr, mund tė sjellė njė pėrmirėsim tė marrėdhėnies. Xhelozia, duket se thotė mė shumė nė lidhje me bartėsit e saj sesa pėr sjelljet apo tė kėqija e partnerit.

    Xhelozia ėshtė normale kur ajo lind nga njė kėrcėnim real nė njė marrėdhėnie. "Nėse ju keni qenė duke parė dikė tinėzisht apo nė rastet kur ju nuk jeni nė dispozicion pėr partnerin tuaj". Ndėrkohė, xhelozia ekziston nė mungesė tė ndonjė kėrcėnimi tė vėrtetė apo tė mundshėm, si nė rastin e mėsipėrm. Xhelozia zakonisht pasqyron njė sens tė dobėt tė vetes dhe lind nga frika e humbjes, frika e pėrjashtimit, apo ndjenjat e poshtėrimit, ndėr tė tjera. Nė rastin e mėsipėrm partneri qė shpreh njė xhelozi tė tillė ka nevojė pėr tė fituar vetėdijen e asaj qė ėshtė nė qendėr tė xhelozisė sė tij. A ėshtė frika e humbjes? A ėshtė kjo njė ndjenjė e poshtėrimit nė qoftė se partneri po i kushton vėmendje njė personi tjetėr? Ai duhet tė pyesė veten se cili ėshtė mendimi mė i dhimbshėm qė lidhet mė shumė me xhelozinė e tij. Sepse xhelozia shkon drejt e nė thelbin e vetes dhe rrėnjėt e saj janė thellė; ajo nuk ėshtė diēka qė mund tė largohet thjesht nga dėshira pėr ta dėbuar. Ky ėshtė njė shembull i qartė kur njė kėshillim me njė terapist tė shkėlqyer mund ta bėjė mė tė mirė jetėn pėr tė dy ju. Xhelozia shpesh merr njė emėr tė keq, por mund tė shihet edhe me sy tė mirė. Arsyeja numėr njė qė citohet si shkak pėr abuzimin fizik midis partnerėve romantikė ėshtė xhelozia. Arsyeja e dytė mė e zakonshme pėr xhelozinė ėshtė kur njė partner komunikon me dikė tjetėr nėpėrmjet njė mjeti komunikimi tė ndėrmjetėsuar. Le tė riformulojmė arsyet e tjera: Kur partneri flet me dikė tjetėr. Ne jemi tė shqetėsuar kur partneri ynė bashkėvepron me njė ish-partner apo me njė mik tė ri nėpėrmjet email-it, apo Facebook-ut etj. Situatat qė provokojnė xhelozi mund tė shkaktojnė dėme tė mėdha pėr individėt dhe ēiftet. Por a ėshtė gjithmonė e keqe xhelozia? A ka ndonjė pėrfitim prej saj?

    Nuk ėshtė me tė vėrtetė gjithmonė keq po tė ketė pak xhelozi. Nėpėrmjet saj i komunikojmė partnerit mesazhin qė e duam apo e dėshirojmė, dhe se ne duam qė kjo marrėdhėnie tė vazhdojė. Nė njė marrėdhėnie tė re, duke treguar njė xhelozi tė vogėl, mund tė reduktojmė pasigurinė nė lidhje me rėndėsinė e saj. Nė fakt, pėrpjekja pėr tė nxitur xhelozi ėshtė njė nga "testet e fshehta" qė njerėzit bėjnė nė marrėdhėnie tė reja, pėr tė parė nėse dashuria apo afeksioni i partnerit tė tyre ėshtė real. Nė njė marrėdhėnie afatgjatė, xhelozia mund tė shėrbejė pėr tė na kujtuar pse kemi rėnė nė dashuri herėn e parė, dhe pėr tė sjellė njė shkėndijė tė vogėl, e cila e bėn marrėdhėnien tė rehatshme. Nėse xhelozia dėmton njė marrėdhėnie ose ofron njė nxitje, e gjitha kjo varet nga mėnyra se si ēifti pėrgjigjet apo reagon ndaj saj.

    Si tė biem dakord
    Pra, si mund tė pėrgjigjeni pozitivisht kur partneri juaj ėshtė xheloz? Si mund tė bėni qė xhelozia tė ndihmojė t'ju sjellė mė afėr, nė vend qė tė shkatėrrojė marrėdhėnien tuaj? Kėtu janė disa ide qė mund t'i merrni nė konsideratė:

    1. Shmangni emocionin dhe fajėsimin. Nėse partneri juaj ėshtė xheloz, kjo do tė thotė se ai ėshtė emocional, kėshtu qė ėshtė mirė nėse ju nuk ktheni mbrapa emocionalitet. Shmangni fajėsimin e tij pėr mėnyrėn se si ai ndjen. Pėr shembull, nė vend qė tė thoni, "Ti po bėhesh budalla, boll u solle si njė fėmijė!" ose "Si guxon tė mendosh se unė do tė tė mashtroj ty!", pėrqendrohuni tek ajo qė ėshtė e vėrtetė pėr ju: "Unė tė dua dhe kurrė nuk do tė bėja asgjė qė do tė rrezikonte marrėdhėnien tonė". Kjo mund tė marrė formėn e njė mesazhi, duke thėnė se lidhja ėshtė konfirmuar mė shumė se njė herė. Kur njerėzit janė emocionalė, mesazhi nuk mund tė merret gjithmonė qė me herėn e parė.

    2. Shprehje joverbale qė mund tė shpėtojnė. Njė partner xheloz ėshtė i frikėsuar, tė paktėn pėrkohėsisht, pėr faktin se ekziston dikush tjetėr qė ėshtė mė shumė tėrheqės fizikisht apo emocionalisht dhe/ose ka njė plan qė t'ju marrė juve larg. Njė nga strategjitė qė tė vijnė nė ndihmė nė rastin kur do tė zbulosh njė tė metė kėrcėnuese tek tjetri, ėshtė: "Ai??? Po ai s'e ka ulur ndonjėherė kokėn tė punojė gjithė ditėn". Ose: "Ajo? Po nuk e ke parė si ėshtė gjithė puērra?". Pale kur i thua partnerit tėnd: "Unė i kam sytė nė ballė dhe e shoh se ē'njerėz janė dhe nuk do munden dot tė mė bėjnė pėr budallaqe apo tė ma hedhin".

    3. Bėni njė plan. Ėshtė e rėndėsishme tė pyesni se ēfarė mund tė bėni pėr ta bėrė partnerin tuaj tė ndihet mė rehat nė lidhje me situatėn, dhe sė bashku tė dilni me njė plan. Nėse ajo ndihet nė siklet ngaqė ju po drekoni me njė bashkėpunėtore apo kolege tėrheqėse, ndoshta do tė ndihmonte nėse dhe ajo do tė kishte ftesė pėr t'u bėrė pjesė e tavolinės. Nėse ai ėshtė i shqetėsuar qė ju keni foto tė ish-tė dashurit tuaj tė nė faqen e Facebook-ut, ndoshta ėshtė koha pėr t'u marrė me to. Flisni sė bashku pėr tė dhe vendosni se ēfarė do tė bėni.

    Xhelozia nuk mund tė dėmtojė njė marrėdhėnie nėse ēifti ėshtė i ndjeshėm ndaj njėri-tjetrit, dhe nėse ata punojnė sė bashku pėr tė krijuar njė ambient tė sigurt. Ėshtė normale qė njė partner tė bėhet xheloz dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur. Ai madje mund tė zgjonte pasionin tuaj! Duke mbėshtetur njėri-tjetrin dhe duke punuar nėpėrmjet saj tė dy sė bashku, ėshtė mėnyra mė e zgjuar pėr ta mbajtur lidhjen tuaj tė fortė. (Gazeta-Shqiptare)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 10/5/2024, 23:51