BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndikimi i kafese ne organizmin tone!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ndikimi i kafese ne organizmin tone!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/7/2012, 10:55

    Ndikimi i kafese ne organizmin tone! Images

    Kafeja preferohet kudo, qoftė nė tavolina bisedash, apo oraresh tė gjata pune. Megjithatė, nuk duhet harruar se pėrveēse ėshtė njė stimulant i mirė pėr organizmin dhe trurin, ka edhe ndikime negative. Ja disa prej tyre...

    Pėrse duhet ta konsumojmė kafenė:

    Antioksiduesit

    Kafeja ėshtė e mbushur me antioksidues, siē janė acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnė nė pengimin e oksidimit, - proces qė shkakton dėmtimin e qelizave dhe kontribuon nė plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanė efektet antioksiduese varėsisht nga mėnyra se si ėshtė trajtuar kafeja.

    Diabeti

    Konsumimi i kafesė ėshtė potencialisht proaktiv kundėr zhvillimit tė diabetit tip 2. Njė studim amerikan ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafenesė tė dekafenizuar dhe asaj tė kafenizuar mund tė zvogėlojnė rrezikun e diabetit tip 2 tek gratė nė moshė tė re dhe ato nė moshė mesatare.

    Ceroza e mėlēisė

    Pirja e kafesė mund tė mbrojė nga ceroza e mėlēisė, veēanėrisht ndaj cerozės alkoolike.

    Gurėt nė veshka

    Konsumimi i kafesė ul rrezikun e formimit tė gurėve nė veshka. Kafeja rrit vėllimin e urinės, kėshtu ndihmon nė parandalimin e kristalizimit tė kalciumit tė acidit oksalik, - komponenti kryesor mė i zakonshėm i gurėve nė veshka.

    Pėrmirėsim tė performancės mendore

    Kafeina nė kafe ėshtė njė stimulant mirė i njohur. Kafeja rrit vigjilencėn, vėmendjen dhe pėrqendrimin. Njė filxhan kafe gjithashtu mund tė ndikojė nė pėrpunimin e informacionit.

    Sėmundja e alzajmerit

    Konsumimi i rregullt i kafesė duket se i mbron njerėzit kundėr sėmundjes sė alzajmerit. Njė studim i fundit ka treguar qė kafeneja, ekuivalent i pesė filxhanėve nė ditė, ka zvogėluar ndėrtimin e pllakėzave destruktive nė tru.

    Astma

    Kafeina nė kafe ėshtė e lidhur me teofilinė, njė medikament i vjetėr i astmės. Kafeina mund tė hapė rrugėt e ajrit dhe tė pėrmirėsojė simptomat e astmės.

    Pėrse nuk duhet ta konsumojmė kafenė:

    Sėmundja e zemrės

    Lidhja mes konsumit tė kafesė dhe rrezikut pėr sėmundje kardiovaskulare ėshtė ekzaminuar nė shumė studime, por rezultatet mbesin kundėrthėnėse. Shumica e studimeve nuk kanė zbuluar qė konsumi i kafesė tė jetė i lidhur me rritje tė rėndėsishme tė rrezikut tė sėmu-ndjes kardiovaskulare. Nė njėrėn anė, pėrzierjet organike tė natyrshme qė ndodhen nė kafenė e pafiltruar rrisin rrezikun pėr sėmundjen koronare tė zemrės.

    Kolesteroli

    Konsumimi i tepėrt i kafesė tė valuar ngre nivelet e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq). Kafeja e pafiltruar pėrmban dy pėrzierje, kafestol dhe kahveol, qė rrisin kolesterolin.

    Hipertensioni

    Edhe pse konsumimi i kafesė nuk ėshtė faktor i rėndėsishėm i hipertensionit, pėrsėri prodhon efekte jo tė favorshme nė shtypjen e gjakut dhe njerėzit e prirur ndaj hipertensionit mund tė jenė mė tė cenuar. Njė studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesė mund tė rrisė pak rrezikun e zhvillimit tė hipertensionit te persona me shtypje tė ngritur tė gjakut.

    Osteoporosis

    Pirja e kafesė mund tė nxisė nxjerrjen ekstraurinare tė kalciumit. Konsumimi i tepėrt i kafesė (4 filxhanė = 600ml apo mė shumė) mundet nė mėnyrė modeste tė rrisė rrezikun pėr osteoporosis, veēanėrisht tek gratė qė marrin sasi tė vogla kalciumi.

    Gjumi

    Shumica prej nesh janė tė vetėdijshėm pėr efektet stimuluese tė kafeinės. Sasi tė mėdha tė kafeinės para se tė flemė mund tė shkaktojnė parehati dhe vėshtirėsi nė fjetje, tendencė qė tė zgjoheni mė shpejt nga zhurma tė vogla dhe zvogėlim tė kualitetit tė gjumit nė pėrgjithėsi.

    Dehidratimi

    Kafeina nė kafe ėshtė diuretik i mesėm dhe mund tė rrisė jashtėqitjen urinare. Ky efekt i lehtė mund tė neutralizohet me pirjen e njė gote ujė ekstra bashkė me kafenė.

    Varėsia

    Kafeina ėshtė njė lloj droge, stimulant i sistemit nervor qendror, ndaj rrjedhimisht prodhon varėsi. Tėrheqja nga kafeina ėshtė njė sindromė reale. Ju ndoshta mund tė pėrjetoni disa ditė me dhembje koke dhe irritim nėse vendosni tė lini pirjen e kafesė. Megjithatė, pėr t'u shkėputur nga kafeja nuk ėshtė e vėshtirė. Varėsia mund tė zgjasė fare pak ditė.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 21:27