BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/9/2012, 14:15

    Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura! Images

    Qe flokėt tuaj te kenė volum dhe te jene te shėndetshėm ja rregullat baze.


    I krihni flokėt ne mėngjes dhe ne mbrėmje

    Nuk ėshtė nevoja t’i krihni flokėt gjate gjithė ditės. I krihni ato ne mėngjes dhe ne darke ne mėnyrė qe te largoni edhe pluhurin e grumbulluar gjate ditės. Beni kujdes te mos i krihni shpejt dhe me force sepse do shtohet sasia e yndyrės dhe flokėt nuk do duken bukur.

    Lajini flokėt ēdo dy dite

    Shmangni larjet e pėrditshme te flokėve gjate vjeshtės. Mire ėshtė qe t’i lani ato njė dite po, njė dite jo. Pėr sa i pėrket pėrzgjedhjes se shampos duhet ta zgjidhni te bute dhe pėr pėrdorim te shpeshte.

    Bėjuni flokėve masazh ndėrkohė qe i lani

    Pėr te favorizuar mikro-qarkullimin dhe pėr te shmangur rėnien e flokėve mire ėshtė t’iu bėni atyre masazh sa here i laji. Me majat e gishtave filloni qe na maja e kokės, mbrapa veshėve dhe tek qafa. Mos bėni asgjė me force, por butėsisht.

    1-2 here ne jave pėrdorni njė maske flokėsh

    Njė maske ushqyese 1 deri 2 here ne jave do iu bėnte mire flokėve. Kujdes mos e aplikoni atė deri tek rrėnjėt. Lėreni pėr 20 minuta e me pas shpėlajeni.

    Shpėlajini flokėt me ujė te ftohte

    Doni qe flokėt t’iu shkėlqejnė? Mjafton qe t’i shpėlani ato ne fund me uje te ftohte.

    Shmangni sa te mundni pjastrėn apo mashat e ndryshme

    Kur flokėt ekspozohen me shume sesa duhet ndaj nxehtėsisė mund te dėmtohen rende. Shmangni pjastrėn apo mashat e ndryshme dhe kur t’i thani ato ne tharėse mbajeni atė 30cm larg.

    Prisni majat e flokėve njė here ne 2-3 muaj

    Pėr te shmangur djegien e flokėve mire ėshtė t’i prisni majat njė here ne 2-3 muaj. 1-3cm mjaftojnė. Do e shihni qe flokėt tuaj do kenė edhe me tepėr volum. Sa ėshtė minimumi qe mund t’i presim? Tre here ne vit.

    Zgjidhni krehrin qe iu pėrshtatet flokėve tuaj

    Jo te gjithė krehrit janė te mire pėr flokėt tuaj. Mos pėrdorni ato me pjese metalike apo me plastike te fort. Mire ėshtė te pėrdoret njė krehėr me qime derri te egėr.

    Privilegjoni ushqimet e pasura me obligo-elemente, proteina dhe vitamine B

    Pėr te pasur flokė te bukur duhet te bėni kujdes edhe me ushqimin. Keni parasysh qe ne pjate te mos mungojnė pėrbėrėsit si zinku, hekuri, vitaminat apo proteinat. Pse? Proteinat (mishi, peshku, thjerrėzat) stimulojnė prodhimin dhe sintezėn e keratines. Oligo-elementet si hekuri apo zinku (peshku, frutat e detit, mishi) forcojnė fibrat kapilare dhe ndalojnė rėnien. Vitamina B (drithėrat, orizi) rregullojnė sekretimin e yndyrės dhe favorizojnė mikro-qarkullimin e gjakut tek rrėnja e flokėve. /ikub/

      Ora ėshtė 3/5/2024, 03:09