BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lemza, sėmundja e fshehur e stomakut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lemza, sėmundja e fshehur e stomakut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/9/2012, 14:37

     Lemza, sėmundja e fshehur e stomakut! Images

    Lemza ėshtė kontraktimi i pavullnetshėm i muskulit tė diafragmės, qė sjell daljen e njė sasie ajri dhe nė tė njėjtėn kohė mbylljen e epiglotės (hapėsira e laringut qė kufizohet nga kordat e zėrit dhe indit kėrcor i aritenoideve). Kur marrim frymė, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit duke ndihmuar mushkėritė qė tė zgjerohen. Nervat qė kontrollojnė kontraktimet e diafragmės janė nervat frenik (pleks i nervave periferik tė palcės sė kurrizit) qė niset nga zona e qafės dhe pėrfundon nė diafragmė. Nėse kėto nerva irritohen nė njė pikė ēfarėdo pėrgjatė rrugės mund tė sjellė lemzė. Por sipas specialistėve lemza mund tė shkaktohet nga njė operacion kirurgjikal nė kolon, prostatė, tėmth ose nė stomak, kryesisht pėr pacientė mbi 45 vjeē.

    Truri

    Nė raste tė tjera lemza mund tė shkaktohet nga njė infeksioni i njė pjese tė trurit ose tė sistemit nervor qendror. Lemza e pėrsėritur shumė herė mund tė jetė simptomė e shqetėsimeve tė stomakut, veshkave, zemrės, mushkėrive. Ritmi i lemzės mund tė jetė i shpejt ose i avashtė. Nė rastet e rrezikshme ajo ėshtė e shpeshtė dhe e shpejtė, dhe pacienti shfaq shenja lodhje. Mėnyrat e ndalimit tė lemzės pa shkuar tek mjeku janė tė shumta sidomos pėr rastet ku nuk paraqet probleme anėsore. Kėshtu kėshillohet qė kur tė zė lemza dhe nuk tė ndėrpritet pėr njė kohė tė gjatė duhet tė pish ujė ose tė hash njė lugė sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin qė ta ndalojė lemzėn si pėrshembull me anė tė tėrheqjes sė vėmendjes, bėn qė tė ndalojė shtėllunga e ajrit.

    Mėnyrat

    Ndalesa e frymėmarrjes, pirja e ujit tė ftohtė me gllėnjka tė vogla, vendosja nė qafė e njė copė akulli, vendosja e njė borse akulli nė bark, gudulisja e hundės pėr tė provokuar njė teshtimė, marrja e frymės thellė duke ndjekur njė ritėm tė rregullt janė disa nga mėnyrat e ndalimit tė lemzės. Disa nga kėto mėnyra janė pėrdorur qė nė kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.

    Fėmijėt

    Lemza mund tė zėrė edhe njė fėmijė tė porsalindur dhe mund tė ndalohet duke e marrė nė krah, i mbėshtet kokėn nė shpatull dhe i bie lehtė nė kurriz, nė mėnyrė qė t’ia nxjerrsh ajrin qė ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Njė mėnyrė tjetėr shtėpiake ėshtė edhe frymėmarrja dhe nxjerrja nė njė qese letreje. Nė kėtė mėnyre rritet sasia e CO2 nė organizėm. Mjekėt kryesisht rekomandojnė ngrėnien e njė luge sheqer pa ujė. Kur lemza paraqet karakteristika shqetėsuese mjeku rekomandon antispasmodici qetėsues. Sipas specialistėve lemza nuk ka asnjė orar tė caktuar, ajo mund tė na zėrė orė e pa ore, madje edhe nė gjumė, dhe kjo ndodh si shkak i bllokimit tė ajrit. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė para se tė flemė gjumė dhoma tė jetė e ajrosur mire dhe mbi tė gjitha stomaku tė mos jetė shumė i rėnduar nė mėnyrė qė tė mos krijohen probleme gjatė natės. Pėr rastet kur lemza kthehet nė problem kronik ėshtė e domosdoshme kėshillimi me mjekė specialistė, dhe pas kėsaj kryerja e analizave tė duhura pėr tė kuptuar se pėrse shkaktohet lemza. Tė dhėnat tregojnė qė nė rastin kur njė person e zė lemza pėr mė shumė se shtatė ditė me radhė dhe kryesisht kjo ndodh pasi tė ketė konsumuar ushqim, atėherė ai mund tė ketė probleme me stomakun. Po kėshtu nė rastin kur njė person e zė lemza vazhdimisht pėr disa ditė me radhė, paradite, pasdite, nė mėngjes etj, atėherė problemi i tij mund tė jenė veshkat, gurėt nė tėmth etj.



    Kėshilla

    1-Lemza e pėrsėritur shumė herė mund tė jetė simptomė e shqetėsimeve tė stomakut

    2-Po ashtu lemza e vazhdueshme nė shumė raste ėshtė tregues i shqetėsimeve tė veshkave, zemrės, mushkėrive.

    3-Ritmi i lemzės mund tė jetė i shpejt ose i avashtė.

    4-Nė rastet e rrezikshme ajo ėshtė e shpeshtė dhe e shpejtė, dhe pacienti shfaq shenja lodhje, ėshtė tregues sėmundjesh.

    5-Lemza mund tė ndalohet duke pirė njė gotė ujė ose duke ngrėnė njė lugė sheqer.

    6-Edhe faktori psikologjik arrin qė ta ndalojė lemzėn si pėrshembull me anė tė tėrheqjes sė vėmendjes, bėn qė tė ndalojė shtėllunga e ajrit.

    7- Pėr tė evituar lemzėn mund tė vendosni nė qafė njė copė akulli.

    8- Duhet tė vendosni nė bark njė borse akulli, tė gudulisni hundėn pėr tė provokuar njė teshtimė, marrja e frymės thellė duke ndjekur njė ritėm tė rregullt janė disa nga mėnyrat e ndalimit tė lemzės.

    Shkenca

    Lemza dy mėnyra, e ngadaltė dhe e shpejtė

    Sipas tė dhėnave mjekėsore shfaqja e lemzės ėshtė nė dy forma, e ngadaltė dhe e shpejtė. Nė rastin e parė bėhet fjalė vetėm pėr njė bllokim tė oksigjenit, ndėrkohė qė nė rastin e dytė lemza pėrveēse e shpejtė ėshtė edhe e shpeshtė dhe gjithmonė paralajmėron njė sėmundje, veshkash, stomaku, gurėt nė tėmth etj.



    Lemza, tregues i tretjes sė keqe

    Nė rastet mė tė shpeshta lemza ėshtė tregues i tretjes sė keqe dhe mosfunksionimit tė stomakut nė mėnyrė tė duhur. Pikėrisht pėr kėtė arsye mjekėt kėshillojnė qė darkat tė jenė sa mė tė lehta, me pak yndyrė dhe ushqime qė kėrkojnė kohė pėr tu tretur. Nė kėtė mėnyrė i vjen nė ndihmė edhe stomakut i cili nuk mbingarkohet.

    Lemza edhe tek tė porsalindurit

    Lemza mund tė zėrė edhe njė fėmijė tė porsalindur dhe mund tė ndalohet duke e marrė nė krah, i mbėshtet kokėn nė shpatull dhe i bie lehtė nė kurriz, nė mėnyrė qė tia nxjerrsh ajrin qė ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Njė mėnyrė tjetėr shtėpiake ėshtė edhe frymėmarrja dhe nxjerrja nė njė qese letreje.

    3 sėmundje

    mund tė paralajmėrojė lemza nė rastin kur ajo ėshtė e vazhdueshme, bėhet fjalė pėr stomakun, veshkat dhe mushkėritė.

    8 kėshilla

    japin mjekėt specialistė pėr tė gjithė ata pacientė qė i zė lemza nė mėnyrė tė vazhdueshme, por nė tė gjitha rastet ata duhet tė drejtohet te specialisti.

    6 mėnyra

    shėrbejnė pėr tė ndaluar lemzėn, duhet pirė njė gotė ujė, tė hahet njė lugė sheqer, tė vendoset njė borsė akulli nė borsė, tė gudulisni hundėn pėr tė provokuar teshtimėn, etj.

    45 vjeē

    ėshtė mosha kur pacientėt kanė mė shumė probleme me lemzėn e vazhdueshme, pasi gjithmonė nė kėto raste ajo paralajmėron njė sėmundje tė organeve tė brendshme. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 03:00