BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Viktimizimi: kush lind pa fat dhe behet tiran!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Viktimizimi: kush lind pa fat dhe behet tiran!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/9/2012, 14:22

     Viktimizimi: kush lind pa fat dhe behet tiran! Images

    Ndonjėherė jeta tė godet rėndė. Secilit prej nesh i ka ndodhur tė paktėn njė herė nė jetė, dhe jo vetėm nė fėmijėri, tė ndihet viktimė, tė sillet nė mėnyrė agresive, tė pushtohet nga negativiteti, tė jetė manipuluese dhe tė ketė ndier thellė padrejtėsinė dhe shtypjen. Diēka ose dikush na ka bėrė tė themi me vete: “Pse pikėrisht unė?”. Kjo ėshtė njė pėrvojė kaq e pėrhapur dhe e rrėnjosur thellė te njeriu, saqė nė vitet ‘70 iu kushtua edhe njė film vizatimor, i titulluar “Kalimero”. Filmi fliste pėr njė zog tė vogėl tė zi me njė kapele nė kokė qė nė fund tė ēdo aventure ai mbetej vetėm, i hidhėruar, i pavlerėsuar, ishte objektiv i fatkeqėsive dhe padrejtėsive. Por gjėrat qė i ndodhnin dukej sikur lidheshin me faktin se si ai e konsideron veten: qė ėshtė i vogėl (i pafuqishėm dhe nevojtar) dhe i zi (i pafat dhe i patalentuar).

    Ndjenjat e fajit

    Sindroma e Kalimeros ėshtė sinonim i viktimizmit, ose i asaj sjelljeje pėr tė cilėn personi ndihet viktimė e fatit dhe e kundėrshtarėve. Kjo mund tė shpjegohet pėr shembull me shprehjet: “Tė gjitha gjėrat mua mė ndodhin”; “Gjithmonė unė jam pa fat”; “E dija qė nė fund do tė mė fajėsonin mua”; “I paguaj tė gjitha unė pėr tė tjerėt”; kėto janė shprehjet tipike tė personit qė hiqet si viktimė. Ndonjėherė mjafton njė kritikė te njė pikė e dobėt, njė debat me zė tė lartė, njė batutė ironike qė godet nė shenjė, disa kundėrshtime, ose edhe njė keqkuptim: menjėherė personi nė fjalė ndihet i lėnduar, i tradhtuar, i padėshiruar, por edhe fajtor, pėrgjegjės, i pafat. Dhe nėse kundėrpėrgjigjja do tė jetė: “Tė lutem mos u hiq si viktimė”, ai do ta bėjė akoma mė shumė. I pėrhapur mė tepėr se ē’mendohet, fenomeni i viktimizimit tregon njė mėnyrė papjekurie tė tė jetuarit tė marrėdhėnieve dhe pėrballimin e realitetit. Viktimizimi nxitet mė shumė kur personi ndien se nuk mund ta mbėshtesė pėrballjen nė njė mėnyrė tė barabartė. Ndėrkaq, duke u hequr si viktimė mund tė ketė shumė avantazhe: kėnaqje, tė tjerėt do ta dėgjojnė, do tė ketė dashuri dhe mbrojtje. Nė qoftė se personi tjetėr ndihet lehtė fajtor, viktima mund tė dominojė nė zgjedhjet e tij dhe madje ta mbajė lehtė nėn kontroll, pėr njė kohė shumė tė gjatė. Kėshtu ndodh kur viktima bėhet tirane. Megjithatė, nė ēdo rast viktimizimi nuk paguhet, por ka mėnyra se si tė ēliroheni prej tij: mund ta jetoni jetėn si i rritur duke pėrdorur mekanizmat tipikė tė fėmijėrisė.

    Shkaqet e viktimizimit

    - Shembull i marrė nga njė prind

    - Dhunė fizike ose psikologjike nė fėmijėri

    - Mosinteresimi i familjarėve ndaj tij

    Kur bėhet njė strategji

    Viktima i bėn tė tjerėt tė ndihen gjithmonė nė faj dhe kėshtu mund tė marrė prej tyre ē’tė dojė: vėmendjen, fjalėt, dashurinė, interesin, etj., duke dominuar mbi ta.

    Ndėrgjegjėsimi pėr situatėn

    “Viktimat” duhet tė pėrballen me pasigurinė qė kanė nė vetvete. Duhet medoemos ta luftojnė kėtė fenomen. Nuk duhet tė lejoni qė historia juaj t’ju mbajė peng dy herė. Mendoni qė personazhi i viktimės nuk ju ka sjellė ndonjė tė mirė deri mė sot. Nuk ju ka bėrė kurrė tė lumtur dhe nuk mund t’ju ndihmojė tė kaloni traumėn e vjetėr.

    Silluni si i rritur

    Bėni njė provė: kur fillon tė shfaqet “fėmija-viktimė”, ju shtiruni sikur jeni i rritur, qė jeni i sigurt nė vetvete. Merrni pėrgjegjėsitė qė ju takojnė. Nuk mund t’ia hedhėsh gjithmonė fajin fatit ose tė tjerėve.

    Pėr personat qė ju qėndrojnė pranė duhet tė largoni ndjenjat e fajit

    Viktimizimi i tė tjerėve mund tė ndikojė tek ju vetėm ngaqė ndiheni nė faj, ose jeni shumė tė dobėt nga ndonjė vuajtje qė ju ka lėnduar. Punoni me veten dhe gjeni motivin se pėrse jeni kaq tė dobėt.

    Ndihmojeni viktimėn tė rritet

    Nė qoftė se e doni me tė vėrtetė personin qė bėn rolin e viktimės mos e pėrkrahni. Kėshillojeni atė qė tė sillet nė njė tjetėr mėnyrė, tė rritet dhe tė mėsojė qė t’i ndajė marrėdhėniet. Nuk mund tė sillet gjithnjė kėshtu. /Ikub/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 10:08