BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    A eshte vertet e rendesishme pershtypja e pare?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje A eshte vertet e rendesishme pershtypja e pare?

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/9/2012, 10:20

     A eshte vertet e rendesishme pershtypja e pare? Images

    T’i kuptosh menjėherė personat qė takon, ėshtė njė cilėsi e rėndėsishme, por qė nuk duhet shndėrruar nė njė kurth, sepse nė disa raste, intuita mund t’ju gėnjejė…

    Disa thonė se “pėrshtypja e parė nuk ka vlerė”, ndėrkohė qė disa tė tjerė thonė se “pamja e parė tė gėnjen, e vėrteta del nė shesh me kalimin e kohės”. Kėto janė dy mėnyra tė ndryshme tė menduari, por nė fund, qėllimi ėshtė njė i vetėm: kritika. Si gjithmonė, njė veprim i njėanshėm iu shpie larg realitetit. Nuk ka dyshim qė ndjesitė e menjėhershme qė kemi kur takojnė njė person tė panjohur janė tė rėndėsishme, sepse nuk janė ende tė ndikuara nga gjykimet qė krijohen nė mėnyrė tė pashmangshme nė vazhdim. Nė ato momente, mund tė kapim nė ajėr njė tipar dominues tė personalitetit, njė zonė e fortė e pazbuluar. Pėrmes elementėve qė veprojnė nė mėnyrė subliminale (nė mėnyrė tė pavullnetshme), mund tė kemi njė ndjesi tė rėndėsishme pėr personin pėrballė.

    Armiku i vėrtetė ėshtė paragjykimi

    Ato momente nuk mund tė na thonė “gjithēka”, por mund tė na ndihmojnė tė nuhasim diēka tė rėndėsishme tė atij takimi, qoftė ky i vėrtetė ose jo, duke qenė se edhe shtirja ėshtė gjithnjė autobiografike, pra thotė diēka pėr personin qė na hiqet tjetėr njeri. Por nė tė njėjtėn kohė nuk mund tė mohohet fakti qė duke u bazuar totalisht te pėrshtypja e parė, rrezikojmė qė gjithēka ta kthejmė nė opinion tė mirėfilltė, gjė qė pas atij momenti e nė vazhdim do tė na pengojė tė shohim qartė dhe tė kapim elementė tė tjerė tė njohjes. Njė faktor tjetėr i rrezikshėm ėshtė gjendja shpirtėrore qė mbizotėron te ne nė atė moment dhe parashikimet psikike tė pandėrgjegjshme. Ndonjėherė ndodh qė pėrshtypja e parė tė jetė krejtėsisht e kundėrt me atė qė personi tregon me kalimin e kohės. Herė tė tjera, nėse kalon edhe pak kohė, mund tė vėrehen elementė tė shfaqur nė takimet e para. Herė tė tjera mund tė vėrejmė njė alternim tė vazhdueshėm tė aspekteve tė personalitetit. Prandaj ėshtė e rėndėsishme tė mos bazohemi 100 pėr qind vetėm te pėrshtypja e parė, por kėrkoni takime tė vazhdueshme dhe pėrpiquni tė zhvilloni aftėsinė qė keni pėr t’i psikologjisur njerėzit menjėherė sapo t’i shihni. Mos u mjaftoni me njė mendim sipėrfaqėsor.

    Ēfarė rrezikoni kur injoroni pėrshtypjen e parė…

    - Jeni shumė tė ekspozuar ndaj manipuluesve
    - Humbisni kohė me njerėz qė nuk ia vlejnė

    Ēfarė rrezikoni kur i besoni pėrshtypjes sė parė…

    - Bllokoni njohjen e mėtejshme tė njerėzve
    - Shoqėrohesh vetėm nė bazėn e simpative dhe antipative

    Pėrdorni “nuhatjen”, por mos devijoni nga rruga

    Pėrshtypja e parė mund tė mos jetė e plotė. Ndoshta personi qė keni takuar po shtirej shumė mirė, ose e kundėrta nė atė moment ishte me humor tė keq pėr probleme personale. Nė kėtė moment ėshtė e rėndėsishme qė tė mos e shndėrroni pėrshtypjen e parė nė njė gjykim pėrfundimtar, sepse nė fund do tė mbetet njė mendim i pandryshuar.

    Mos prisni deri nė boshllėk

    Pėrshtypja e parė duhet pėrdorur kudo, me njė kuptim tė mirė. Mos kėrkoni me ēdo kusht, nėse raporti vazhdon, konfirmimin e asaj qė keni nuhatur herėn e parė. Nėse pohimet (pozitive, ose negative) janė spontane, ėshtė e kotė tė kėrkoni atė qė nuk ekziston: ndoshta mund ta keni tepruar pak me mendimet tuaja, megjithatė mund t’i rregulloni gjėrat, duke ndryshuar mendim.
    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Re: A eshte vertet e rendesishme pershtypja e pare?

    Mesazh nga Princesha... 10/11/2012, 16:07

    Impakti Par Eshte I Rendesishem,Por Me E Rendesishme Eshte E Ardhmja, Se Deri Ku Mund Arish Me Ket Person,Ose Do Mbet Gjithmon I Vetmi Takim...
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: A eshte vertet e rendesishme pershtypja e pare?

    Mesazh nga Burrelsja 23/2/2013, 08:50

    pershtypja e pare ka rendesi por njohja me tej e eliminon kete pershtypje qofte negative apo pozitive...nje njeri trap nga mendja sa te hape gojen ta hedh pertoke pershtypjen e pare...gjithsesi sjam me ate qe pershtypja e pare nuk ndihmon ne shtyrjen e bisedes e njohjes me tutje,.,

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: A eshte vertet e rendesishme pershtypja e pare?

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 2/5/2024, 03:15