BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Manaferra dhe sėmundjet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Manaferra dhe sėmundjet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/10/2012, 07:50

     Manaferra dhe sėmundjet! Images

    Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat, gjethet, lastarėt e njomė dhe rrėnjėt.Gjethet e reja mblidhen nė Qershor- Korrik dhe thahen nė hije nė shtresa tė holla.

    Vetitė dietike dhe fitofarmacautike

    Frutat e manaferrės konsumohen tė freskėta pasi piqen mire; me to pėrgatitet reēel i cilėsisė sė mire. Me frutat e manaferrės bėhet caj, uthull.

    Frutat e manaferrės pėrmbajnė sheqerna, vitaminė C, karotinė, Vitaminė E, acide organike, pektinė etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janė tė pasura me vitaminė C, acide organike, lėndė tonike dhe aromatike. Nė fara ndodhet vaji yndyror nė masėn deri 12%.

    Tė gjitha pjesėt e bimės kanė veti mjekėsore shumė tė mire. Qysh nė lashtėsi janė pėrdorur nga njeriu pjesėt e bimės, si gjethet e majat, pėr tė bėrė ēajra kundėr sėmundjeve tė aparatit tretės, si dhe nė formė kompresash (leckash) me pėrdorim tė jashtėm.

    Gjethet e manaferrės kanė veti rrudhėse, djersitėse dhe qetėsuese.

    - Ato ndikojnė edhe nė uljen e temperatures. Nė kėto raste pėrdoret infuzi, i cili pėrgatitet si vijon:

    Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten nė njė gotė me ujė tė vluar, duke i lėnė aty pėr 10 minuta. Gjatė ditės pihen 1-2 gota tė tilla, nė gjendje tė vakėt.

    Ky infuz (ose i pėrgatitur nė formė ēaji) rekomandohet tė pihet nė rastet kur personi ndien djegje nė stomak e nė zorrė, nė raste thartirash, diarresh, si dhe nė formė gargarash (shpėrlarje e gojės dhe e grykės), kur ka djegie nė gojė, nė dykė, nė mishrat e dhėmbėve. Ky ēaj ėshtė shumė rezultativ dhe kundėr hemorroideve (majasėllit) dhe nė sėmundjen e sheqerit.

    - Pėr tė ndaluar hemorragjinė e hemorroideve, zbatohet kėshilla:

    Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen nė njė liter ujė. Kėto zihen jo mė shumė se 10 minuta. Nga ēaji i pėrgatitur, pihen tri gota nė ditė, pėr tri ditė rresht.

    - Ēaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarėve pėrdoret me efekt edhe nga kardiakėt (ata qė vuajnė nga zemra), ata me sėmundje tė stomakut bile pėr ēdo njeri, qoftė edhe i shėndoshė, ēaji i pėrmendur jo vetėm qė ėshtė i parrezikshėm, por,pėrkundrazi, ėshtė shumė i dobishėm pėr organizmin e tij.

    - Gjethet e thara tė manaferrės janė pėrdorur nė sėmundjet e mushkėrive pėr ndalimin e gjakrrjedhjes.
    Kėto pėrdoren nė formė dekokti, duke i dhėnė tė sėmurit nga 4-5 gota nė ditė, me mjaltė ose me sheqer.

    Kundėr sėmundjes sė sheqerit pėrdoret kėshilla:

    Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen tė zihen nė njė liter ujė. Nga lėngu i kulluar,i sėmuri merr tri here nė ditė nga njė filxhan para buke.

    -Pėrfundime tė mira japin edhe frutat e manaferrės, tė cilat mund tė konsumohen tė freskėta, si dhe nė formė ēaji:

    Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen nė njė gotė tė mbushur me uje:
    Nga lėngu i prodhuar merren ēdo ditė 1-2 gota tė vogla, nė gjendje tė ngrohtė.

    Frutat e manaferrės shuajnė etjen, pėrdoren nga tė sėmurėt me diarre kronike, me dhimbje nė kyēe, me infeksione nė veshka e nė fshikėzėn e urines, me kollė etj.

    - Kundėr dizenterisė pėrdoret kjo kėshill praktike:

    Merren rreth njė kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen tė zihen pėr gjysmė ore nė njė enė ku ėshtė hedhur njė gotė me ujė.

    Nga lėngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugė gjelle nė ditė.

    -Kundėr astmės pėrdoret kjo kėshillė:

    Merren njė sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen nė mullirin e kafesė.
    Nga pluhuri i pėrfituar merren 2 lugė kafeje, esėll duke pėrcjellė me qumėsht ose me ujė.

    - Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave tė thara pėrdoret edhe kundėr hemorroideve:

    Merren tri here nė ditė, para buke, nga njė lugė kafeje nga ky pluhur.

    - Edhe reēeli me frutat e manaferrės ka veti tė mira mjekėsore, ai tretet mire nė stomak dhe shėrben pėr pastrimin e gjakut, pėr ndalimin e tij nė gjakrrjedhjet e aparatit tretės dhe sidomos tė hemorroideve.

    - Ēaji i pėrgatitur me rrėnjėt e manaferrės ka veti rrudhėse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon nė uljen e tensionit tė gjakut. Ēaji me rrėnjėt e manaferrės ėshtė shumė i dobishėm pėr kurimin e diabetit.

    - Nė kėtė rast zbatohen kėshilla:

    30 gram rrėnjė manaferre zihen pėr gjysmė ore nė 500 ml ujė. Ēdo mėngjes para buke, pihet njė filxhan nga ky ēaj, i vakėt ose i ngrohtė.

    - Nė rastet e hemorragjisė a tė tretjes me vėshtirėsi tė ushqimeve, rekomandohet tė pėrdoret kėshilla qė vijon:

    100 gram rrėnjė zihen nė 500 ml ujė derisa tė avollohet gjysma e tij. Lėngu i pėrfituar, pasi filtrohet konsumohet.
    Merren 1-2 gota nė ditė.

    - Nė rastet e gingivitit (sėmundje e mishėrave tė dhėmbėve), pėrdoret kėshilla:

    Nė gjysmė litri ujė hidhen 100 ml. uthull. Nė pėrzierjen uthull-ujė zihen pėr gjysmė ore 50-60 gram rrėnjė manaferre. Me lėngun e fituar bėhen shpėrlarje tė gojės.

    - Nė rastet e diarresė pėrdoret kėshilla praktike:

    Merren maja manaferrash, filiza tė njomė dhe pasi pastrohen, futen nė gojė dhe pėrtypen, duke nxjerrė jashtė bėrsitė dhe duke pėrcjellė lėngun.

    - Nė rastin e fėmijėve:

    Maja dhe filizat shtypen, shtrydhen dhe lėngu i fituar u jepet me nga njė lugė kafeje nė ēdo dy orė.

    - Pėr mjekimin e zorrės sė verbėr kėshillohet:

    Merren 500 gram maja manaferre dhe zihen nė 2 litra ujė. Nga lėngu i fituar ,i sėmuri merr gjysmė gote ēdo mėngjes duke qenė esėll, pėr njė muaj rresht.

    Me pėrdorim tė jashtėm kanė vlerė tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, lastarėt, gjethet e freskėta, tė cilat nė formė kompresash (leckash) ndikojnė nė pėrtharjen dhe shėrimin e plagėve. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 00:43