BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Per te rene nga pesha, mjaftojne disa ushtrime fizike para ngrenies se mengjesit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Per te rene nga pesha, mjaftojne disa ushtrime fizike para ngrenies se mengjesit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/11/2012, 06:39

     Per te rene nga pesha, mjaftojne disa ushtrime fizike para ngrenies se mengjesit! Images

    Nėse ju shqetėsojnė kilet e tepėrta nuk ėshtė nevoja tė vraponi me kilometra apo tė konsumoni barna ‘magjike’, mjaftojnė disa ushtrime fizike pėrpara se tė konsumoni vaktin e mėngjesit. Shkencėtarėt e Universitet tė Shkencave Mjekėsore, nė Glasgow kanė ndėrmarrė njė studim pėr tė vlerėsuar efektet nė dhjamin e trupit dhe nė metabolizėm tė ushtrimeve fizike tė praktikuara pikėrisht pėrpara konsumimit tė vaktit tė parė tė ditės.

    Rezultatet e para kanė dėshmuar se ushtrimet fizike pėrpara ngrėnies janė zgjidhja mė e mirė pėr tė humbur peshė, pėr tė djegur kaloritė e tepėrta dhe pėr tė mbajtur tė shėndetshme arteriet dhe zemrėn.

    Studimi u pėrqendrua tek 10 pacientė me moshė mesatare 28 vjeē, tė cilėt vuanin nga mbipesha dhe bėnin njė jetė sedentare.

    Efekti mė i mirė i kėsaj metode lidhet me faktin se nė rastin e ushtrimeve para buke, energjia pėr sforcimin fizik merret direkt nga depozitat e dhjamit nė trup dhe humja e dhjamit nė kėtė rast ėshtė mė e madhe se sa kur energjia merret nė mėnyrė derivative nga ushqimi i sapokonsumuar.

    Personat qė iu nėnshtruan studimit u ndanė nė dy grupe; njėri grup konsumoi vaktin dhe mė pas bėri ushtrime fizike, ndėrsa grupi i dytė tė kundėrtėn, pra i parapriu me ushtrime fizike konsumimit tė vaktit. Rezultatet treguan se personat e grupit tė dytė kishin arritur tė digjnin mė shumė yndyrna (rreth 33 pėr qind mė shumė) nė trupin e tyre se sa personat e grupit tė parė. Dhe kur flasim pėr humbjen nė peshė, nė fakt nėnkuptojmė zvogėlimin e yndyrės nė trup, shprehen studiuesit. /ikub/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:33