BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Profil i kandidatit demokrat, Barack Obama!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Profil i kandidatit demokrat, Barack Obama!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/11/2012, 07:15

    Profil i kandidatit demokrat, Barack Obama! Largea_4654389b-6d3e-41a9-9ed6-04f593b1ef84_w640_r1_s_cx0_cy6_cw01352068427

    Me afrimin e zgjedhjeve tė 6 nėntorit, Presidenti Barak Obama duket se i ka forcuar pozitat, pas prezantimit tė dobėt nė debatin e parė presidencial kundėr rivalit republikan Mitt Romney. Nė ditėt e fundit tė fushatės, Presidenti po pėrpiqet ta prezantojė veten si udhėheqės me potencė. Nė vazhdim, njė portret i politikanit qė shėnoi njė moment historik nė vitin 2008 dhe shpreson qė ta pėrsėrisė atė fitore tė martėn:

    Para 4 vjetėsh, Barack Obama u zgjodh presidenti i 44-tė i Shteteve tė Bashkuara.
    Partia Demokrate e emėroi atė nė njė kuvend qė u pėrqėndrua nė pakėnaqėsinė e publikut me problemet ekonomike tė vendit. Zoti Obama pėrfitoi nga kjo gjendje me moton e tij, “Ndryshime tek tė cilat kemi besim”.

    Gjatė administratės katėr vjeēare tė Presidentit Obama, ekonomia ėshtė pėrmirėsuar, por jo aq sa ē’kishin shpresuar shumė njerėz. Disa ekspertė politikė thonė se zoti Obama ka mėsuar ndryshimin e madh qė ekziston mes fushatės dhe qeverisjes.
    Jennifer Lawless drejton Institutin e Grave dhe tė Politikave nė Universitetin Amerikan.

    “Shumė prej premtimeve tė tij vareshin nga ideja se nė Uashington do tė bėheshin pėrpjekje ndėrpartiake. Dhe menjėherė pasi John Boehner u zgjodh Kryetar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve u pa qartė se objektivi numėr njė i republikanėve ishte qė pėrpjekje tė tilla tė mos bėheshin”.

    Njė shembull i tillė ishte projektligji pėr imigrantėt nė bazė tė tė cilit do t’u jepej shtetėsia imigrantėve qė kishin ardhur ilegalisht nė Shtetet e Bashkuara nė moshėn e fėmijėrisė. Ky akt u mbėshtet nga presidenti, por nuk u miratua kurrė nga Kongresi. Nė qershor, Presidenti Obama njoftoi se Shtetet e Bashkuara do tė ndalnin pėrkohėsisht dėbimin e imigrantėve qė mbroheshin nga deportimi nė bazė tė projekt-ligjit tė imigracionit. Ndėrkohė, administrata e tij ka deportuar mė shumė imigrantė tė paligjshėm se ēdo president tjetėr amerikan.

    Presidenti Obama mbajti premtimin e fushatės pėr tė reformuar kujdesin shėndetėsor tė vendit. Ndėrsa ky ligj ngjalli shumė debate, Gjykata e Lartė, e cila diskutoi kushtetueshmėrinė e tij, i mbėshteti dispozitat kryesore tė ligjit.

    Presidenti kėrkoi dhe Kongresi miratoi njė paketė prej 787 miliardė dollarėsh pėr stimulimin e ekonomisė dhe mė pas zbatoi njė program shpėtimi pėr kompanitė e automobilėve General Motors dhe Chrysler.

    Nė maj tė vitit 2011, forcat speciale zbuluan vendndodhjen dhe me njė operacion ushtarak vranė nė Pakistan Osama bin Ladenin, organizatorin e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001. Presidenti tėrhoqi forcat amerikane nga Iraku, shtoi numrin e trupave nė Afganistan dhe nėnshkroi njė traktat tė ri pėr kontrollin e armėve me Rusinė.

    Barack Obama ėshtė presidenti i parė afrikano-amerikan i Shteteve tė Bashkuara. Ai ėshtė gjithashtu presidenti i parė nė detyrė qė mbėshtet ligjėrimin e martesės mes homoseksualėve.

    Kur zoti Obama u pėrball me rivalin e tij republikan Mitt Romney nė debatin e parė presidencial, Presidenti kishte njė avantazh tė vogėl por tė qėndrueshėm nė anketat e opinionit nė shkallė kombėtare, por ai nuk doli mirė nė debat dhe zoti Romney avancoi.

    Zoti Obama e ka pėrqėndruar mesazhin e fushatės kryesisht tek tė rinjtė, gratė, pakicat dhe klasa e mesme. Gjatė javėve tė fundit, ekonomia ėshtė pėrmirėsuar pak gjė qė mund ta ndihmojė Presidentin Obama.

    Nė javėt e fundit tė fushatės, zoti Obama anuloi fushatėn pėr t’u pėrqendruar tek pėrgjigja e qeverisė kundėr uraganit Sandy. Guvernatori republikan i Nju Xhėrsit, i cili mė parė ka qenė kritik i ashpėr i presidentit, lavdėroi zotin Obama pėr rolin e tij nė pėrpjekjet pas uraganit.

    Barak Obama lindi nė Havai nė 1961. Ai dhe bashkėshortja e tij Michelle kanė dy vajza, Malia dhe Sasha.

    Nėnpresidenti Xho Bajden ėshtė edhe kėtė radhė kandidati demokrat pėr nėnpresident. Zoti Bajden ka shėrbyer pėr gjashtė mandate si senator dhe konsiderohet si ekspert nė politikėn e jashtme. /BS/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 00:21