BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    .......Dedikuar Ty zmr ime.............

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    ylle .......Dedikuar Ty zmr ime.............

    Mesazh nga Princesha... 7/11/2012, 02:53

    [b]Gjithmonė kam menduar se nuk do tė ekzistojė dikush nė jetėn time qė do e dua shumė, edhepse ėndėrra ime ka ekzistuar aty ēdoherė, por ka qenė ėndėrr derisa tė takova ty dhe mund tė gjej 1 milion fjalė pėr tė shkruar sonte atė qė ndjej pėr ty, se si tė takova dhe si u dashurova tek ti, edhe sikur dhjetėra romane tė shkruaj pėr dashurinė time ndaj teje, pėrsėri nuk do mjaftonte ngaqė dashurinė time mund ta ndjesh vetėm ti, tė pėrket vetėm ty dhe askush tjetėr nuk mund ta kuptoj atė. Thjesht je aji ėndėrra qė kam ėndėrruar, je ylli i parė qė e shoh kur nata bie, je aji i cili mė hapi derėn kur unė isha e lagur jashtė derisa binte shi, je ti aji i cili mė zgjati dorėn kur unė isha njė hap nga fundi, je aji i cili mė dhe kurajo pėr tė vazhduar mė tej, je arsyeja pse jetoj, je disi i pėrsosur pėr mua dhe nuk do tė ekzistojė tjetėr nė jetėn time qė do tė mund tė tė zėvendėsoj.
    Kur tė njoha ty e kuptova qė gjithēka qė dija pėr dashurinė kishte qenė gabim dhe ajo frika se do tė jem e lėnduar tani ėshtė larguar sepse ishte aji i cili mė drejtoi tek ti. Mė vjen mirė qė ti je imi dhe unė jam e jotja dhe sė bashku do tė luftojmė kundėr gjithēkaje vetėm e vetėm ta ruajmė kėtė ndjenjė tė veēantė sepse nuk dua ta humb.
    Kur jam me ty dua tė humben e tėra. Kur them kėshtu, nuk mė intereson pėr tė tjerėt, nuk mė interesojnė mendimet e tė tjerėve pėr mua, thjesht tė pėrkas ty dhe dua qė kėtė ta ndjesh thellė brenda vetes tėnde. Nuk ekziston dikush qė do tė hyj nė teritorin tėnd i dashur (qė dmth brenda meje) sepse i jam betuar Zotit se unė do tė jetoj pėr tė tė bėrė tė lumtur vetėm ty. Nuk dua ta humbas as edhe njė buzėqeshje tėnden, nuk dua ta humb as edhe njė puthje, thjesht dua tė gjitha gjėrat t’i pėrjetoj me ty. Kam provuar qė tė mos mendoj pėr ty, por vetėm ka qenė njejtė sikur t’ju them gjetheve gjatė vjeshtės tė mos bien poshtė, ka qenė njejtė sikur dielli i nxehtė i verės tė mos shkėlqejė dhe ngroh.
    Ti ke lėnė gjurmė nė jetėn time tė cilat nuk fshihen nga era, nga dallgėt apo nga harresa dhe kėto gjurmė do t’i mbart me vete derisa tė vdes. Tė dua siē duhen disa gjėra tė panjohura, fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit. Tė dua kėshtu, sepse unė nuk di ndryshe! Kur jam me ty mund tė jem vetja; kur jam me ty ti mė lejon tė tė pėrshkruaj nė detaje se si e kam kaluar ditėn; ti asnjėherė nuk mė thua “pėrsėri do ma tregosh kėtė histori?!”, ti je inspirimi im, drita ime; ti din si tė sjellėsh buzėqeshje nė fytyrėn time; secili tik-tak i zemrės sime tė pėrket ty; ti mund tė mė lexosh edhe mendjen; mė ke mėsuar se ē’ėshtė dashuria; nė historinė e jetės sime, kapitujt mė tė mirė janė tė mbushur me ty; kėto janė arsye tė pafundshme pėr tė tė treguar pse tė dua, por mė e rėndėsishmja i dashur ėshtė se, ēdokush e di qė jeta i ke tė mirat dhe tė kėqijat e veta, njė ditė je nė majė tė botės dhe njė ditė je palaēo, unė i kam kaluar tė dyja pėr tė mėsuar se nuk duhet ta ndalėsh diēka qė ėshtė duke shkuar mirė, atė qė e kemi ne tė dy tani, e di qė ėshtė njė gjė e mrekullueshme tė cilės nuk dua t’i jap fund. Do tė ecim bashkė deri nė fund, tė premtoj. Tė premtoj qė do jap gjithēka qė kam pėr tė tė parė tė lumtur. Tė dua deri nė pafundesi...
    .......Dedikuar Ty zmr ime............. 251812_109484635863919_1227354203_n
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    ylle Re: .......Dedikuar Ty zmr ime.............

    Mesazh nga Burrelsja 2/7/2013, 10:26

    Per ty...

    Per ty qe se meriton kete shkrim!
    Per pa pjekurine tende, dhe pakujdesine tende..disa fjale qe po me ngelin ne fyt, por per ty do ti them..
    Ti, ishe dikur, nje mik i mire?? mund te quajme te tille?
    Mbase.. per ty, qe ke len gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnje pengese nuk ke pas..gabim.. dhe vetem ti..hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA JOTE, jo ti!
    Ka qen thjeshte nje hije kalimtare. E di..ne fakt sa isha e lumtur per ate hije, sa do e idhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja.. me mjaftonte!
    Hija me ka rrite besoj, por gjith besimet e mija sot koha mi ka vertetuar, kan qen thjeshte nje imagjinate, besoja me shume tek ti se sa tek vetja. Me kupton?
    Besoja me shume ne nje hije se sa ne nje ndjenje te sinqerte.
    Kam krijuar ne mendjen time ate iluzjon qe leviz boten, sikur s'jetoja dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt shqip dhe qarte, qe un jetoj pa ate hije..Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me ulin poshte, sepse ne rradhe te pare vij un, pastaj vjen ti.. Me kupton?
    Isha e lumtur per cdo gje sa do e vogel, per cdo moment, per nje buzeqeshje te vjedhur, per nje "batut" koti, per cdo fjale qe merrte jete nga goja jote..
    me kupton?
    Cdo gje ka nje shpjegim dhe un ne fakt nuk arrij te iu jap shpjegime shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin se kam un, apo thjeshte ti e ke.. apo serishte gabohem? Jo me vjen keq. Tani nuk gabohem me.
    Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qen ti
    Por tani kuptoj qe s'kam nevoj me per ate jete, sepse me ne fund si ne foshnje e vogel, u rrita dhe un, krijova ato rrethanat, dhe tani avash avash eci vet.. vrapoj vet..ne jeten time.
    Te thash largohu? JO kurr.. te kerkova te me qendrosh prane? Asnjehere..Sepse ai qe te don, e din vet se kurr duhet qendruar prane, me kupton?
    Un gjithmone te kam kuptuar mjafte mire, gjithmone kam dite te hjeshoja diten, kam dit te te dhuroja ate lezetin e castit, kam dite te te beja te buzeqeshja, si nje yll i vogel qe te qendron prane...gjithmone... Te kam degjuar, te kam kshilluar, s'te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te qendroja prane problemeve te tuaja. Por tani nuk dua me. Me kupton?
    Tani po qe iu jap vlera atyre momenteve, iu jap vlera atyre silljeve te mija, dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne xhepin e gabuar.Tani cdo gje dua qe thjeshte te mbetin nje hije, nje hije e bukur, nje kujtim, qe do tregoj ndoshta femijve te mi..nje shpres e vdekur, dua qe cdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes time.. Dua qe te te shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti te ishe i lumtur.. por tani e di qe se meriton ate zemer, syte e mi do ti ipja.. por e di qe do ishin ne duart e gabuar..

    Ti sme meriton, me kupton?

    Keto fjale qe me kishin ngele ne fyt ishin per ty...

      Ora ėshtė 28/4/2024, 16:18