BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Qellimet ushqimore qe duhen ndjekur kete vit per te pasur nje trup me te bukur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Qellimet ushqimore qe duhen ndjekur kete vit per te pasur nje trup me te bukur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/11/2012, 17:08

     Qellimet ushqimore qe duhen ndjekur kete vit per te pasur nje trup me te bukur! Images

    Pjesa me e madhe e personave qe u nenshtrohen dietave mund te konfirmojne se kur nderpresin regjimin ushqimor marrin me shume kilograme ose shtojne me shume peshe se ne fillim.

    Beni me pak diete

    Po, eshte e vertete! Pjesa me e madhe e personave qe u nenshtrohen dietave mund te konfirmojne se kur nderpresin regjimin ushqimor marrin me shume kilograme ose shtojne me shume peshe se ne fillim. Beni disa ndryshime ne stilin e jetes tuaj, do t’ju ndihmoje te humbni peshe ne menyre te shendetshme dhe te ruani rezultatin.

    Flini me shume

    Studimet kane treguar se mungesa e gjumit mund te ndikoje ne oreks. Cuditerisht mungesa e gjumit zvogelon prodhimin e nje hormoni proteine, leptina, qe i dergon trurit sinjalin e ngopjes dhe rrit prodhimin e hormonit te urise, ghrelin. Atehere per te evituar deshiren per te pertypur dicka, qe vjen shpesh rreth ores 10 te mbremjes, me mire shkoni ne shtrat!

    Pini shume uje

    Veshkat tona bejne nje pune te shkelqyer te detoksifikimit te trupit, megjithate ne duhet te bejme punen tone per te pire nga 6 deri ne 8 gota uje ne dite per te shmangur dehidratimin, pergjegjes per shfaqjen e nje gjendje letragjie fizke dhe mendore.

    Hani 5 porcione fruta dhe perime ne dite

    Statistikat e sondazheve tregojne se, meshkujt dhe femrat hane rreth 3.5 porcione fruta dhe perime ne dite. Megjithate duhet te perpiqeni te hani te pakten 5. Provoni duke shtuar ne diten tuaj te perditshme nje molle, ose nje sallate te vogel gjate vaktit te mbremjes, ose ne dimer shtoni nje pjate supe me perime.

    Konsumoni drithera integrale

    Synoni te beni ndryshime te vogla ne zakonin tuaj ushqimor, per shembull, zevendesoni buken e bardhe (e cila liron me shpejt sheqerin ne gjak) me buke integrale (qe cliron me ngadale sheqerin ne gjak). Ushqimet integrale jane te pasura me vitamine E dhe fibra, vec te tjerash kontrolli i sheqerit ne gjak nga ana e ketyre ushqimeve lejon edhe kontrollin e deshires per ushqim.

    Hani mengjes

    Disa studime tregojne se personat qe shmangin plotesisht mengjesin, rrezikojne te marrin nje perqindje me te larte te kalorive gjate dites. Ngrenia e nje mengjesi te shendetshem eshte nje menyre per te filluar diten me kemben e duhur dhe per aktivizuar metabolizmin.

    Mendohuni mire para se te hani

    Thjesht duhet te mesoni te jeni me te disiplinuar. Keni vertet uri? Nese po, atehere mendoni mire ate qe do te hani …dicka e vogel dhe e embel ose e ashtuquajtur “kalori boshe”, nuk do t’ju jape nje ndjenje te ngopjes dhe shume shpejt do te ndiheni i uritur.

    Hani me qetesi

    Kur hani, trurit i duhet kohe per te marre mesazhet qe tregojne se trupi eshte ngopur. Gjate vaktit, stomaku mbushet dhe pushon duke shkaktuar sekretimin e nje hormoni intestinal, colecistochina, qe i transmeton trurit ndjesine e ngopjes dhe per pasoje shenon fundin e vaktit. Nese hani shume shpejt, ka gjasa te tejkalohet niveli i ngopjes para se te perpunohen mesazhet nga ana e trurit, per pasoje, perfundoni duke u ndjere jo mire dhe te fryre.

    Ushtroni me shume aktivitet fizik

    Nje menyre e shendetshme ushqimore dhe ushtrimet fizike shkojne shume mire bashke kur eshte fjala per shendetin. Prej kohesh keshillohet te praktikohet 30 minuta ne dite aktivitet fizik, 5 here ne jave. Ky aktivitet perfshin ecjen me hap te shpejte, punet e shtepise dhe kopshtarine.Megjithate ekspertet tashme mbeshtesin se, per nje shendet optimal, eshte e rendesishme qe te perqendrohemi ne ushtrime fizike me intensive, si vrapi ne natyre dhe bicikleta. /ikub/

      Ora ėshtė 6/5/2024, 23:28