BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fjalimi i At Gjergj Fishtės nė Konferencėn e Paqes (1919)

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Fjalimi i At Gjergj Fishtės nė Konferencėn e Paqes (1919)

    Mesazh nga Vizitor 28/11/2012, 11:46

    Fjalimi i At Gjergj Fishtės nė Konferencėn e Paqes (1919)  Attachment

    "....Ky popull asht bash ai populli i vogėl shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem nė Europė. I vjetėr sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese tė maleve tė veta vigane

    , dhe i lindun tė thuesh prej vetė rrenjeve tė vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshėm i tokave tė veta...."

    Prej brigjeve gjėmuese tė Euksinit e deri nė borėn e amshueshme tė Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese tė Ekrakeraunve e deri ndėr karma tė thepisuna tė Karpateve, ende tė rime me gjak njeriu, nė ato shekuj tė kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, nė namė e nė za nė histori tė fiseve dhe tė kombeve.
    Sot kjo familje asht shue. Marrė pėrbri prej tallazeve tė luftave tė gjata e tė pandame, ajo u pėrpi dhe u zhduk pėrbrenda gėrmazave tė pangishėm tė vorbujve te historisė, e kėshtu nuk mundi ma, ē’mė atė ditė kur Gentiusi, mbreti i mbramė i Ilirėve, mė 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucė Emil Palit pėr me pa diellin e majes sė lumnisė sė vet tė hershme.
    Porse, si tė thuesh, si nji shkatėrrinė e dhimbshme anijeje tė mbytun nė det, prej humbjes sė kėsaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndėrmjet Thesalisė dhe Malit tė Zi, prej brigjeve lindore tė Adriatikut e deri nė bregore tė Vardarit, shpėtoi gjallė nji grusht njerėzish, tė cilėt kishin zanė vend ose mbas mburojes sė disa maleve titanike, ose nėn hijen e kandshme tė disa fushave pjellore dhe plot jetė , banesė e pėrmallshme e hyjnive tė moshės pėrrallėzore. Ata u banė ballė me fuqi kurrė tė pėrkulshme tė shpirtit tė vet bujar, qoftė thellimeve tė furive tė shekujve, qoftė edhe padrejtėsisė sė hipokrizisė njerėzore. Tė stolisun me nji forcė tė jashtzakonshme qėndrese, ende kėta e flasin atė gjuhė tė tė Parėve tė vet ma tė hershėm; ende e ruejn tė pandryshueshėm karakterin e hekurt e fisnik tė stėrgjyshėve tė vet dhe sot ata gjithnji e punojnė shi atė tokė tė cilėn e punuen tė parėt e tyne prehistorikė.
    Ky popull asht bash ai populli i vogėl shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem nė Europė. I vjetėr sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese tė maleve tė veta vigane, dhe i lindun tė thuesh prej vetė rrenjeve tė vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshėm i tokave tė veta.
    Po qe se pėrnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrė prej Konferencės sė Paqes si karakter themelor pėr trajtimin e shteteve si dhe pėrcaktimin e kufijve tė tyne, e drejta e lypė qė Shqipnia tė qitet shtet mė vete pėrmbrenda kufijve tė vet etnikė dhe gjeografikė. Por ēka se, simbas teorisė wilsonjane (tė Presidentit amerikan Willson) pėr me mundė nji popull me u sundue nė vetvete, pėrpos kombėsisė, duhet tė mirret para sysh edhe ndėrgjegja e tij kombėtare. Tashti, pėr nė qoftė se si ndėrgjegje kombėtare duhet tė kuptohet ndjesia pėr liri si edhe ai dėshir qė mund tė ketė nji popull pėr t’u zhdrivillue nė vetvete, gjithnji pėrmbrenda qarkut tė forcave tė veta, unė them se edhe nė kėtė pikpamje Konferenca duhet t’ia njohė Shqipnisė pamvarėsinė si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomėni, cili popull nė Ballkan ka ndjesi ma tė thella pėr lirinė e vet sesa populli shqiptar ?
    Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenė kurrė zotnuesa mbi shqiptarė. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinės dhe me trathti nė shtėpinė e qytetarit tė paqtė e, si shtjen mbrenė drojen dhe pshtjellimin, del jashtė pa mundun kurrė me thanė se ka sundue aty mbrendė: njashtu hynė pushtuesit e huej nė Shqipni pa mujtė kurrė me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarėt. E mos kujtoni, zotni, se unė kėtu jam tuj ju thanė sende tė cilat mos t’i kenė vu re edhe shkrimtarė tė huej me vlerė. Kėshtu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotė nė nji libėr tė vetin mbi Shqipni :
    “Pushtime tė hueja janė pėrshkue mbi komb shqiptar, por tė gjitha kanė kalue pa lanė kurrfarė gjurme, si ujėt qė rrėshqet mbi shpinė tė rosės”.
    Pėr lirinė e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinė, tokėn dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veē qė shqiptari nė mes tė sa ndollive dhe te papriturave politike e pėr nji periudhė kaq tė gjatė shekujsh, ka mbrrijtė me e ruejt gjuhėn, doket dhe karakterin e vet kombėtar, – dhe kėtė jo vetėm nė Shqipni, por edhe jashtė kufijve tė sajė, – kjo difton ēiltas se ai asht dhe don tė mbesė shqiptar. E gjithė kjo ngjet sepse ndėrgjegja kombėtare ka lėshue rrajė tė thella nė shpirt tė tij. Por ma mirė se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar pėr liri dhe pamvarėsi kombėtare, duket nė faqet e historisė, pėr tė cilėn mundemi me thanė se asht e endun vetėm prej luftash pėr liri e pavarėsi. Unė kėtu, pėr mos me e vu fort nė provė durimin e Zotnisė suej, po ju pėrmend vetėm punėt e mėdha, qė ndėrgjegja kombėtare e kėti populli, kreu qė prej tė XV qindvjetė e mbrapa.
    Botėn mbarė nė zi do ta mbėshtillte. – Tė flegruem droje shuejtėn zanin mbretnitė e Europės. Kur qe, mbi kep tė Krujės titanike, po del nji hije burri, vetullat ngėrthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekėr tė thinjtė, e cila shtėllungė gjatė nofullės i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkėmbu tė thepisun. Mbi krye trishtueshėm flakė i shkėlqen tarogėza pėrkrenarja me brirė qė tmerrshėm kah i vezullon nėn rreze tė diellit, kometė zharitėse danė ndėr sytė e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun pėrpara, poshtė rrėmoreve tė maleve tė thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi tė rrėmbyeshėm, vėrsulen vetėtimthi mbi formacionet e turqve, tė cilėt, prej sė largu tuj ua pa hovin, thonė se kulshedra me dragoj po u turret.
    Por mundet ndokush me mė thanė se Skanderbegu kėto lufta i ka ba pėr qėllime fetare, dhe jo i shtymė prej nji ndėrgjegjeje kombėtare, pra pėr me i dalė zot lirisė dhe pamvarėsisė sė vendit tė vet.
    E mos kujtoni se me dekė tė Skanderbegut u shue ndjesia e lirisė dhe e pamvarėsisė nė shpirtin e shqiptarėve. Historia e Turkisė ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje tė mėdha tė cilat gjatė rrjedhjes sė katėr shekujve kombi shqiptar i bani qeverisė otomane ose pėr me pshtue prej zgjedhės sė sajė, ose pėr me e ngushtue qė mos t’ia mohonte tė drejtat e tija. Edhe pamvarėsia e Greqisė asht nji lule e rimuun me gjak tė shqiptarit. Zhavellėt dhe Boēarėt kanė qenė shqiptarė e shqip kanė folė dhe me trimėni shqiptare kanė luftue. Jo besa, por Greqinė e kanė lirue shqiptarėt dhe jo ma pak janė mundue se sa disa Pushtete tė mėdha tė cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnė sot edhe mbi Shqipni. Kėtė punė, me pasė pėr ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetė; por, nė mos dashtė me ju a thanė ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folė mbi pamvarėsi tė Greqisė, thotė se kjo nuk qe tjetėr veēse rezultati i reaksionit tė elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisė kundra elementit turk.
    Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalė shtet nė vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndėrgjegja kombėtare ose ndjesia pėr liri e pamvarėsi, por qe fakti se shi ditėn nė tė cilėn ai ishte gati me fitue lirinė e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitėn kthetrat dhe e banė rob nėn zgjedhė tė veten. Dhe kėtė e banė jo pėr me e mbajtė nėn shėrbim e robni tė veten, por pėr me e shue shqimit e me e qitė faret. Kėshtuqė prej kėsaj pikpamje duhet me e thanė se shqiptarėt gabuen, dhe gabuen randė fort, qė u ēuen aso kohe kundra Turkisė, sepse pėr ta do tė kishte qenė dam fort ma i vogėl me u vue nėn zgjedhė tė Turkisė, se sa me u gri prej kristjanėve.
    Po e shoh, Zotni, se kjo fjalė nė gojėn time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks nė vetvete. Janė faktet qė mė japin arsye. Nė vitin 1478 turqit marrin Shkodrėn dhe me te mundet me u thanė se u pushtue e tanė Shqipnia. Por megjithėkėtė, turku ia njohti Shqipnisė nji farė autonomie: na e la gjuhėn dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet nė histori se ky mbyti qindra mija shqiptarė pėrnjiherė, sadoqė populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarė. Nė vjetin 1912 kėrcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikėt pushtojnė Shqipninė. Nji herė mbysin pak me thanė dyqindmijė shqiptarė, vrasin meshtarė katolikė sepse nuk ndigjonin me e mohue fenė ; grijnė mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalė dinit. Rrenojnė me themel qindra e qindra katunde, veēse si e si me e farue kombin shqiptar. Nė vjetėn 1914, ushtritė ndėrkombėtare, mbas sa intrigash tė poshtra, pushtojnė Shkodrėn. Nė kėto ushtri kombi shqiptar ka pasė mbėshtetė gjithė shpresėn e vet, sepse kėta ishin demek tė shprehunit e forcės qė do tė rregullonte botėn dhe, si tė thuesh, ata ishin pasqyra tė qytetnisė europiane. Por megjithėkėtė ata nuk sollėn kurrnjisend pėrsėmbari nė Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetė kilometrash nė Shkodėr, as qė e ēilėn nji rrugė, as qė e lėshuen nji urė, as hapėn nji shkollė, nji gjykatore, nji spital, nji send tė vetėm qė t’i vyente pėrparimit dhe qytetnimit tė popullit shqiptar. I gjithė kujdesi i tyne pėr Shqipni, pėrmblidhet nė kėta: kurrsesi mos me e lanė Shkodrėn me ba pjesė nė Shqipninė tjetėr dhe qė nė Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaēėm me tė cilin tė njiheshin nė Shqipni ēifutnit nji tagri me shqiptarė, sadoqi aso kohe nuk kishte nė Shqipni me thanė asnji ēifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombėtare dogji tė gjitha aktet dhe arkivat e veta.
    Nė vjetėn 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallė luftė me kurrkend. Nė fillim tė vjetės 1915, italianėt pushtojnė Vlonėn, kinse pėr qėllim qė me u pėrkujdesė pėr shqiptarėt e sėmutė tė Shqipnisė jugore. Nė 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninė. Me e thanė me fjalė tė tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninė si nji krahinė tė veten. Pėr ma tepėr: grekėt dogjėn 360 katunde nė Shqipninė jugore, tuj i mbytė tė gjithė ata qė dishmoheshin shqiptarė.
    E sot Konferenca e Paqes lypė qė shi ndėr ndėr kėto vise tė bahet plebishiti pėr tė caktue kufijt e Shqipnisė. Ē’ironi e helmueme!
    Prej kėtyne punėve, – pėr mos me folė pėr tė tjera, – duket ēiltas se shqiptarėt, prej pikpamjes kombėtare, kanė pasė arsye me drashtė ma shumė kristjant se sa turqit. Turku, si pėr princip, si nė teori, ia ka pasė njohtė Shqipnisė nji farė autonomie, sadoqė me Skanderbeun e pat kundėrshtue pėrparimin e tij nė Ballkan.
    Thonė armiqt tonė, si dhe do mbrojtėsa tė tyne, se vėrtetė qė kombi shqiptar asht ma i vjetri ndėr popuj tė Ballkanit dhe se ka nji dashuni tė gjallė pėr liri dhe pamvarėsi tė veten; veēse shka se megjithėkėto, Shqipnia nuk mund tė qitet shtet mė vete sepse shqiptarėt janė :
    a) barbarė,
    b) nuk janė tė zotėt me pėrparue dhe me u qytetnue vetė dhe se
    c) eksperienca ka tregue se nė kohėn e Princ Widit, Shqipnia nuk mund tė mbahet shtet mė vete dhe krejt i pamvarun…
    Pra, simbas mendimit tė armiqvet tonė, ose ma mirė me thanė, simbas fjalėve tė vetė atyneve, lypset qė Shqipnia tė coptohet e t’u jepet atyne nė dorė pėr me e sundue dhe pėr me vu rregull, – meqė shqiptarėt janė barbarė e tė egėr e nuk janė popull qė di me qitė shtet mė vete, pra me qeverisė. Pėr me thanė tė vėrtetėn, po tė marrim parasyshė mjetet e mėnyrėn me tė cilat ka nisė e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanė se barbarėsia dhe egėrsia e popujve ka pak ose aspak tė pėrpjekun me dėshirėn pėr liri e pamvarėsi tė tyne. Kur popuj e kombe, nė emėn tė “qytetnisė” kanė vra e pre fėmijė, gra, pleq e tė mbetun qė kanė ba me vdekun prej urie e gazepit me mijėra njerėzish tė pafat nė ditė; qė kanė djegė e rrenue, jo vetėm katunde e qytete, por mbarė krahina tė pamatuna; qė kanė thye ēdo tė drejtė ndėrkombėtare dhe njerzore dhe kanė pre nė besė me qindra mijėra robsh tė ramė nė dorė, – e megjithate sot ata munden me qenė shtete tė lira; – po atėherė, pse nuk mundet me qenė Shqipnia e lirė ku, nėmos tjetėr, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji tė vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janė tė pathyeshme?

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 20:54