BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nėn dhe mbi lėkurėn e Erjona Shehut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nėn dhe mbi lėkurėn e Erjona Shehut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/12/2012, 01:30

    Nėn dhe mbi lėkurėn e Erjona Shehut! Erjona-Shehu-39

    Tė gjithė e njohin si folėsen simpatike tė lajmeve nė Top Channel. Shumė tė tjerė dhe si dermatologe. Tė afėrmit edhe si njė nėnė shumė tė kujdesshme. Mapo Weekend ka tentuar ta zbulojė edhe shumė… si njė vajzė gjirokastrite, por aspak kursimtare, si njė nostalgjike qė ruan ēdo gjurmė tė jetės sė vajzave tė saj, si njė femėr qė ka sekretet e bukurisė sė saj, siē ėshtė dhe konsumimi i njė shege, ēdo natė, para se tė flejė.

    Cili ėshtė mėngjesi yt rutinė?

    Zgjimi, pėrgatitja e ēantės sė ushqimit tė vajzės sė madhe, tualeti i mėngjesit, make up, veshja e vajzave, shpėrndarja nė destinacion dhe mbėrritja nė QSUT.

    Cili do tė ishte mėngjesi yt ideal?

    Zgjim i pa sforcuar nga alarmi, pa asnjė mjet qė tregon orėn rreth e rrotull, me kokėn tė zbrazur nga mendimet dhe programi i ditės, rrotullim i paqėllimtė nėpėr shtėpi, nja 15 minuta nė njė dritare qė shikon nga natyra pa njerėz, tualeti i mėngjesit, atlete dhe tuta sporti dhe dalja nga shtėpia pėr tė pirė njė kafe e pėr tė vendosur sesi do kalojė dita.

    Jashtė shtėpisė, cili ėshtė vendi i preferuar pėr kafen e mėngjesit?

    Ka qenė dikur Bar Restorant Piazza, tani mund ta pi kafen e mėngjesit kudo, nuk bėn diferencė.

    Me kė dėshiron tė jesh nė kėtė gjerbje kafeje, mėngjesi?

    Fundjavave me bashkėshortin, nė ditėt e punės me Violetėn, Monikėn, Almėn ose vetėm me veten time.

    A tė pėlqen puna qė bėn, profesioni qė ke?

    Pėrditė e mė shumė. E adhuroj dermatologjinė, sidomos dermatologjinė estetike. Ėshtė art, pėrkushtim, kreativitet.

    A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore qė ke?

    Nuk mė lė blloku. Shėnoj ēdo gjė nė tė (axhendė) dhe meqenėse oraret e mia janė tė lidhura me oraret e pacientėve tė mi, nuk ka gjasa t’i cenoj nė atė qė ėshtė mė e shtrenjta dhe mė e munguara pėr ne tė vdekshmit: kohėn. Nga ana tjetėr nuk kam mundur kurrė ta rregulloj problemin tim madhor: i le tė gjitha gjėrat pėr nė afatin e fundit dhe gjithmonė pėrfundoj duke i bėrė me vrap dhe me stres tė paparė.

    Cila ėshtė “gėnjeshtra e bardhė” mė e pėrdorur nė kėsi rastesh?

    Nuk ėshtė gėnjeshtėr; ėshtė pėrgjigje sa e sinqertė dhe naive aq dhe e moshuar: “harrova!”

    A je dembele? Nėse po, kur tė ka kushtuar mė shumė ky dembelizėm?

    Pėr gjėrat rutinė jam shumė dembele. Pėrtoj pa fund dhe i shtyj pambarimisht.

    Ku tė zė dreka zakonisht?

    Zakonisht nė klinikėn time dermo-estetike Derma-Care.

    Cilat janė restorantet mė tė preferuara pėr drekėn tėnde?

    “Fiore” nė Tiranė, “Alpiag” nė Petrelė, “Lulja” nė Durrės.

    Fton apo tė ftojnė mė shpesh pėr dreka?

    Vetėftohemi me bashkėshortin dhe vajzat, ose dhe me shoqėrinė.

    A je kursimtare?

    Jam gjirokastrite, por jo kursimtare.

    A ke nė rit gjumin, apo pushimin e drekės?

    Fatkeqėsisht jo, do doja shumė ta kisha!

    Kur ke qenė e vogėl a ta kanė diktuar prindėrit pushimin e detyruar tė drekės? Bėje rrenga pėr t’i shpėtuar?

    Nuk u ėshtė dashur. Unė i pėrkas atij grupi njerėzish qė sa vė kokėn nė nėnkresė nis e fle. E adhuroj gjumin!

    Ēfarė ke ruajtur qė nga fėmijėria?

    Fotografitė, nuk para kam qenė natyrė nostalgjike, por qysh kur u bėra nėnė, pėrpiqem tė ruaj ēdo gjė qė e konsideroj si njė gjurmė domethėnėse pėr jetėn e vajzave tė mia.

    Cila ėshtė koha qė mbart pėr ty kujtimet mė tė bukura?

    Fėmijėria, kur shkoja nė shtėpinė e gjyshėrve nga mami nė Kuēovė dhe luaja nė oborr me kushėrinjtė e mi, pastaj pėrvidhesha nė pemė pėr tė ngrėnė fshehurazi kumbulla jeshile me kripė.

    Po kujtimet e hidhura?

    Nuk e di, tani qė e mendoj mė kujtohen shumė pak, mė duken tė zbehta, ndoshta ngaqė mendoj shumė pozitivisht dhe i shtyp nė subkoshiencė tė kėqijat.

    Ē’ndodh me sekretet e tua? I rrėfen diku, i shkruan diku, i mban vetėm pėr vete…? Ke mbajtur ditar?

    I mbaj pėr vete, nuk i flas, sa pėr ditar: i vetmi pėr tė cilin kam respekt ėshtė ai i Ana Frankut, tė tjerėt mė duken si sirtarė komoje qė mund t’i hapė kushdo.

    Ēfarė ka nė portofolin tėnd?

    Fotot e tre tė shtrenjtėve tė mi, lekė shqiptare, gjithmonė 20$ dhe 50 Franga zvicerane, karta e Identitetit, karta e Anėtarėsisė nė Akademinė Europiane tė Dermatologjisė, karta supermarketesh, njė kopsė e bluzės sė vajzės sė madhe qė nuk e di pse nuk e heq asnjėherė dhe ca kartėvizita tė njerėzve tė ndryshėm, qė edhe ato nuk e di pse janė gjithmonė aty.

    Nė mėngjes e gjen gjithmonė menjėherė atė qė kėrkon nė dollapin e rrobave?

    Nuk merrem me dollapin nė mėngjes, pasi i bėj gati rrobat qė nė darkė.

    Cila ėshtė ngjyra qė mbizotėron nė shtėpinė tėnde?

    Bezha.

    Ekziston njė aromė tė cilėn ti e preferon pėr produkte kozmetike, ushqime tė paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

    Po, vanilja dhe kanella!

    Ēfarė CD ke nė makinė?

    ABBA, Mozart, Verdi, jazz, Amy Winehouse.

    Ēfarė muzike ke zile telefoni?

    Zile si ato tė telefonave tė shtėpisė qė kemi pasur dikur.

    A ke miq tė vjetėr? Nėse po, a takoheni shpesh me ta?

    Kam shumė, por tė gjithė i takoj vetėm virtualisht nė Face Book.

    A je e hapur pėr miqėsi tė reja, apo duhet kohė e prova pėr t’u bėrė mik i yti?

    Jam shumė e hapur pėr miqėsitė e reja dhe shumė hermetike kur zhgėnjehem nga miqėsitė.

    Ku rri zakonisht me miqtė?

    Kur jam me miq nuk e kam shumė problem sfondin, kėnaqem kudo qė tė jem.

    Nė ē’orė mbyllesh zakonisht nė shtėpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita jote?

    Mbyllem nga ora 21.30, kur kthehem nga klinika ime.

    Cila ėshtė mbrėmja e zakonshme nė shtėpinė tėnde?

    Pėrgatitja e njė darke tė lehtė, pėrgatitja pėr tė nesėrmen, vėnia e vajzave nė gjumė, endje nėpėr internet, ndonjė film (tashmė mė pėlqejnė mė shumė komeditė) dhe megjithėse them gjithmonė qė nuk do e bėj mė se mė bėhen duart pis, ha shegė para se tė fle.

    Po idealja, cila do tė ishte?

    Ehhhh, vatėr dhe zjarr tė vėrtetė nė dimėr, kopsht dhe verandė nė verė, libri i fundit ose njė libėr i rilexuar pėr tė dhjetėn herė, mendje e freskėt dhe e pamendimtė dhe ndonjė ushqim sqimatar pėr tė pickuar (vdes pėr djathė).

    Kur shkon pėr tė fjetur?

    Zakonisht nga ora 1.00.

    Cila ėshtė uniforma jote e gjumit?

    Pizhame “Etam”

    Kush ėshtė njeriu i fundit qė i thua “Natėn e mirė dhe gjumė tė ėmbėl”?

    Bashkėshorti im.

    GAZETA MAPO

      Ora ėshtė 27/4/2024, 01:47