BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    NGA SE RREZIKOHET ZEMRA JUAJ?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje NGA SE RREZIKOHET ZEMRA JUAJ?

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/7/2009, 09:19

    “Faktorėt e rrezikut janė karakteristika apo veti tė njė individi apo popullate prezente gjatė jetės qė shoqėrohet me njė rrezik tė lartė pėr shfaqjen e sėmundjes nė tė ardhmen.”

    Faktorėt e rrezikut tė sėmundjes aterosklerotike pėrfshijnė duhanpirjen, vlerat e larta tė kolesterolit nė gjak, hipertesionin arterial, diabetin e sheqerit, obezitetin, jetėn sedentare dhe dietėn e papėrshtatshme. Faktorėt dietetikė pėrfshijnė pėrdorimin e pakėt tė frutave dhe perimeve, pėrdorimin e alkoolit nė sasi tė tjera nga ato tė rekomanduara. Kėta faktorė janė zakonisht tė modifikueshėm. Faktorė qė nuk mund tė modifikohen pėrfshijnė histori familjare pėr aterosklerozė tė hershme (para moshės 50 – 55 vjeē tek meshkujt dhe para menopauzės tek femrat), mosha e avancuar dhe seksi mashkull. Burrat kanė njė rrezik mė tė madh se gratė megjithėse gratė me sėmundje tė arterieve koronare kanė vdekshmėri mė tė lartė se burrat e sėmurė.

    SEMUNDJA ISKEMIKE E ZEMRĖS

    Sėmundja iskemike e zemrės mbetet sot njė nga sfidat kryesore tė mjekėsisė kardiovaskulare. Megjithė masat e marra pėr parandalimin e sėmundjes si dhe arritjet mė tė fundit nė trajtimin e saj, sėmundja ishemike e zemrės ėshtė shkaku kryesor i sėmundshmėrise dhe vdekshmėrisė nė botėn moderne. Pėr kėtė arsye, njohja e saj dhe e mėnyrave tė trajtimit, ėshtė e njė rėndėsie thelbėsore. Nė mėnyrė qė zemra tė kryejė normalisht funksionin “pompė”, nevojitet qė miokardi, muskuli i zemrės, tė furnizohet si duhet me gjak tė pasur me oksigjen. Kjo realizohet nga dy arteriet koronare, tė cilat marrin origjinėn nga aorta, menjėherė sapo ajo del nga zemra dhe e rrethojnė atė nga jashtė. Ekziston njė ekuilibėr dinamik i oksigjenit qė varion nė varėsi tė gjėndjes sė organizmit dhe sasisė sė ofruar nga arteriet koronare. Prishja e ekuilibrit “kėrkesė – ofertė” shkakton vuajtjen e miokardit e si pasojė mos funksionimin normal tė “pompės kardiake”. Prishja e kėtij ekuilibri ndodh pėr dy arsye: ose nga rritja e kėrkesės nė gjėndje tė tilla si rrahje tė shpejta tė zemrės, anemi, temperaturė e lartė, sėmundje tė gjėndrės tiroide etj, ose nga ulja e ofertės qė ndodh mė shpesh nga ateroskleroza e arterieve koronare.

    ATEROSKLEROZA

    Ateroskleroza ėshtė njė proces patologjik qė prek arteriet e zemrės, trurit, veshkave ekstermiteteve dhe organeve tė tjerė vitale. Ajo karakterizohet nga trashja dhe fortėsimi i mureve tė enėve tė gjakut nga brenda si rrjedhojė e pėrqėndrimit dhe depozitimit tė kolesterolit, kalciumit dhe elementeve qelizor tė inflamacionit. Ky material njihet si “pllaka aterosklerotike”. Pllakat aterosklerotike rriten gradualisht dhe fillojnė tė zvogėlojnė hapėsirėn e brendshme tė enėve tė gjakut, duke pakėsuar sasinė e gjakut qė kalon nėpėr to. Pėr njė kohė tė gjatė procesi i aterosklerozės zhvillohet nė mėnyrė tė heshtur. Kur ngushtimet e arterieve koronare bėhen aq kritike sa fluksi i gjakut qė kalon nėpėr to ėshtė i pamjaftueshme pėr tė plotėsuar nevojat e miokardit atėherė shfaqen shenjat e para tė sėmundjes.

    Fillimisht ankesat shfaqen vetėm mbas njė niveli tė caktuar sforcimi fizik apo pas njė stresi emocional dhe mungojnė nė qetėsi. Me pėrparimin e sėmundjes nivelin i shpėrthimit tė ankesave ulet nė mėnyrė progresive madje ato mund tė fillojnė edhe nė qetėsi. Nė disa raste megjithėse pllakat aterosklerotike nuk krijojnė ngushtime kritike, ato mund tė cahen duke vėnė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė pėrbėrjen e saj me rrymėn e gjakut. Gjaku qarkullon nė gjėndje tė lėngėt vetėm nėse ruhet i plotė integriteti i arteries nėpėr tė cilėn rrjedh. Kontakti i tij me pėrbėrjen e pllakės aterosklerotke tė carė shpėrthen procesin e formimit tė trombit nė kėtė nivel i cili mbyll plotėsisht arterien dhe sjell ndalimin e menjėhershėm tė fluksit tė gjakut. Kjo gjėndje ėshtė kriza e zemrės ose “Infarkti i Miokardit”.

    FAKTORĖT E RREZIKUT

    Duhanpirja: Faktori i rrezikut mė i rėndėsishėm qė mund tė modifikohet ėshtė duhanpirja. Rreziku i zhvillimit tė infarktit tė miokardit ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me sasinė e cigareve qė pihen nė ditė. Ai rritet tre herė tek meshkujt dhe gjashtė herė te femrat qė pijnė mė shumė se 20 cigare nė ditė krahasuar me jo-duhanpirėsit. Pirja e duhanit ul pėrqėndrimin e “kolesterolit tė mirė” (HDL-lipoproteina me densitet tė lartė) dhe rrit pėrqėndrimet e “kolesterolit tė keq” (LDL-lipoproteina me densitet tė ulėt). Duhanpirja rrit pėrqėndrimin e monoksidit tė karbonit nė gjak i cili rrit rrezikun e dėmtimit tė veshjes sė brėndėshme tė murit tė arteries dhe shkakton gjithashtu edhe ngushtime tė mėtejshme apo spazma tė arterieve tė prekura tashmė nga ateroskleroza. Personat qė ndalojnė pirjen e duhanit e pėrgjysmojnė rrezikun krahasuar me ata qė vazhdojnė pavarėsisht kohėzgjatjes qė ata kanė pirė mė parė. Ndalimi i duhanpirjes ul gjithashtu rrezikun e vdekshmėrisė pas infarktit akut tė miokardit apo kirurgjisė koronare. Pėrfitimet e ndalimit tė duhanpirjes fillojnė menjėherė dhe rriten me kalimin e kohės.

    Yndyrnat e larta nė gjak: Niveli i lartė i kolesterolit ėshtė njė faktor tjetėr rreziku i rėndėsishėm qė mund tė modifikohet. Njė dietė e pasur me yndyna tė saturuara shkakton rritjen e niveleve tė LDL-sė. Niveli i kolesterolit rritet me moshėn dhe ėshtė mė i lartė tek meshkujt sesa tek femrat megjithėse ai rritet edhe tek femrat pas menopauzės. Disa crregullime tė trashėguara sjellin nivele tė larta tė kolesterolit dhe yndyrnave tė tjera. Personat me kėto ērregullime nėse nuk trajtohen rrezikojnė tė vdesin nga sėmundja e arterieve koronare nė moshė tė re. Jo tė gjitha llojet e kolesterolit e rrisin rrezikun e aterosklerozės. Njė nivel i lartė i HDL-sė (kolesteroli i mirė) e ul kėtė rrezik. Vlerat e dėshiruara tė kolesterolit total qė pėrfshijnė LDL-nė, HDL-nė dhe trigliceridet janė 140-200 mg/dl. Rreziku i infarktit tė miokardit dyfishohet nėse niveli i kolesterolit total i afrohet 300mg/dl. Rreziku ulet nėse LDL-ja ėshtė nėn 130 mg/dl dhe HDL-ja mbi 40 mg/dl. Tek njerėzit me rrezik tė lartė, si pėr shembull ata me diabet sheqeri, sėmundje aterosklerotike prezente, infarkt miokardi, insult cerebral apo pas kirurgjisė koronare vlerat e LDL-sė duhet tė jenė nėn 70 mg/dl.

    Hipertensioni: Tensioni lartė i pakontrolluar ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr shkaktimin e infarktit tė miokardit dhe insultit cerebral. Rreziku kardiovaskular fillon tė rritet qė kur vlerat e tensionit janė rreth 110/75 mmHg. Ulja e tensionit arterial redukton nė mėnyrė tė qartė rrezikun kardiovaskular. Mjekėt shpesh pėrpiqen pėr tė arritur njė tension arterial nėn 140/90 mmHg dhe nėn 130/80 mmHg tek pacientėt me diabet apo sėmundje tė veshkave.

    Diabeti e sheqerit: Personat me diabet sheqeri tė tipit I kanė tendencė pėr tė zhvilluar sėmundje aterosklerotike qė prek arteriet e vogla nė sy, nerva apo veshka duke shkaktuar humbje tė shikimit, dėmtim tė nervave dhe insuficiencė tė veshkave. Personat me diabet sheqeri tė tipit II kanė tendencė tė zhvillojnė sėmundje aterosklerotike tė arterieve tė mėdha. Kėta njerėz kanė tendencė tė zhvillojnė sėmundje aterosklerotike nė njė moshė mė tė re dhe nė njė mėnyrė mė tė pėrhapur krahasuar me njerėzit pa diabet. Rreziku i zhvillimit tė aterosklerozės ėshtė dy deri gjashtė herė mė i lartė tek diabetikėt vecanėrisht tek femrat.
    Obeziteti: Personat obezė kanė njė rrezik tė lartė pėr zhvillimin e aterosklerozės sė arterieve koronare. Obeziteti abdominal rrit rrezikun pėr zhvillimin e faktorėve tė tjerė tė rrezikut si hipertensioni arterial, diabeti i sheqerit, vlerat e larta tė kolesterolit.

    Jeta sedentare: Jeta sedentare duket se rrit rrezikun e zhvillimit tė sėmundjes sė arterieve koronare. Shumė tė dhėna tregojnė se ushtrimi i rregullt dhe nė nivele mesatare redukton rrezikun dhe ul vdekshmėrinė nga sėmundjet kardiovaskulare. Ecja normale pėr rreth 4 – 5 km nė ditė ėshtė njė ushtrim i mjaftueshėm dhe i lehtė pėr tu bėrė nė jetėn e pėrditshme. Sportet e tjera si vrapimi e noti duket se formojnė njė trup shumė tė shėndetshėm. Ushtrimi i rregullt ndihmon edhe nė modifikimin e faktorėve tė tjerė tė rrezikut tė aterosklerozės – duke ulur tensionin arterial, vlerat e kolesterolit, duke ndihmuar nė reduktimin e peshės dhe rezistencės ndaj insulinės.

    Mėnyra e ushqyerjes: Dieta e pasur me fruta e perime ul rrezikun e sėmundjes sė arterieve koronare. Nuk dihet nėse kėto pėrfitime vijnė pėr shkak tė ndonjė substance kimike qė ato pėrmbajnė (fitokimikate) apo personat qė pėrdorin kėtė lloj diete konsumojnė mė pak yndyrna tė saturuara e mė shumė fibra dhe vitamina. Megjithatė fitokimikatet tė quajtura flavonoide qė gjėnden tek rrushi i zi dhe i kuq, vera e kuqe, ēaji i zi, dhe birra e zezė duken vecanėrisht se kanė veti mbrojtėse. Pėrqendrimi i lartė tek vera e kuqe mund tė shpjegojė faktin pse francezet kanė njė incidencė relativisht tė ulėt tė sėmundjes sė arterieve koronare edhe pse konsumojnė mė shumė duhan dhe yndyrna krahasuar me amerikanėt. Thėnia se marrja e pakėt e yndyrnave ėshtė e rėndėsishme pėr njė dietė tė shėndetshme ėshtė pjesėrisht e vėrtetė sepse ka rėndėsi edhe lloji i tyre. Yndyrnat e ngurta si gjalpi janė pėrgjegjėse pėr shkaktimin e aterosklerozės. Pra ato duhet tė evitohen sa tė jetė e mundur dhe nė vend tė tyre tė zgjidhen ushqime me yndyrna tė pasaturuara qė gjenden tek arrat, farnat e ndryshme, vajrat dhe majoneza. Yndyrnat Omega-3 dhe Omega-6 janė thelbėsore pėr njė dietė tė shėndetshme. Omega-3 gjendet tek peshqit si salmoni e toni, lajthitė e bajamet. Omega-6 gjenden tek arrat, farnat, vaji lulediellit dhe vaji i misrit.

    Alkooli: Personat qė konsumojnė sasi tė moderuara alkooli duket se kanė njė rrezik mė tė vogėl pėr zhvillimin e sėmundjes sė arterieve koronare sesa ata qė pinė shumė apo nuk pinė fare. Alkooli rrit nivelet e kolesterolit tė mirė (HDL) dhe gjithashtu ul rrezikun e mpiksjes sė gjakut, redukton inflamacionin dhe ndihmon nė mbrojtjen e trupit nga nėnproduktet e aktivitetit qelizor. Pėrdorimi i dy gotave pije alkoolike nė ditė duket se ul rrezikun e sėmundjes sė arterieve koronare (ndėrkohė qė rrit lehtėsisht atė tė insultit cerebral). Sasitė mbi normėn e lejuar (14 pije nė javė pėr meshkujt dhe 9 pije nė javė pėr femrat) mund tė shkaktojė probleme tė rėndėsishme shėndetėsore qė janė nė raport me sasinė e pėrdorur.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:51