BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    100 kėshilla mjekėsore pėr sėmundje tė ndryshme!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 100 kėshilla mjekėsore pėr sėmundje tė ndryshme!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/1/2013, 08:56

     100 kėshilla mjekėsore pėr sėmundje tė ndryshme! 6b224c9f-26bf-421d-82eb-2ad15928b017---0-

    Nuk ka njeri qė tė mos ankohet pėr gjendjen shėndetėsore. Tė gjithė njerėzit ndjejnė shqetėsime tė ndryshme, dikush nė stomak, dikush nė veshka, disa kanė fyt delikat, e disa kanė probleme me stomakun. Nė fakt, nė njė lloj mėnyre, tė gjitha sėmundjet janė tė parandalueshme, pra mund tė luftohen qė nė fillesat e tyre. Sigurisht, sėmundjet mund tė kurohen nė spitale e klinika mjekėsore, por, nėse do ishte e mundur, parandalimi ėshtė rruga mė e sigurt pėr njė jetė tė gjatė e tė shėndetshme. Por dhe nė ato raste kur dikush ėshtė prekur nga njė sėmundje e caktuar, ekzistojnė procedura tė thjeshta qė mund tė ndiqen nė kushtet e shtėpisė, tė cilat ndihmojnė nė mos pėrkeqėsimin e gjendjes. Gazeta “Tirana Observer” boton nė suplementin e sotėm plot 100 kėshilla mjekėsore pėr tė gjitha sėmundjet nė organizmin e njeriut. Nė shumė raste kėshillat vlejnė pėr tė evituar shfaqjen e njė sėmundjeje tė caktuar dhe nė raste tė tjera pėr ta kuruar atė. Kėshtu ju mund tė lexoni brenda pesė faqeve rekomandime tė mjekėve pėr sėmundjet kardiake, ato tė veshkave, mėlēisė, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, tė veshėve, tė lėkurės, obezitetin, variēet, kėshilla pėr kancerin dhe evitimin e tij. Kėshillat e pėrmbledhura nė numrin e sotėm lidhen kryesisht me mėnyrėn tonė tė tė ushqyerit, si duhet tė jetė ajo, si dhe me zakonet e pėrditshmėrisė qė njė njeri nuk duhet t’i harrojė asnjėherė.

    ZEMRA

    Si tė luftoni sėmundjet kardiake

    1- Pakėsoni ushqimet me yndyrė, shtoni perimet dhe frutat e freskėta nė dietėn tuaj. Bėni ēdo ditė tė paktėn 30 minuta ecje.
    2- Bėni ēdo ditė tė paktėn 15 minuta ushtrime. Konsumoni njė gotė verė tė kuqe nė ditė. Evitoni, alkoolin, duhanin.

    Kolesteroli
    Kėshilla pėr tė ulur kolesterolin

    3- Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht.
    4- Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē). Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit. Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve.
    5- Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

    OBEZITETI
    Si tė mposhtini mbipeshėn

    6- Duhet tė lėvizni duke caktuar kohė pėr aktivitete ēdo ditė. Zgjidhni ushqimin cilėsor, duke i dhėnė organizmit gjithēka pėr tė cilėn ai ka nevojė. Yndyrat dhe sheqernat kanė shije tė mirė dhe ju nevojitet njė
    masė e caktuar e tyre ēdo ditė.
    7- Balanconi dietėn tuaj, tė gjitha ushqimet mund t’i vendosim nė dietė tė shėndetshme. Planifikoni njė meny tė shumėllojshme gjatė ditės. Planifikoni tė kaloni 5-10 minuta relaks ēdo mėngjes. Mundohuni tė jeni korrektė me ushqimin, hani nga tė gjitha
    llojet, por me kufi.

    ANEMIA
    Ēfarė duhet tė konsumojnė anemikėt

    8- Anemikėt duhet tė konsumojnė fruta me vitaminė C. Anemikėt duhet tė konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile. Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase pėr t’u trajtuar.
    9- Anemikėt duhet tė pinė 150 gram lėng karotash nė ditė. Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orė pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėson tretjen.
    10- Pacientėt duhet tė pinė ēdo ditė 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke. Kėshillohet tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Tė sėmurėt duhet tė marrin gjithashtu, ēdo ditė 10-15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20-25 ditė.

    REUMATIZMA
    Si ta kurojmė reumatizmėm

    11- Bėni dy herė nė javė ushtime gjimnastikore tė lehta. Merrni here pas herė (njė herė nė dy ose tre muaj) tableta multivitaminė. Jetoni nė ambiente qė nuk janė tė ftohta. Bėni plazh ēdo vit dhe e rėndėsishme ėshtė qė tė shtriheni nė rėrėn e mėngjesit dhe pasdites.
    12- Pini sa mė shumė ēarja me bimė jeshile. Pėrdorni ujė mineral. Hani sa mė shumė fruta me vitaminė C dhe A. Sa herė qė ndjeheni tė lodhur pėrdorni paracetamol ose medikamente tė tjera me pėrmbajtje paracetamoli.

    SPONDILIATROZA
    Si tė evitojmė dhimbjet

    13- Ēdo mėngjes duhet tė bėni tė paktėn 15 minuta ushtrime pėr muskujt e qafės. Duhet tė bėni nė darkė dush me temperaturė mesatare. Duhet tė evitoni stresin dhe dėgjimin e televizorit me zė tė lartė.
    14- Pirja e ēajrave tė ndryshėm, veēanėrisht me mente, bėn mirė pėr sėmundjen. Ecja, shėtitjet pasditeve ndihmojnė pėr njė gjumė mė tė mirė. Zgjedhja e dyshekut, e jastėkut duhet tė jetė e kujdesshme, nė mėnyrė qė ato tė pėrshtaten me masėn e qafės.
    15- Kurimi i sėmundjes ka pėr bazė kortizonin. Pėr tė hequr dhimbjen nuk duhet tė pini asnjėherė paracetamol dhe aspirina.

    SINOZITI
    Kėshilla pėr sėmundjen

    16- Evitoni diellin nė pikun e vapės. Mbani gjithmonė syze edhe nė dimėr, edhe nė verė. Pėrdorni sa mė shumė ushqime me fibra.
    17- Nė rast se ju fillojnė dhimbje ėshtė mirė qė tė konsumoni menjėherė kafe. Evitoni zhurmat e larta, tė magnetofonit, televizorit. Pėr t’u qetėsuar, qėndroni nė qetėsi tė plotė dhe nė njė ambient tė mbyllur, dhe nė errėsirė pėr tė paktėn 30 minuta.

    MIGRENA
    Si tė evitoni migrenėn

    18- Kontrolloni tensionin ēdo ditė, pasi luhatjet e tij janė shkak pėr shfaqjen e krizave tė migrenės. Kuroni dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundėve, pasi ato bėhen shkak pėr migrenė kronike edhe pas kėtyre sėmundjeve.
    19- Evitoni zemėrimin, emocionet e forta, shokimet, ēlironi tensionet, ēlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.
    20- Mos qėndroni nė vende me zhurmė tė lartė, nė ambiente me drita tė zbehta si dhe ambiente me lagėshtirė.

    DIABETI
    Ushqimet qė duhet tė konsumojnė diabetikėt

    21- Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn. Duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara. Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė.
    22- Yndyrat duhet tė jenė vajra me njė lidhje dyfishe. Duhet t’i shtojnė dietės sė tyre arra. Efikase edhe bajamet.

    PANKREASI
    Kėshilla pėr tė mos u dėmtuar pankreasi

    23- Mospėrdorimi i alkoolit ėshtė kėshilla numėr njė e specialistėve tė shėndetėsisė pėr tė evituar pankreasin.
    24- Femrat dėmtohen mė shpesh sesa meshkujt nga sėmundja, pasi stomaku i tyre e ka mė tė vėshtirė tretjen e ushqimeve, pėr kėtė arsye atyre u kėshillohet tė pėrdorin sa mė pak kripė, yndyrna.
    25- Pėr tė luftuar sėmundjen e pankreasit kėshillohet njė jetė sa mė e qetė, pa strese dhe ērregullime nervore.

    VESHKAT
    Si tė evitoni sėmundjet e veshkave

    26- Evitoni kripėn e tepėrt. Pini sa mė shumė lėngje. Konsumoni ēaj nga trėndafili i egėr.
    27- Konsumoni lėng kumbulle. Pini mė shumė se 1 litėr e gjysmė ujė mineral nė ditė.

    MUSHKĖRITĖ
    Si tė ndihmoni mushkėritė

    28- Pėrdorni sa mė shumė produkte me mish. Shėtisni tė paktėn 1 orė nė ditė nė njė pyll tė mbushur me pemė dhe nė ajėr tė pastėr. Mos pėrdorni duhan.
    29- Mos jetoni apo flini nė njė dhomė me duhanpirės. Pėrdorni sa mė shumė lėngje dhe supėra. Ēdo ditė duhet tė konsumoni njė gotė verė, preferohet e kuqe. Peshku dhe nėnproduktet e tij janė shumė efikase pėr “mirėqenien” e mėlēive.

    GURĖT NĖ TĖMTH
    Si tė luftoni shfaqjen e gurėve nė tėmth

    30- Duhet tė konsumoni ēaj rigoni. Pėr kurimin e sėmundjes, pėrveē bimės shėrbejnė edhe gjethet e thara nė hije. Pėrdoreni erėza nė ushqime. Pėrveē shijes sė mirė, parandalojnė sėmundjet.
    31- Pėrdorni sa mė pak ushqime tė skuqura dhe kripė. Pini sa mė shumė lėngje dhe ujė natyral.

    KRIZAT E BARKUT
    Evitoni dhimbjet e barkut

    32- Pėrdorni ushqime tė pasura me hekur. Mish, peshk, shpretkė. Vezė, perime, fruta. Fruta qė pėrmbajnė vitaminė C etj.
    33- Kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrin dy orė para ose pas ushqimit. Hurmat janė tepėr efikase pėr tė trajtuar dhimbjet e barkut.

    MĖLĒIA
    Ushqimet qė kurojnė mėlēinė

    34- Pėrdorimi i 20-40 gramėve alkool nė ditė dėmton mėlēinė. Mosha ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė dėmtimit tė mėlēisė, pasi sa mė e vogėl qė tė jetė mosha e konsumatorėve tė alkoolit aq mė tė rėnda janė dėmtimet.
    35- Predispozicioni gjenetik ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė sėmundjes. Kėshillohet konsumimi i produkteve tė mishit. Kėshillohet pėrdorimi i rrepave tė kuq, lakrės sė kuqe dhe brokolės. Kėshillohet tė mos pihen shumė kafe gjatė ditės, tė mos konsumohet birra dhe lėngjet me gaz.

    HIPERTENSIONI
    Rregulla pėr tė mos nxitur hipertensionin

    36- Stresi krijon njė dominante nė sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit nė veshka, e pėr pasojė ēon nė ngushtimin e enėve tė gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
    37- Personat me hipertension duhet tė kenė kujdes gjatė dimrit, pėr shkak tė sė ftohtit, por dhe luhatjeve tė theksuara tė temperaturave. I ftohti ngushton enėt e gjakut dhe rrit tensionin.
    38- Prandaj kėtyre pacientėve u rekomandohet tė jenė korrekt nė marrjen e ilaēeve dhe tė kenė kujdes me menynė dhe stilin e jetės. Tė sėmurėt duhet tė eliminojnė daljet nė ditėt shumė tė ftohta, tė dalin vetėm gjatė orėve tė ngrohta dhe tė vishen mirė.

    BRONKITI KRONIK
    Si tė mbani larg vetes bronkitin kronik

    39- Evitoni jetesėn nė ambiente tė lagėshta. Evitoni jetesėn nė ambiente me duhanpirės. Evitoni jetesėn nė qytete tė ndotura.
    40- Mos qėndroni pėr shumė kohė nė dush, as nė dimėr e as nė verė. Bėni masazhe me vaj ulliri dhe raki nė tė gjithė trupin. Frekuentoni sa mė shumė plazhin dhe ambientet me diell.

    TIROIDJA
    Ushqimet qė i bėjnė keq tiroides

    41- Personat me tiroide nuk duhet tė konsumojnė lakrėn e bardhė. Nuk duhet tė konsumojnė fasulet. Nuk duhet tė konsumojnė gėshtenjat.
    42- Nė rast se personat kanė mungesė jodi, nė kėtė rast kripa duhet tė ruhet nga lagėshtira dhe kontakti me dritėn. Nė rast se personat e kanė me tepri jodin, atėherė duhen zbatuar konsultat e mjekėve nė mėnyrė qė sėmundja tė mos kthehet kronike.

    ALERGJIA
    Si tė evitojmė alergjitė

    43- Alergjikėt duhet tė mos konsumojnė kikirikėt, qumėshtin, vezėt, grurin, sojėn. Nuk duhet tė konsumojnė ato ushqime me pėrbėrje vajore si arrat dhe bajamet.
    44- Edhe nė rastet kur bėhet fjalė pėr puthje, kėshillohet qė partnerėt tė lajnė dhėmbėt dhe fytyrėn nėse ata kanė ngrėnė njė ushqim qė shkakton alergji tek partnerėt. Mos pėrdorni nė rroba detergjent aromatikė.
    45- Qėndroni larg vendeve tė lulėzuara gjatė stinės sė pranverės dhe vjeshtės. Mos pėrdorni facoletė, letra higjienike apo letra duarsh me pėrmbajte aromatike.

    TURBEKULOZI
    Kėshilla pėr parandalimin e tuberkulozit

    46- Ėshtė e kėshillueshme njė ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Ėshtė mirė qė tė dilet vazhdimisht pėr tė marrė ajėr tė pastėr nė zonat qė nuk kanė ndotje tė ajrit. Po ashtu edhe nė shtėpinė tuaj nuk duhet tė hyjė ajėr i papastėr, ndaj duhet tė merrni masa pėr ta filtruar atė.
    47- Nėse njė person mendohet se ka qenė nė kontakt me njė person tjetėr qė ėshtė me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjėherė antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet tė qėndrojnė nė vende tė izoluara dhe tė marrin kurė tė menjėhershme.
    48- Secili duhet t’i kushtojė rėndėsi mbrojtjes personale. Nėse e dini qė do tė jeni nė kontakt me njė person qė ėshtė i infektuar me tuberkuloz, duhet tė vishni njė respirator personal, si dhe duhet tė jeni sa mė shumė higjienikė.

    MAJASELLI
    Kėshilla pėr tė shmangur problemet

    49- Nė tė gjitha rastet me majasėll kėshillohet qė tė pėrdoren krundet e grurit nė supė apo nė gjellė, tri herė nė ditė. Krundet nuk duhet tė pėrvėlohen, por tė hidhen atėherė kur serviret ushqimi nė tryezėn e ngrėnies. Krundet e grurit duhet tė zėvendėsojnė mėlmesat e tjera qė janė shumė tė dėmshme pėr hemorroidet. Mėlmesa me pėrbėrje tė barishteve natyrore qė pėrgatitet e bluar, ka hekur dhe e pėrmirėson shėndetin e tė sėmurėve.
    50- Pėrdorimi i kėsaj mėlmese krijon lirimin e kapsllėkut. Mėlmesa e tillė nuk duhet tė pėrvėlohet, por tė qitet nė supė apo nė gjellė ashtu e “gjallė” tė pėrzihet dhe tė hahet. Ngrėnia e njė molle tė ėmbėl para ushqimit liron zbrazjen e zorrėve.
    51- Ata qė kanė probleme nė zorrė duhet tė pinė rregullisht tri herė nė ditė nga njė gotė lėng molle para ushqimit. Kundėr mbylljes kronike tė zorrės sė trashė (pėr rregullimin e jashtėqitjes), ndihmojnė gjethet e pelinit. Ndihmues janė edhe lėvoret e dardhės si dhe kamomili, i cili mund tė pihet nė vend tė ujit.

    KANCERI I GJIRIT
    Kėshilla pėr tė shmangur kancerin nė gji

    52- Bėni vizita mjekėsore sa herė ndjeni shqetėsime, por edhe kur e ndjeni veten mirė. Bėni njė jetė tė shėndetshme, bini nė peshė, nėse jeni mbipeshė. Pėrpiquni tė minimizoni stresin. Mundohuni tė keni njė aktivitet seksual tė rregullt.
    53- Ushqehuni duke ndjekur njė dietė tė caktuar. Hani ushqime qė janė tė pasura me vitaminė A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Mos harroni se lindja e fėmijės dhe ushqimi me gji janė shumė tė rėndėsishme pėr shėndetin e gjirit tuaj.

    KANCERI I PROSTATES
    Dieta qė parandalon kancerin e prostatės

    54- Hudhrat janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Qepėt, merita e ėshtė e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė. Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit.
    55- Peshku, vitaminat e tij kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit. Arrat, sipas specialistėve, kanė vitaminė D. Domatet janė tepėr tė rėndėsishme pėr konsum tė pėrditshėm, parandalojnė kancerin e prostatės.
    56- Drithėrat e ndryshme, tė cilat kanė nė pėrbėrjen e tyre selen. Mishi, edhe nė tė gjendet seleni, por ėshtė e rekomandueshme tė mos ekzagjerohet me pėrdorimin e tij.

    KANCERI NĖ STOMAK
    Si tė evitoni kancerin nė stomak

    57- Pėrdorni sa mė shumė fruta dhe perime. Evitoni nitratin dhe potasiumin. Kėta pėrbėrės nitrogjen njihen se janė shumė tė dėmshėm dhe japin mė shumė mundėsi zhvillimit tė kancerit tė stomakut. Gjenden mė sė shumti nė mish, sallam, salēiēe.
    58- Limitoni duhanin, ushqimet qė pėrmbajnė djegės si dhe qė janė shumė tė kripėsuara. Nė vendet qė tymoset shumė dhe qė preferojnė ushqimet mė shumė kripė ėshtė vėrtetuar se kanė njė nivel mė tė lartė tė prekurve nga kjo sėmundje.
    59- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund tė shkaktojė ndryshime nė qelizat dhe mund tė ēojė drejt kancerit. Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive tė mėdha tė mishit tė kuq, sidomos nėse ėshtė i skuqur, rrit mundėsinė pėr zhvillimin e kancerit tė stomakut. Vizitohuni tek mjeku nėse keni simptoma tė ulcerės, si dhimbja e stomakut, djegia apo tė vjellat.

    KANCERI I LEKURĖS
    Kėshilla pėr tė shmangur rrezikun

    60- Eliminoni sa mė shumė ekspozimin e rrezeve ultra vjollcė, sidomos nė orėt mė tė nxehta tė ditės. Evitoni djegiet nga dielli. Pėrdorini kapele pėr tė mbrojtur fytyrėn e cila ėshtė e ekspozuar si nė verė edhe nė dimėr nga dielli.
    61- Pėrdorni veshje dhe rroba mbrojtėse (mėngė tė gjata, pantallona tė gjata) kur e dini qė do tė qėndroni shumė nė diell. Pėrdorini aparatura qė u ndihmojnė tė nxiheni (rrezet artificiale) qė bllokojnė si rrezet UVA dhe ato UVB.

    ASTMA
    Si tė luftoni astmėn

    62- Kėshillohet tė pihen sa mė shumė ēajra me pėrzierje bimore, tė nxehtė, pasi ato ndihmojnė nė largimin e kollės. Duhet tė shmanget pirja e cigares pėr sa kohė qė tė sėmurėt kanė kollė, pirja e pėrkeqėson mė tepėr shėndetin.
    63- Kėshillohet uji me mjaltė dhe limon, ndihmon nė zbutjen e fytit. Kėshillohet mbajtja pranė e 1 gote uji, lehtėson kollėn, nėse kollitesh gjatė natės. Kėshillohet tė mos pėrdoren ushqime, si vezė, qumėsht qė shkaktojnė astmė.

    PAGJUMĖSIA
    Kėshilla pėr tė stimuluar gjumin

    64- Ushtrimet ju ndihmojnė qė tė flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se tė shkoni nė shtrat. Njė dush i ngrohtė para se tė shkoni nė shtrat do t’u vinte shumė nė ndihmė. Evitoni konsumimin e pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natėn vonė.
    65- Seksi para se tė jetė koha pėr gjumė mund tė jetė njė mėnyrė pėr tė pėrafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund tė flenė pas seksit, ndėrkohė qė femrat mund tė mbeten shumė energjike. Lexoni njė libėr derisa tė ndiheni tė pėrgjumur. Nėse nuk jeni nė gjendje tė flini, ēohuni pėrsėri.
    66- Uluni dėgjoni pak muzikė ose vazhdoni tė lexoni derisa tė kalojė gjysmė ore. Atėherė gjumi me siguri qė nuk do “t’u bėjė naze”.

    ZBOKTHI
    Kėshilla pėr tė luftuar zbokthin

    67- Mos e hidh shampon drejtpėrdrejtė tek flokėt, por hidheni nė pėllėmbėn e dorės pėrpara se tė lani flokėt. Kėshtu nuk acarohet tabani i flokėve. Pėrpiqu tė mos pėrdorėsh solucione qė pėrmbajnė alkool pėr flokėt pasi ai than lėkurėn.
    68- Pėrpiqu t’i shmangesh stresit dhe tė flesh gjumė tė rregullt, pasi pagjumėsia dhe stresi shtojnė zbokthin. Nė rastin kur zbokthi ėshtė nė sasi tė vogla, mund tė pėrdorni rregullisht njė shampo tė zakonshme kundėr zbokthit, sa herė qė lani flokėt.
    69- Kur zbokthi ėshtė nė sasi mesatare, duhet pėrdorur ēdo dy ditė njė shampo e veēantė qė pėrmban lėndė qė mbysin kėpurdhat. Kur zbokthi ėshtė nė sasi shqetėsuese, ėshtė nevoja e pėrdorimit tė njė mjeti efektiv siē janė shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

    AKNET
    Si tė shmangni puērrat nė fytyrė

    70- Mos ndėrhyni me duar nė puērra ose pika tė zeza, sepse janė shenja inflamacioni. Shtypja ėshtė e rrezikshme nėse ndėrhyrja bėhet nė mėnyrė tė gabuar. Kjo lloj traume nuk bėn tjetėr veēse pėrkeqėson gjendjen e lėkurės. Trajtoni fytyrėn me produkte cilėsore, me pėrbėrės organikė si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj. Pėrdorni fruta e ushqime tė freskėta. Merrni vitamina A, C, E.
    71- Mos pėrdorni sapunė kundėr yndyrės. Nė kėto raste gjėndrat reagojnė duke prodhuar yndyrė nė sasi. Pėrdorni drithėra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti. Pini shumė ujė (pa gaz). Ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė hidratuar lėkurėn.
    72- Kujdes nga flokėt e gjatė. Nė kushtet e njė higjiene tė keqe ato mund tė jenė bartės bakteriesh dhe nė kontakt me lėkurėn keqėsojnė gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

    VESHET
    Si tė luftoni infeksionin e veshėve

    73- Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston nė pastrimin apo bėrjen lavazh tė kanalit tė veshit dhe kjo ndihmon nė heqjen dhe shpėrndarjen e grumbullit tė infeksionit tė mbledhur nė zona tė caktuara.
    74- Mė pas nėpėrmjet njė fitili, deri nė mesin e veshit, arrihet qė tė shpėrndahet i gjithė pezmatimi i mbledhur. Njėkohėsisht duhet bėrė edhe trajtimi mjekėsor nė tė cilin hidhen antibiotikėt nė vesh pėr tė trajtuar dhe kuruar zonėn nė tė cilėn mė parė ishte mbledhur pezmatimi dhe qė kishin ēuar nė ėnjtjen e veshit.
    75- Ėshtė e rėndėsishme qė tė shmanget marrja e ilaēeve qetėsuese vetė nė farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnė nė pėrmirėsimin e situatės, vetėm sa mund ta rėndojnė dhe mė shumė.

    AROMA E KEQE
    Si tė largoni aromėn e keqe tė frymėmarrjes

    76- Pėrdorni gjatė ditės majdanoz tė freskėt. Pėrdorni shpėlarės antibakterial. Duhet tė konsumoni tė paktėn dy herė nė ditė kos tė freskėt. Duhet tė shpėlani gojėn me sodė.
    77- Duhet tė pėrdorni vaj menteje. Tė konsumoni farat e koprės. Tė konsumoni gjatė ditės ēimēakiz me manjolia.

    SYTĖ
    Si tė mos i dėmtojmė sytė

    78- Sfondi pėrtej ekranit tė mos jetė asnjėherė krejt i errėt. Tė mos ketė reflekse nė ekran. Kontrasti dhe drita e ekranit tė rregullohen nė vlera mesatare. Ekrani duhet tė jetė rreth 50-60 cm larg syve. Mundėsisht tė pėrdoret filtėr pėr ekranin kundėr reflekseve.
    79- Tė shpluhuroset shpesh ekrani. Gjatė punės para kompjuterit ėshtė mirė qė disa herė nė orė tė shkėputet shikimi nga ekrani pėrreth njė minutė. Tė rrotullohen sytė nė ambientin pėrreth ose tė paktėn ēdo njė orė tė bėhet njė pushim prej 15 minutash.

    STRESI
    Si tė shmangni stresin e panevojshėm

    80- Menaxho kohėn. Programimi dhe organizimi i kohės suaj mund t’ju bėjė mė shumė produktivė. Strategjitė pėr tė pėrballuar. Pėrpiqu tė dallosh mėnyrat e sjelljes qė ndikojnė nė stres dhe gjej mėnyrat pėr t’i reduktuar.
    81- Krijo njė stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohėn e mjaftueshme pėr t’u qetėsuar. Ushqehu mirė, mos pi duhan dhe limito sa tė mundesh konsumin e alkoolit. Mbaj afėr miq tė mirė: Njerėzit qė kanė njė rrjet tė fortė shoqėror qė i mbėshtet dhe qė janė shumė tė aftė tė pėrballojnė ndryshimet e jetės.
    82- Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit. Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditė e zyrės apo shtėpisė, qė tė jenė sa mė tė kėndshme pėr syrin.

    RĖNIA E FLOKĖVE
    Kujdesi qė duhet tė tregoni pėr flokėt

    83- Kontrolloni stresin. Mbani njė dietė tė shėndetshme. Pini tė paktėn 2 kilogramė ujė nė ditė. Konsumoni fruta, perime, me anė tė sė cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
    84- Evitoni sa mė shumė konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zėvendėsuar me ato vajore. Evitoni ushqimet e skuqura.

    ULĒERA
    Ushqimet qė kurojnė ulcerėn

    85- Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shėrimin e ulcerės gastroduodenale tė lehtė. Duhet tė ndiqet njė ushqim i ekuilibruar, i pasur nė zarzavate dhe fruta qė tė kenė vitamina C, e njohur kjo pėr mbrojtjen e mukozės sė stomakut.
    86- Nė tė kundėrtėn duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamėrat. Mishi, peshku ose veza duhen marre vetėm njė herė nė ditė. Duhet pėrdorur ēaji nga bima e njohur e Bar-Bletės.

    Cerma /Pėrdhesi
    Kėshilla pėr tė lehtėsuar dhimbjet e cermės

    87- Kėshillohet pirja sa mė shumė e ujit dhe lėngjeve tė ndryshme pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se, nėse vuajmė nga sėmundjet e zemrės, duhet tė kėshillohemi me mjekun pėr sasinė e lėngjeve qė konsumojmė.
    88- Rėnia nė peshė ėshtė e rėndėsishme pėr tė pakėsuar rrezikun e shfaqjes sė sėmundjes. Sasia e proteinave nė ushqim ndikon nė njė farė mėnyre nė sasinė e acidit urik nė gjak.
    89- Por edhe njė dietė koncize nuk mund tė sjellė uljen e acidit urik nė gjak nė tė njėjtėn mėnyrė si mjekimi.

    OSTEOPOROZA
    Kėshilla pėr tė luftuar osteoporozėn

    90- Pėr tė luftuar shfaqjen e osteoporozės ėshtė e nevojshme ajo qė hamė. Pėr kėtė duhet tė ndiqet njė dietė ushqyese e balancuar me njė pėrbėrje kalorike, tė pėrshtatshme me nevojat fiziologjike tė individit. Dieta duhet tė pėrmbajė njė gram proteinash pėr ēdo kile tė organizmit tonė.
    91- Duhet tė pėrmbajė njė pėrbėrje tė duhur yndyrash dhe karbohidratesh qė nuk duhen tė jenė mė tepėr se 55-60% tė kalorive totale. Po qė duhen marrė ēdo ditė. Po ashtu rekomandohen sasi tė larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi tė pakta sode. Vitamina D ėshtė nga ana tjetėr njė pėrbėrės i rėndėsishėm pėr asimilimin e kalciumit dhe pėr kėtė duhet marrė me dietė apo me tableta.
    92- Pėrveē kėsaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale tė tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janė tė nevojshėm pėr njė metabolizėm normal tė kockave dhe mund tė merren falė njė ushqyerjeje tė larmishme dhe korrekte. Sė fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinės dhe pijeve tė gazuara. Kėto tė fundit duket se e rrisin mė shumė riskun pėr fraktura te gratė qė i konsumojnė.

    LEMZA
    Kėshilla pėr tė ndaluar lemzėn e shpeshtė

    93- Duhet tė pish ujė ose tė hash njė lugė sheqer sapo tė zėre lemza. Faktori psikologjik arrin tė ndalojė lemzėn si p.sh me anė tė tėrheqjes sė vėmendjes, bėn qė tė ndalojė shtėllunga e ajrit.
    94- Ndalesa e frymėmarrjes, pirja e ujit tė ftohtė me gllėnka tė vogla, vendosja nė qafė e njė cope akulli, vendosja e njė borse akulli nė bark, gudulisja e hundės pėr tė provokuar njė teshtimė, marrja e frymės thellė, duke ndjekur njė ritėm tė rregullt janė disa nga mėnyrat e ndalimit tė lemzės.
    54- Lemza mund tė zėrė edhe njė fėmijė tė porsalindur dhe mund tė ndalohet duke e marrė nė krah, i mbėshtet kokėn nė shpatull dhe i bie lehtė nė kurriz, nė mėnyrė qė t’ia nxjerrsh ajrin qė ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
    96- Njė mėnyrė tjetėr ėshtė edhe frymėmarrja dhe nxjerrja nė njė qese letreje. Nė kėtė mėnyrė rritet sasia e CO2 nė organizėm. Mjekėt kryesisht rekomandojnė ngrėnien e njė luge sheqer pa ujė.

    VARIĒET
    Kėshilla pėr personat qė vuajnė nga variēet

    97- Pėrdorni xhel freskues pėr kėmbėt. Mos mbani kėpucė me taka mė shumė se 4 pond. Mos pėrdorni kėpucė tė sheshta plotėsisht. Pėrdorni produkte bimėsh jeshile me kėrcell. Mos hiqni nga menyja orizin. Pėrdorni vazhdimisht grurin.
    98- Mos qėndroni ulur pėr mė shumė se njė orė nė tė njėjtėn pozicion. Mos i mbani kėmbėt e kryqėzuara. Mos mbani pasha tė rėnda. Pėrdorni korse najloni nė mbrėmje.

    DHĖMBĖT
    Si tė shmangim kariesin dhe infeksionet
    99- Duhet tė zgjidhni njė pastė dhėmbėsh cilėsore. Pasi ajo lehtėson lėvizjen e pllakėzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative. Duhet tė pėrdoret ēdo ditė fija pastruese e dhėmbėve, duhet tė kalohet rreth ēdo dhėmbi nė mėnyrė qė tė pėrshkojė sipėrfaqen e tij. Ushqimi duhet tė jetė i zgjedhur me kujdes.
    100- Duhet tė konsumoni ushqime qė kanė karbohidrate. Molla ėshtė njė ndėr frutat mė tė kėshillueshme nga dentisti pėr dhėmbėt, sipas rekomandimeve duhet tė hahen jo mė pak se dy tė tilla nė ditė. Karotat duhet tė pėrdoren ēdo ditė, sipas specialistėve ato bėjnė mirė pėr zmaltin e dhėmbėve./T.O/

      Ora ėshtė 20/5/2024, 01:49