BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Rregulli i tetė javėve nė njė lidhje!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rregulli i tetė javėve nė njė lidhje!

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/2/2013, 18:04

     Rregulli i tetė javėve nė njė lidhje! 017091d8-7ef4-4da6-a435-20d3cf61f4ef---0-

    Fillimisht, vesi i saj i pėrfundimit tė fjalive qė ti po thua dukej njė gjest shumė i ėmbėl… por tashmė, tetė javė mė vonė, ti e gjen njė ves tė tillė mė shumė irritues sesa tė ėmbėl.

    Gjatė muajit tė parė tė telefonatave tė gjata dhe mbrėmjeve romantike, ke qenė nė gjendje tė mos i kushtosh shumė vėmendje faktit se ai nuk ka shumė kuriozitet mbi tė shkuarėn tėnde apo mbi interesat e tua. Ndoshta i ke thėnė vetes, hej, interesi i tij pėr mua do tė gjallėrohet me kalimin e kohės. Por tashmė qė disa muaj kanė kaluar, ke filluar tė kuptosh se ėshtė koha pėr tė marrė njė vendim, nėse duhet tė vijosh me kėtė lidhje dhe tė pėrpiqesh tė mos i vėsh re irritimet qė tė shkakton – ose t’i japėsh fund dhe tė vijosh mė tutje.

    Kur ndodh qė fėrkimet e vogla me fjalė, nuk merren mė me humor dhe bėhen tė mėrzitshme?

    Nė disa raste, nė takimet e para tė njė dashurie tė re, njerėzit kanė tendencėn t’i mbyllin sytė dhe veshėt pėr gjėrat e vogla nė emėr tė romancės sė re, sepse ndėrkohė po shijojnė aspekte tė tjera tė shumta tė tė qenėt nė njė lidhje dhe dėshirojnė t’i japin kėsaj lidhjeje njė shans.

    “Ajo ēfarė unė zakonisht filloj tė ndiej si bezdisėse, janė gjėra tė personalitetit natyror tė partneres”, thotė 33-vjeēari Jason Myer, njė mbikėqyrės operacionesh nė St. Louis. “E dija se kishte diēka qė nuk mė pėlqente qė ditėn e parė. Por ēdo gjė tjetėr tek ajo qe e mrekullueshme, kėshtu u pėrpoqa tė mos i vė re detajet. Ndėrsa pėrjetimet u shtuan gjithnjė e mė shumė, gjėrat e vogla u bėnė si gozhdė nė njė dėrrasė tė zezė pėr mua. Kureshtja e historisė sė re qe ngopur dhe nuk kishte mė elementė interesantė tė rinj tė mjaftueshėm sa pėr tė anashkaluar fėrkimet e vogla”.

    Ky qe rasti me njė vajzė tėrheqėse qė Myer u takua pėrmes njė miku tė pėrbashkėt. “Ne shkėmbyem numrat e telefonit dhe patėm disa net shumė tė kėndshme kur folėm nė telefon pothuajse gjatė tė gjithė natės duke qeshur”, thotė Myer. “Kur ne filluam tė dalim me njėri-tjetrin, gjithēka qe e mrekullueshme. Kishte vetėm disa aspekte tė vogla mėrzitėse tek ajo, por gjithēka tjetėr qe kaq gallatė kur ne ishim bashkė sa unė qesh nė gjendje tė mos i vė re kėto detajet e vogla. Ajo gjithmonė vinte 10-15 minuta me vonesė… por nuk kishte problem; Ajo qe e bukur dhe e kėndshme pėr tė qenė vėrdallė, kėshtu qė vonesat pranoheshin. Ajo do tė mė duronte me gjallėri mua kur nuk i kushtoja vėmendjen e duhur dhe pastaj mund tė pinte pijen time apo tė hante ushqimin nė pjatėn time. Ha-ha! gjithēka mbyllej me njė tė qeshur. Pėr shkak se qe kaq e kėndshme, unė nuk pėrtova tė gatuaj sėrish pėr vete”, thotė Myer, duke rikujtuar mėnyrat me tė cilat ai justifikoi sjelljen e saj para vetes. Por nė fund, durimi i tij filloi tė ulet: “Kur lidhja u bė afėrsisht dy muaj, kėto gjėrat e vogla u kthyen nė gjėra tė mėrzitshme. Ne folėm 30 minuta pėrpara pėr orėn e takimit dhe ajo sėrish u bė vonė”.

    Por shpesh, ēėshtjet qė ndajnė njė ēift tė ri shkojnė shumė mė thellė sesa kėto bezdisjet e vogla tė parėndėsishme. “Shumė marrėdhėnie pėrfundojnė nė kėtė pikė pėr shkak se njė periudhė dymujore ėshtė kritike pėr njerėzit pėr tė hapur njė mundėsi pėr tė njohur veten dhe tjetrin dhe pėr t’i shprehur”, thotė Ryan Melsom, njė shkrimtar 35-vjeēar dhe specialist komunikimi.

    “Nė njė marrėdhėnie ideale, ti dėshiron tė jesh i sigurt se njeriu me tė cilin je ėshtė dikush qė ti shpreson tė rritet, dhe nė kėtė mėnyrė, ai apo ajo, nėse nuk ėshtė hapur tėrėsisht brenda kėsaj kohe, tė gjitha sinjalet paralajmėruese janė dhėnė. Ėshtė njėsoj si njė tip periudhe prove pėr njė punė tė re”

    Lesli Doares, terapiste dhe autore librash, pranon se krahasimi me periudhėn e provės nė njė punė tė re ėshtė njė metaforė e mirė pėr tė kuptuar periudhėn e parė tė dashurisė dhe vendimin pėr ta mbajtur lidhjen apo pėr tė vijuar mė tutje.

    “Tė dalėsh dhe tė takosh njerėz ėshtė pak a shumė si tė dėrgosh jetėshkrimin tėnd pėr njė aplikim pėr punė. Tė shkosh nė takimet e para nė ēift ėshtė njėsoj si tė shkosh nė njė intervistė. Fazat e para nė njė lidhje janė si njė lloj pune provė”.

    Doares mendon se periudha nė fund tė dy muajve “ėshtė koha kur njerėzit vendosin tė lėshojnė mė shumė informacion mbi veten dhe tė testojnė se sa tė pėrshtatshėm janė ata pėr njė marrėdhėnie afatgjatė. Mė shumė informacion fillon tė shkėmbehet mbi besimet, vlerat, marrėdhėniet e shkuara, miqtė, pasionet dhe qėllimet nė jetė. Pengesat pėr ēuarjen e njė marrėdhėnieje nė njė nivel mė tė thellė, fillojnė tė dalin nė sipėrfaqe”.

    Nė disa raste, njė debat mbi njė ēėshtje vendimtare e sjell romancėn te njė ndėrprerje e papritur, por shumė shpesh, rėnia e interesit nga ai apo ajo, apo tė dy bashkė, shėnon fundin e kėsaj “periudhe prove”.

    “Nė fund tė dy muajve, kur interesi im fillon tė venitet, unė zakonisht filloj tė largohem vetė i pari”, thotė Myer. “Unė bėhem tepėr i zėnė me punė pėr tė dalė sė bashku apo pėr tė folur gjatė nė telefon. Vendos nė axhendė njė dalje vonė natėn me djemtė, kėshtu qė shmang daljen me tė tė premten. Ndėrsa ne fillojmė tė kalojmė mė pak kohė me njėri-tjetrin, njėri prej nesh do t’i japė fund. Nuk dua qė tė jem unė gjithmonė qė t’i jap fund njė marrėdhėnieje, por nė atė pikė, unė kam hequr dorė kėshtu qė nuk mė ngel hatri nėse ėshtė ajo qė i jep fund”.

    Vlerėsimi i tė ardhmes romantike sė bashku

    Nėse e gjen veten jo shumė ngrohtė (si pasojė e rėnies sė interesit) apo me dilema, pėr shkak tė disa dallimeve tė dukshme mes teje dhe partnerit apo partneres, shtroji vetes pyetjet e mėposhtme nė mėnyrė qė tė vlerėsosh nėse kjo marrėdhėnie ėshtė me tė vėrtetė qė ia vlen qė ti tė investosh nė tė:

    1.Ēfarė po tė thotė zėri yt i brendshėm? Kur ndien konfuzion mbi marrėdhėnien tėnde, ėshtė e lehtė tė shkosh te zakoni i kėrkimit tė kėshillės nga miqtė, por vetėm ti mund tė dish me tė vėrtetė se ēfarė ėshtė e mirė pėr ty. Por mos ngatėrro frikėn qė ke tė llojit “ka mundėsi qė tė mos takosh askėnd tjetėr nė tė ardhmen” me ndjenjat e tua tė vėrteta. Mund tė ngjajė si e thjeshtė, por duhet tė kalosh ca kohė pėr tė menduar mbi kėto pyetje: “Ēfarė po kėrkon? A dua unė me tė vėrtetė tė jem me kėtė person? A i besoj unė kėtij personi? Jam unė me tė vėrtetė i/e interesuar tė kaloj kohė me kėtė person?

    2.Ndalo dhe vėzhgo veprimet e partnerit; a janė ato tė sinqerta? Ndalo thjesht pėr njė minutė pėr tė menduar pėr kohėn qė keni kaluar bashkė, si p.sh. kur keni qenė duke parė njė film pa zė. A ėshtė paraqitur ky person nė jetėn tėnde me integritet dhe autenticitet?

    A ėshtė sjellė ai apo ajo ashtu siē pati rėnė dakord? Fjalėt dhe veprimet e njė personi duhet tė pėrputhen nė rast se dėshirojmė tė vendosim besimin e ndėrsjellė.

    3.Si kemi reaguar pėr herė tė parė kur patėm njė debat? A i zgjidhėm mosmarrėveshjet nė mėnyrė tė respektueshme pėr njėri-tjetrin?

    4.A po kėrkojmė qė tė dy tė njėjtat gjėra nė jetė? Nuk ka rėndėsi se sa e fortė ėshtė tėrheqja pėr njėri-tjetrin. Nėse dėshiron njė jetė tė gjallė apo dėshiron njė jetė tė qetė, do tė ketė shumė konflikt nė marrėdhėnien tuaj nėse dėshirat pėr tė ardhmen janė shumė tė ndryshme.

    5.A mund ta imagjinosh veten duke qėndruar me kėtė person pėr njė muaj, njė vit apo dhjetė vjet nė tė ardhmen? Ndoshta pas njė muaji nuk do tė ndihesh shumė mirė pėr faktin qė ke mbyllur kėtė marrėdhėnie tani, por nė njė vit, do tė jesh shumė i bindur se ke marrė vendimin e duhur. Edhe e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Ndoshta mund tė imagjinosh se ju tė dy do tė rriteni mė tė afėrt me njėri-tjetrin dhe se mosmarrėveshjet e vogla janė mė sė shumti pėr qejf se sa ndarje tė thella. /shqip/
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Rregulli i tetė javėve nė njė lidhje!

    Mesazh nga Burrelsja 23/2/2013, 09:01

    4.A po kėrkojmė qė tė dy tė njėjtat gjėra nė jetė? Nuk ka rėndėsi se sa e fortė ėshtė tėrheqja pėr njėri-tjetrin. Nėse dėshiron njė jetė tė gjallė apo dėshiron njė jetė tė qetė, do tė ketė shumė konflikt nė marrėdhėnien tuaj nėse dėshirat pėr tė ardhmen janė shumė tė ndryshme.ehhhhhh x ket dashka me pas 1 cik kujdes

      Ora ėshtė 13/5/2024, 07:40