BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pse njė mashkull nuk do tė martohet?

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Pse njė mashkull nuk do tė martohet?

    Mesazh nga Vizitor 8/5/2013, 07:56

    Pse njė mashkull nuk do tė martohet?  F.0505230152242_m

    Sa herė je munduar ta hapėsh kėtė temė me tė dashurin apo tė fejuarin tėnd e nuk ke marrė asnjė pėrgjigje. Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė: sepse ai nuk do.
    Dhe nė raste tė tilla nuk ia vlen ta gjuash mashkullin me grushte, por ėshtė mirė tė ulesh e tė mendosh se sa e rėndėsishme je ti pėr atė. Nėse as kjo gjė nuk tė ndihmon pasi ai tė thotė gjithmonė qė ti pėr atė je gjithēka, atėherė ulu dhe pyete se ēfarė planesh ka ai pėr tė ardhmen tuaj. Vetėm pasi tė kesh marrė njė pėrgjigje tė qartė pėr kėtė, vendos me qetėsi se si mendon ti zhvillosh marrėdhėniet e mėtejshme me tė nė tė ardhmen e nėse ja vlejnė kėto marrėdhėnie tė vazhdohen apo jo.

    Mashkulli nuk mund tė dojė tė martohet pėr disa arsye. Njė nga to mund tė jetė zhgėnjimi i tij nga njė marrėdhėnie e mėparshme dhe ai nuk do tė rrezikojė sėrish. Nė kėtė rast duhet tė pėrpiqesh tė kuptosh shkakun e ndarjes sė tij e tė shohėsh nėse je ti femra e ėndrrave tė tij.

    Njė mashkull mund tė mos dojė tė martohet edhe pasi mbase mund tė jetė bėrė dėshmitar i njė martese tė dėshtuar tė prindėrve apo tė miqve tė tij. Nė rast se partneri juaj i pėrket kėtij grupi atėherė ke njė betejė tepėr tė vėshtirė pėrpara, sepse nuk ėshtė e lehtė tė ndryshosh bindjet e krijuara nė vite.

    Por ēfarė tė bėsh nė atė rast kur ai nuk do tė martohet pasi i pėlqen komoditeti qė ka dhe nuk do tė ndryshojė asgjė. Ai parapėlqen qė tė vazhdoni tė takoheni apo nė rastin mė tė mirė tė bashkėjetoni, pa marrė pėrsipėr asnjė pėrgjegjėsi tjetėr. Pastaj nė bashkėjetesė mashkulli ndihet gjithmonė i lirė e nėse nuk dėshiron ta vazhdojė lidhjen mund thjesht tė largohet, por nga ana tjetėr e bėn femrėn tė ndihet e martuar, pra njė situatė perfekte nė kėndvėshtrimin mashkullor.

    Por ka raste kur mashkulli nuk do tė martohet pasi nuk ėshtė vėrtetė i dashuruar, por ėshtė mėsuar me tė dashurėn e tij dhe nuk bėn asnjė hap pėrpara. Me meshkuj tė tillė mund tė kalojnė edhe vite tė tėra e ai s’ka pėr tė menduar ndonjėherė pėr martesė.

    Ka edhe nga ata meshkuj qė janė tė dhėnė pas karrierės e nuk duan ti pėrkushtohen familjes, prandaj gjejnė justifikime nga mė tė ndryshmet pėr ta shtyrė diskutimin e martesės.

    Gjithsesi, shkaqet janė tė pafundme. Por njė gjė ėshtė e sigurt, nėse ekziston dashuria dhe respekti i dyanshėm martesa do tė vijė natyrshėm dhe ajo ėshtė vetėm hapi i parė i njė rrugėtimi tė gjatė dhe i njė investimi tė vėrtetė e serioz qė quhet familje. /Telegrafi/



      Ora ėshtė 10/5/2024, 09:51