BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Elhaida Dani ėshtė “Zėri i Italisė “ fituesja e “The Voice of Italy 2013”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    31052013

    Buzqeshje Elhaida Dani ėshtė “Zėri i Italisė “ fituesja e “The Voice of Italy 2013”

    Mesazh nga LePuRuShJa

     Elhaida Dani ėshtė “Zėri i Italisė “ fituesja e “The Voice of Italy 2013” A1f09135-6963-4a50-877f-ffe255ed28fe---0-

    Elhaida Dani ėshtė fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke kaluar ēdo sfidė e duke bėrė krenar ēdo shqiptar.

    E pėrlotur, nė fund tė mbrėmjes qė e shpalli atė fituese me 71,70% tė votave tė publikut italian, ajo falėnderoi tė gjithė ata, qė kishin besuar nė zėrin e saj, madje edhe nė shqip, duke thėnė “faleminderit”.

    Bashkė me trajnerin e saj nė kėtė aventurė, Riccardo Cocciante, ajo interpretoi nėn triumf tė plotė kėngėn “When love calls your name”.

    Elhaida shkoi nė finale bashkė me konkurrentin tjetėr, Timothy Cavicchini. Gjatė gjithė spektaklit, ajo ka qenė mė e duartrokitura dhe mė e komentuara nė rrjetet sociale.

    “Bravissima! Stratosferica! Non ha rivali! Fenomenale! É la migliore di tutti! Stupenda!”, ishin ndėr komplimentet, qė kanė shoqėruar gjatė gjithė kėsaj mbrėmjeje, atė qė tashmė ėshtė zėri, jo vetėm i Shqipėrisė, por edhe i Italisė...
    Share this post on: reddit

    Anonymous

    Mesazh 31/5/2013, 08:35 nga Vizitor

     Elhaida Dani ėshtė “Zėri i Italisė “ fituesja e “The Voice of Italy 2013” F.0530234751209_m

    Elhaida Dani ėshtė fituesja e spektaklit italian tė talentėve tė kėndimit, The Voice of Italy, duke u shpallur kėshtu zėri mė i mirė nė tokėn italiane pas njė nate tė gjatė finale ku ajo shfaqi performanca tė shkėlqyera.
    Atmosfera nė skenėn e The Voice of Italy ishte mjaft e nxehtė nė fillim, me miliona italianė tė ulur pranė televizorėve. Kėshtu bėnė edhe miliona shqiptarė, qė ndonėse spektakli i madh nuk ishte nė gjuhėn shqipe, u pėrqėndruan para ekranėve tė ‘vegjėl’ pėr njė njeri tė vetėm.

    Ishte Elhaida Dani qė me sharmin dhe bukurinė prej femre shqiptare, arriti tė shtrijė autoritetin qysh nė rrethin e parė, ku ajo arriti qė tė rrėmbejė zemrat e tė gjithėve, duke lėnė tė harruar konkurrentėt tjerė finalistė Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.

    Performanca e kėngės legjendare tė Witney Houston, “I Will Always Love You” u karakterizua nga njė interpretim i lehtė, i shoqėruar nga njė zė i bukur nė njė paraqitje skenike qė lehtė mund tė krahasohej me vet kėngėtaren legjendare amerikane. Konkurrentėt tjerė ishin mė pak impresive, pėrjashtuar Timothyn, qė dukej si kandidati i vetėm serioz kundėr bukuroshes tonė.

    Nė rrethin e dytė tė finales sė jashtėzakonshme tė The Voice of Italy ishin trajnerėt e finalistėve ata qė u bashkėngjitėn nė skenė pėr tė interpretuar kėngė tė vjetra italiane.

     Elhaida Dani ėshtė “Zėri i Italisė “ fituesja e “The Voice of Italy 2013” Elhaida%20dhe%20riccardo


    Elhaida bashkė me trajnerin e saj, kantautorin e njohur italian, Riccardo Coccianten, kėnduan kėngėn “Magherita”. Interpretimi fantastik nga dyshja, i kėsaj kėnge tė njohur, u shoqėrua nga njė prezantim dinjitoz i Elhaidas nė kėngėn promovuese. Ajo tha se nė Shqipėri kjo kėngė ėshtė e njohur dhe se miliona shqiptarė po e shikojnė atė.

    Rrethi i tretė ishte shumė konkurrues. Elhaida nė skenė u paraqit me kėngėn e lehtė italiane tė kompozuar nga trajneri i saj, “When Love Calls You”. Paraqitja inspiruese e Elhaidas bėri publikun tė qajė, ashtu sikurse tė rrėnqethė trajnerin e saj.

    “Interpretimi ishte fantastik, vėrtet ndihem i kėnaqur qė dikush si tė e kėndoi kėngėn time, e cila ėshtė njė kėngė e lehtė italiane. Shkėlqeve si njė diamant, je e mrekullueshme”, ishin fjalėt e trajnerit Riccardo Cocciante pas performancės sė tretė tė Elhaidas nė skenėn e The Voice.

    Vlen tė pėrmendet se impresiv nė paraqitjet e tij skenike ishte edhe konkurrenti i vetėm nga gjinia mashkullore, Timothy, i cili ishte tejet i fuqishėm megjithėse shfaqi dyshime kur bėhej fjalė pėr kėngėt e lehta.

    Pasi pėrfunduan performancat, ishte publiku ai qė vendosi. Nė rrethin e parė tė votimeve, pasi Veronica u kualifikua, ethet e kapluan Elhaidan e cila u lirua shpejt, duke mėsuar se ėndrra e saj vazhdoi.

    Para verdiktit final, Elhaida shfaqi kualitetet e saj me performimin e kėngės “Mama Knows Best”, duke lėnė me mbresa publikun italian dhe trajnerin e saj Riccardo Cocciante. Tani ne pritje te verdiktit...


    --------------------------------------------------------------------------------

    E plotesuar - Elhaida ka arritur tė kalojė edhe rrethin e dytė tė votimeve. Nė votimin pėrfundimtar ajo do tė jetė kokė mė kokė me konkurrentin dhe rivalin e saj kryesor, Timothy Cavicchinin. Emocionet janė rritur, rrahjet e zemrės po ashtu...


    --------------------------------------------------------------------------------


    E plotesuar -Pas rrethit tė parė dhe tė dytė tė votimeve, Timothy dhe Elhaida performuan edhe nga njė kėngė. I pari dėshtoi tė pėrmbushte pritjet e kėngės legjendare “Senza Parle”, teksa publikun e ngriti nė delir Elhaida me kėngėn “Adagio” qė nė masė tė madhe ndikoi edhe nė verdiktin pėrfundimtar. Tani s'ka kush ta ndalė Elhaidan drejt pushtimit tė tokės italiane... pėr pak momente verdikti pėrfundimtar...



    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė rrethin pėrfundimtar Elhaida e emocionuar priti vendimin e publikut, qė ishte nė favor tė saj. Lotėt e gėzimit rrjedhnin pa pushim, ndėrsa Elhaida nuk nguroi tė pėrshėndesė bashkėkombasit e saj.

    “Faleminderit”, u shpreh Elhaida nė gjuhėn shqipe pas triumfit tė madh.

    Ajo me kėtė fitore ka siguruar njė kontratė me Universal Music Studios, pėr regjistrimin e njė albumi.

    Ky ėshtė njė prej sukseseve mė tė mėdha tė njė artisti shqiptarė jashtė kufinjve shqiptarė, sidomos nėse marrim parasysh se Elhaida e vetme arriti tė mposhtė mijėra zėra tjerė nga gjithė Italia pėr t’u shpallur mė e mira.

    /Telegrafi/

    P.S.Meqe ketu ne pune nuk me dalin videot, do te ua sjelle posa te shkoj ne shtepi

    Natalie

    Mesazh 31/5/2013, 13:42 nga Natalie

    Me kete fitore te merituar Elhaida na ben te ndihemi krenare shume per te...I uroj suksese te metejshme edhe me lart duam ta shohim sepse me ate ze te mrekullueshem qe ajo meriton edhe me shume!! Gjithmone do ta mbeshtesim Elhaiden sepse e meriton kaq gje nga ne si Shqipetare qe jemi! Elhaida na beri te jemi krenar edhe ne Italy. Ajo me zerin e saj brilant i mahniti dhe jurine e The voice of italy! Kaq shume sa i mahniti dhe qytetaret Italian dhe Shqipetare qe e votuan dhe qe me votat e tyre ajo arriti te jete dhe fituesja!
    Arlo

    Mesazh 1/6/2013, 18:33 nga Arlo

     Elhaida Dani ėshtė “Zėri i Italisė “ fituesja e “The Voice of Italy 2013” 954655_534511706607645_917861501_n
    avatar

    Mesazh 1/7/2013, 13:11 nga Burrelsja

    shum bukur kemi talent qe meritojm me u krenu e jo si ato tcmendurit qe lejn nam nbigbrother

    Mesazh  nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/4/2024, 08:01