BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Ide: Propozimet mė romantike pėr martesė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Zemėr Ide: Propozimet mė romantike pėr martesė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/6/2013, 11:57

    Ide: Propozimet mė romantike pėr martesė! 011

    Bėjeni tė dashurėn tė ndihet mbretėresha e jetės suaj, propozojini asaj nė mėnyrėn mė pėrrallore, qė tė mbetet njė kujtim i paharruar

    Keni nė mendje tė martoheni? Ajo ju ka folur pafund sesi miqtė e saj dhe tė huajt, kanė bėrė propozime fantastike, qė e kanė lėnė pa mend? Filloni tė mendoni dhe ju pėr njė ide unike, pasi kjo do tė jetė njė nga ato historitė qė do ta tregoni gjatė gjithė jetės, nė mbrėmjet me miqtė, nė restorante me tė huajt, apo edhe nė orėt e gjata tė qėndrimit nė parukeri. Midis 50 ideve tė mėposhtme zgjidhni propozimin ideal dhe shpresoni qė tė merrni pėrgjigjen pozitive.

    Propozimi nė publik

    1. Nėse keni prirje pėr tė qenė dramatik, lidhuni me producentin apo menaxherin e njė shfaqjeje dhe propozojini tė dashurės suaj nė momentet e fundit pėrpara se spektakli tė mbarojė. Sigurohuni qė edhe asaj t’i pėlqejė propozimi nė publik.

    2. Pronotoni njė faqe tė plotė reklamash nė gazetėn e pėrditshme, qė gruaja juaj e ardhshme lexon. Kjo do tė jetė njė surprizė mahnitėse, tė cilėn ajo nuk do ta harrojė kurrė.

    3. Paguani njė karikaturist nė rrugė t’ju bėjė tė dyve njė portret. Nė pikturėn tuaj tė shkruajė propozimin dhe nė tė sajėn pohimin pėr martesė.

    4. Shkoni nė njė akuarium tė madh dhe nė shfaqjen rutinė qė bėhet me delfinėt dhe peshqit, rregullojeni me zhytėsit tė bėjnė surprizėn tuaj. Mė parė pėrgatitni me shkrim dore tekstin dhe nė momentin kur ju dhe e dashura juaj do tė jeni duke parė nė akuarium, njė palombar tė afrohet pranė xhamit dhe t’ia paraqesė propozimin.

    5. Nėse e dashura juaj ėshtė njė tip aventuror, propozimi juaj duhet tė jetė i tillė. Nisni sė bashku me tė njė gjueti thesari. Fillojeni me tė dhėna tė lehta nė shtėpi. Vazhdojeni me mistere tė vockla nė pikat tuaja tė preferuara tė qytetit dhe nė destinacionin e fundit gjeni thesarin e martesės suaj tė ardhshme.

    6. Nė njė mbrėmje kėrcimi dhe feste, kėrkojini DJ ose liderit tė bandės t’ju japė mundėsinė e tė folurit nė mikrofon pėr disa ēaste ose mund tė kėndoni njė kėngė, e mė pas tė bėni propozimin nė pistėn e vallėzimit.

    7. Punėsoni njė aviator tė shkruajė nė qiell propozimin, mundėsisht edhe me emrin e tė dashurės, qė tė mos krijohen keqkuptime.

    8. Nėse planifikoni tė bėni njė udhėtim me avion, pėrdornin sistemin e lajmėrimit tė stjuardesave pėr tė bėrė deklaratėn tuaj tė dashurisė.

    9. Shfaqeni propozimin tuaj martesor nė njė reklamė tė krijuar prej teatrit vendas. Sigurohuni qė tė jeni nė kohėn e duhur tė shfaqjes sė pamjes.

    10. Krijoni njė festė me tė gjithė miqtė dhe familjarėt tuaj. Jepini atyre tė veshin njė bluzė ku tė shkruhet nga njė shkronjė e veēantė. Nė momentin e caktuar mblidhini ata sė bashku dhe do tė formohet propozimi “Dėshiron tė martohesh me mua?”

    Propozimi nė shtėpi

    11. Pėr njė surprizė tė thjeshtė, pasi e dashura juaj tė flejė, zėvendėsojeni unazėn e pėrditshme qė ajo mban nė kutinė e bizhuve, me unazėn e fejesės, nė mėngjes kur tė zgjohet do tė mbetet e shokuar.
    12. Shkruajini njė letėr dashurie me propozimin martesor nė fund. Futeni nė librin e saj tė preferuar apo nė atė qė po lexon momentalisht dhe nė ēastin kur ajo tė zbulojė shėnimin, jepini ėmbėlsisht edhe unazėn.

    13. Fikni tė gjitha dritat e apartamentit tuaj dhe krijoni njė udhė qirinjsh, tė cilat tė udhėheqin nė njė qark, ku ėshtė vendosur unaza e martesės.

    14. Nėse jeni tė sigurt qė pėrgjigjja e saj do tė jetė pozitive, vėrjani unazėn nė gisht gjatė gjumit e zgjojeni me shampanjė dhe luleshtrydhe. Fillimisht gjesti do tė duket romantik, por kur ajo tė shohė unazėn gjėrat do bėhen serioze.

    15. Lidhni pėrmes shtėpisė suaj njė fjongo tė kuqe. Nė ēdo pjesė tė saj ngjisni kujtimet mė tė bukura tė lidhjes suaj. Nė fund tė fjongos qėndroni ju me unazėn nė duar.

    Propozimi me anė tė teknologjisė

    16. Regjistroni deklaratėn tuaj tė dashurisė dhe propozimin pėr martesė dhe hidheni atė nė iPodin e tė dashurės suaj. Nė momentin kur ajo do ta hapė atė pėr tė dėgjuar muzikė, do tė dėgjojė edhe propozimin tuaj.

    17. Filmojeni propozimin qė do t’i bėni njeriut tuaj tė zemrės dhe ngarkojeni atė nė YouTube. Mblidhuni sė bashku pėr tė parė “njė film” dhe tregojani online.

    18. Merrni kamerėn e saj dhe shkoni te vendet e preferuara tė sė dashurės suaj. Sigurohuni qė tė keni edhe njė mik me vete, nė mėnyrė qė t’ju fotografojė, duke mbajtur nė dorė propozimin tuaj. Mė pas jepini tė dashurės kamerėn dhe kėrkojini t’ju hedhė nė kompjuter fotot, ajo do t’i shohė me siguri.

    19. Njė tjetėr mėnyrė fantastike, ėshtė propozimi me anė tė mesazheve. Shkruajini tė dashurės suaj mesazhe qė do ta orientojnė atė tė vijė drejt jush, pėrgjatė rrugėve qė ajo nuk i njeh. Nė ēastin final, do t’ju zbulojė juve tė ulur nė gjunjė.

    20. Krijoni njė faqe nė internet, ku ju shprehni dashurinė dhe qėllimet tuaja pėr tė dashurėn. Lėrini asaj vetėm adresėn e faqes dhe pasi propozimi tė pranohet zyrtarisht, ajo do tė jetė e lumtur t’ia dėrgojė atė faqe tė gjithė miqve dhe familjarėve.

    21. Krijoni njė lidhje tė drejtpėrdrejtė nėpėrmjet internetit me vendin ku do t’i propozoni tė dashurės dhe kėrkojini familjes suaj ta ndjekė atė kanal nė internet.

    Propozimi nė ushqim

    22. Vėreni kutinė qė pėrmban unazėn e saj nė njė pjesė tė ėmbėlsirės, qė do t’jua shėrbejė kamerieri nė restorantin e preferuar.

    23. Nė njė kuti ēokollatash tė shijshme, ndėr tė tjera fshihni edhe unazėn tuaj, mė pas dhurojani atė tė dashurės.

    24. Kėrkojini pastiēierit tė shkruajė pėrreth pjatės sė saj me ēokollatė propozimin “Do tė martohesh me mua?”.

    25. Porositni njė tortė qė ka tė shkruar propozimin tuaj. Torta do tė shfaqet nė njė vitrinė dyqani teksa ju kaloni me tė dashurėn tuaj dhe mė pas uluni nė gjunjė e kėrkojini tė bėhet e juaja.

    26. Nėse dėshironi mund tė ndiqni edhe metodėn klasike, futeni unazėn e martesės nė njė gotė shampanjė, apo porosisni njė pije qė ka tė shkruar nė fund propozimin tuaj.

    Propozimi me lojė

    27. Krijoni fjalėkryqin tuaj personal dhe pėrgatituni ta ndihmoni tė dashurėn ta plotėsojė atė teksa ajo ha mėngjesin.

    28. Shkruajeni propozimin me yje fosforeshentė, ngjitini ata nė mur, fikni dritėn dhe shtrihuni nė shtrat. Nė kėto momente do tė shfaqet pamja mahnitėse e fjalėve tuaja mė tė ndjera.

    29. Me magnetet qė ngjiten zakonisht nė frigorifer, krijoni fjalėt qė doni tė thoni dhe thjesht lėreni tė dashurėn tuaj ta zbulojė.
    30. Hyni vjedhurazi nė zyrėn e saj dhe shkruajini mbi tavolinė propozimin qė keni pėrzgjedhur. Qėndroni tė fshehur derisa ajo ta zbulojė dhe mė pas shfaquni.

    31. Kėrkojini tė dashurės suaj tė provoni sė bashku unazat e duhura pėr tė. Kur ajo t’ju akuzojė se po i prishni surprizėn, atėherė nxirrni unazėn qė keni pėrzgjedhur mė parė dhe jepjani.

    32. Luani lojėn e famshme “hangman” dhe nė tė perifrazoni fjalėn “Martohu me mua”.

    Propozimet e vjeshtės dhe dimrit

    33. Pėrgjatė festės sė Hallouinit sfidojeni atė nė njė garė gdhendjesh kungulli. Nė kungullin tuaj shkruani propozimin e pėrzgjedhur.

    34. Shkruani “Do tė martohesh me mua?” nė pjesėn e poshtme tė njė balone dhe sė bashku me tė dashurėn ngrijeni nė fluturim, derisa ajo ta pikasė propozimin tuaj.

    36. Kėrkojini miqve tuaj t’ju organizojnė njė piknik tė shijshėm nė park. Dilni sė bashku me tė dashurėn pėr njė shėtitje dhe silleni atė nė mėnyrė surprizė nė piknikun e pėrgatitur.

    36. Shkruajeni propozimin e martesės nė xhamin e makinės sė saj, nė njė ditė tė acartė dhe me dėborė, kur tė dallohen qartė fjalėt qė keni shkruar.

    Propozimi i pranverės dhe verės

    37. Shpreheni dashurinė tuaj dhe qėllimin pėr martesė nė njė kopsht me lule kur gjithēka po lulėzon.

    38. Angazhojini familjarėt tuaj nė njė festė zgare dhe planifikoni diēka tė veēantė pėr mėnyrėn sesi do t’ia kėrkoni dorėn pėr martesė.

    39. Shkoni nė plazh dhe ndėrtoni njė kėshtjellė prej rėre. Vendoseni unazėn nė kullėn mė tė lartė, pastaj kėrkojini tė dashurės suaj ta shikojė veprėn tuaj.

    40. Njė natė pėrpara se tė shkoni nė plazh, shkruani njė poezi apo disa fjalė zemre, rrotullojeni nė mėnyrėn e letrave antike, futeni nė shishe dhe mbulojeni atė me rėrė nė breg. Sigurohuni qė tė nesėrmen, e dashura juaj ta marrė mesazhin nė shishe dhe mos harroni tė keni me vete unazat.

    Propozimi i veēantė

    41. Nėse keni aftėsi artistike dhe ju pėlqen tė bėni gjėra tė veēanta, pėrdorini mjetet tuaja pėr tė bėrė propozimin ideal. Pėr shembull, nėse jeni njė skulptor krijoni njė kuti apo vepėr tė veēantė arti, ku tė futni unazėn e martesės.

    42. Blini kafshėn qė ajo gjithnjė ka dashur (njė lepurush, njė mace apo njė qen) dhe lidhini sė bashku me njė fjongo unazėn rreth qafės.

    43. Sė bashku me tė dashurėn shkoni nė njė vend special pėr tė vendosur njė thesar tuajin, qė do tė mbartė sendet tuaja. Thojini asaj, se dėshironi qė kėtė thesar ta hapni vite mė pas dhe se nuk ka asnjė kuptim nėse nuk ka brenda edhe foton tuaj tė fejesės, kėshtu qė bėni njė foto duke i propozuar dhe duke i dhėnė unazėn.

    44. Merrni me qira njė motor “Vespa” dhe ftojeni tė dashurėn tuaj pėr njė shėtitje. Nė kaskėn e motorit, lėrini unazėn e propozimit dhe kur tė keni mbaruar fjalėt e dashurisė, bėni njė shėtitje rreth qytetit pėr ta festuar.

    45. Takohuni pėr njė pije nė barin e ndonjė hoteli luksoz. Kur tė vijė momenti i duhur, kujtojini si rastėsisht se keni porositur njė dhomė aty. Kur tė hapet dera e dhomės sė hotelit, do tė keni vėnė nė tė trėndafila, qirinj dhe shampanjė, do tė jetė njė propozim shumė surprizues.

    Propozime tė thjeshta

    46. Hartoni njė listė me dhjetė arsye pėrse dėshironi tė martoheni me tė dashurėn tuaj. Lexojani asaj pėrballė njė turme njerėzish ose ngarkoni njerėz tė caktuar qė t’ia japin asaj njė e nga njė dhe tė fundit dhurojani vetė sė bashku me unazėn.

    47. Gjeni njė kuti tė madhe frigoriferi dhe mbėshtilleni me fjongo qė tė duket si njė kuti dhurate. Futuni brenda saj dhe paraqiteni veten me mbishkrimin “Njė dhuratė qė do ta kesh pėr tė gjithė jetėn”. Mė pas lėreni tė dashurėn tuaj tė zbulojė surprizėn e bukur.

    48. Futeni unazėn e martesės nė njė kuti cerealesh dhe tregohuni tė vėmendshėm qė ajo ta zbulojė atė gjatė kohės kur pėrgatit mėngjesin.

    49. Krijoni skenėn e ngjashme tė filmit tė saj tė preferuar. Vishuni me veshjen e pėrshtatshme qė i afrohet mė sė shumti protagonistit tė filmit dhe lėreni shfaqen tė fillojė. Pėr shembull mund tė krijoni skenėn e fundit tė filmit tė njohur ‘Pretty Woman”, merrni me qira njė limuzinė dhe dilni njė dritaren e saj tė sipėrme me njė tufė lulesh, duke deklaruar dashurinė tuaj.

    50. Parkoni makinėn tuaj pėrpara shtėpisė sė saj dhe nė bokset e mėdha vini kėngėn e saj tė preferuar dhe bėni propozimin tuaj fantastik.

    Gabimet qė duhen shmangur

    Para sė gjithash duhet tė keni parasysh rėndėsinė themelore qė ka propozimi pėr martesė, ndaj duhet t’u kushtoni shumė vėmendje detajeve. Ja disa gabime qė nuk duhen bėrė gjatė propozimit pėr martesė.

    1. Tė propozoni pa unazė. Deklarata e dashurisė ka rėndėsinė e saj thelbėsore, por ėshtė unaza ajo qė vulos gjithēka tė thėnė. Pėr kėtė arsye mos gaboni tė kėrkoni martesėn pa unazė, sepse njė grua kurrė nuk e quan legjitime kėrkesėn e tillė. Shtoni kėtu edhe dėshirėn qė ajo ka t’ua tregojė lajmin e mirė tė gjithė miqve dhe familjarėve.

    2. Tė propozoni shumė shpejt. Nėse e dashura juaj ka gjithēka qė ju po kėrkoni, atėherė mos u ngutni, jepini asaj kohėn e duhur, qė tė ketė vendosmėrinė nė ēastin final. Nėse veproni shumė shpejt, ajo do t’ju pėrgjigjet se duhet tė mendohet rreth propozimit tuaj dhe kjo nuk ėshtė diēka e mirė.

    3. Propozimi nė publik. Ėshtė e qartė se kur jeni tė dashuruar kėrkoni qė e gjithė bota ta dijė pėr ndjenjėn tuaj. Nga ana tjetėr ka tė dashura qė nuk u pėlqen t’i bėjnė ndjenjat publike apo ndihen jo rehat nė njė ambient tė mbushur me njerėz, ndaj tregoni kujdes.

    4. T’i thoni kujtdo. Ky ėshtė njė tjetėr gabim qė duhet tė shmangni, sepse kurrė nuk i dihet se cilit prej shumė njerėzve qė i keni treguar, mund t’i rrėshqasė ndonjė fjalė pa dashje. Nėse nuk doni tė prishni surprizėn, bėni tė mundur qė sa mė pak njerėz ta dinė.

    Ide: Propozimet mė romantike pėr martesė! Will-you-marry-me_large
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Zemėr Re: Ide: Propozimet mė romantike pėr martesė!

    Mesazh nga Burrelsja 7/7/2013, 11:16

    shum tbukura sidomos fotoja ktu nfund shum shum e bukur

      Ora ėshtė 26/4/2024, 19:11