BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Artistet shqiptare: Berisha s’eshte thjesht nje lider, por nje fenomen!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    29062013

    Buzqeshje Artistet shqiptare: Berisha s’eshte thjesht nje lider, por nje fenomen!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Artistet shqiptare: Berisha s’eshte thjesht nje lider, por nje fenomen! Saliberisha

    “Testi i fundit i nje lideri eshte qe ai te lere prapa tek te tjeret bindjen dhe vullnetin per te vazhduar perpara”. Keshtu thoshte para 60 viteve, shkrimtari amerikan, gazetari dhe intelektuali, Walter Lippmann E keshtu ka ndodhur edhe me rastin e largimit te Prof. Dr. Sali Berishes diten e merkure nga Strukturat e Partise Demokratike shqiptare, i cili ne konferencen e tij te pare per shtyp, pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare u ka kerkuar deputeteve dhe simpatizanteve te tij qe te cojne perpara punen e nisur se bashku. Pas berjes publike te Doreheqjes se Kryeministrit, shume dashamires te PD-se kane reaguar duke shprehur keqardhje, por edhe mendimin ndryshe per vendimin e tij. Nje lider qe frymezon, premton, guxon dhe pranon me fisnikeri humbjen. Te tille e kane cilesuar disa prej artisteve shqiptare kete figure politike, i cili sipas tyre ne 23 vjet demokraci ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne zhvillimin e vendit. Ja cthone ato per Koha Jone, por edhe ne profilet e tyre zyrtare te Facebook:

    Rajmonda Bulku: Berisha, ky njeri i mencur edhe humbjen e pranoi si strateg

    Nje njeri si Berisha qe nuhati me mencurine dhe guximin e tij krijimin e demokracise shqiptare, qe ky njeri beri qe kjo demokraci te zhvillohej ne parametra historike per Shqiperine, tregoi qe ashtu sic diti te menaxhonte me mencuri stratege fitoret, ashtu pranoi edhe humbjen.

    Frederik Ndoci (kengetar) Edhe kundershtaret jane perlotur nga fjalimi i Berishes

    Politika e re ne ish-vendet e qeverive moniste komuniste duhet te jete shnderrimi nga centralizmi demokratik ne demokraci te centralizuar, sepse ndryshe biem ne teknokraci, ne monokraci pragmatiste e monopoliste per idealizmin e z. Sali Berisha, qe te arrije me cdo kusht balancen mes ish popullit komunist me per qindje shume ma te nalte. Ne fuqizimin e per qindjes se PD, mendoj se ishte i vetmi veprim praktik jo i studiuar shume nga lideri me i madh i reformave dhe i veprave te medha dhe autogolave sigurisht. Sot fitimtaret festojne me ngazellim dhe i gezohen vetem faktit se eleminuan liderin qe e ashtuquajten komunist, te korruptuar,hajdut, sulltan, islamik etj.. Koha do ta vertetoje. Sonte flini me fjalet e nje burri, te cilat zor se i harron edhe ai qe e ka urryer me shume. Me thoni, cili njeri me vetem nje karakteristike, apo ves te tille mund ta bente nje veprim kaq fisnik, me nje sipermarrje fisnike qytetare te tille, doreheqjen? Ky eshte akti i fundit i stoicizmit burreror qe perlot edhe me kriminelin, edhe me burrin, edhe me te moshuarin. Jam i bindur se shume jane perlotur. Edhe vete kundershtaret e tij nga ato fjale. Edhe njerezit qe e luftuan deri dje, por sigurisht tani del nje force e re. E kane fjalen hipokritet dhe njerezit e maskave. U ka ardhur momenti te shajne dhe pasi te kene hequr maskat. Nje fjalim pershendetes dinjitoz i triumfatoreve dhe nje lamtumire emocionuese qe jam i lumtur qe e perjetova. Malesoret nuk vetevriten per shume arsye, por pas jo me shume se tre muajsh do ta merrni vesh se ku qendron berthama e kesaj euforie per fitore vertete ofenduese. Me nje terheqje, duke i marre fajet persiper si arsye e doreheqjes… Kot nuk thote kenga ā€œo burre hor xhubleta, shih ku te coi kuleta, parja e huej e shkreta, me vra sot vllane tandā€. Keto jane vargje per dinjitetin e poshteruar te demokrateve qe, per sado pare e pane dhe e degjuan fjalimin e Kryeministrit e lamtumires.

    Valbona Mema (kengetare): Emri i tij ka bere historine e ketij vendi
    Per mua ai ka qene, eshte dhe do te ngelet historia e ketij vendi. Respekt per te gjithe kontributin e tij dhe per gjithcka ka bere per kete toke te shenjte, Shqiperine.

    Elhaida Dani: Njeriu qe mposhti regjimin komunist FALEMINDERIT

    Njeriu qe mposhti regjimin me te eger komunist. Njeriu qe per dy dekada luftoi dhe e coi Shqiperine ketu ku jemi sot. Njeriu, qe si qytetar i nderuar di te pranoje humbjen dhe te falenderoje popullin shqiptar edhe pse i zhgenjyerā€¦ Respekt z. Sali Berisha. Do i mungosh popullit Shqiptar.

    Albi Nako (balerin-koreograf): Nje politikan qe do te hyje ne histori me vepra

    Doreheqja e Berishes eshte nje vendim dhe nje akt politik qe rralle, ose pothuajse nuk e kemi ndeshur fare ne keto dy dekada demokraci. Z. Berisha eshte politikani qe do te hyje ne histori dhe veprat e tij do te mbahen mend gjate ne memorien e qytetareve. Le tā€™ia leme kohes qe tā€™i jape vendin qe meriton, gje qe do te beje qe gojet qe e kane dhe vazhdojne ta perflasin te mbeten me turp nje here e pergjithmone.

    Stresi (kengetar): Ky popull do ta kerkoje kete njeri te madh

    Do te ngelet njeri i madh per ne dhe brez pas brezi. Do te permendet ne gjakun tim brez pas brezi dhe derisa te kete jete do tā€™i perulem, por ju betohem dhe ketu do jemi, nese ky popull nuk do ta kerkoje emrin e tij. Ky eshte nje mesim per ata qe shiten. Ai beri xhestin me paqesor ne Ballkan e ne Europe, pranoi humbjen duke uruar kundershtarin e tij politik.

    Anjeza Branka (kengetare): Askush nuk mund tia mohoje kontributin politik

    Te jem e sinqerte me preku tej mase shume kur e degjova fjalimin e tij. Personalisht nuk jam fare e politizuar, pra nuk jam as me PS, as me Pd, por mund te them qe askush nuk mund tā€™ia mohoje kontributin qe Berisha ka dhene ne keto 23 vite demokraci per vendin e tij.

    Rezarta Shkurta (kengetare): Doreheqja, akti me demokrat qe ka bere ne keto 8 vite

    Per demokracine e vendit eshte hap i rendesishem per sa kohe nje njeri reflektoi dhe ridimensionoi humbjen e tij. Besoj dhe mendoj se, Sali Berisha me doreheqjen e tij ne vetvete normale, per Shqiperine ishte nje nder aktet me demokrate qe ka bere ne keto 8 vite qeverisjeje. Por, sic e tha edhe Kryeministri i Shqiperise tashme, Edi Rama i uroj edhe une fat ne jeten e tij private.

    Alisa Braho (prezantuese): Berisha seshte thjesht nje lider, por nje fenomen

    Sali Berisha nuk eshte thjesht nje politikan, nje lider, por nje fenomen. Besoj se per fenomenin Berisha do flitet, do shkruhet, analizohet, sic ndodh normalisht me fenomenet. Eshte e veshtire te gjesh paralele me homologe te tjere, brenda, por edhe jashte vendit. Per karakterin, vizionin, perkushtimin dhe energjine e jashtezakonshme, proverbiale do te thoshaā€¦ eshte nje shembull i vertete frymezimi.

    Orgesa Zaimi (kengetare): Ky njeri nuk e meritonte mosmirenjohjen tone

    Te dashur miq te cfare do lloj bindjeje politike, shqiptare dhe shqiptare, njerez te mire dhe mosmirenjohes, pa dashur te politizohem po flas si nje qytetare shqiptare dhe si nje anti-komuniste e betuar; Ku keni pare ju zgjedhje me te mira, me te ndershme, me te shpejta qe mbyllen per dy dite? Kur keni pare ndonjehere ne historine e Shqiperise zgjedhje kaq europiane, ku lideret sā€™jane share, rrahur, apo revoltuar per hapje kutie?! Duhet tā€™i gezohemi kesaj dite dhe te urojme mijera here zgjedhje te tilla ne vijimesi. Jam shume krenare per te gjitha arritjet qe na ka sjelle demokracia, sepse pluralizmin qe nisi me zgjedhje te lira e beri te mundur Sali Berisha, pervec kesaj ai solli anetaresimin ne Nato, qe shume prej jush e quajne hicgje, beri rruge more shoke e shoqe, ato rruge e tunele qe na bejne te udhetojme rehat. Nisi cdo gje qe ne te hyjme ne BE, cfaredolloj gjeje te thoni, apo te mendoni ne bindjet tuaja politike, ky njeri nuk e meritonte mosmirenjohjen tone. Por, si te gjithe lideret e medhenj e qe lene gjurme ne histori edhe me largimin e doreheqjen si, Theacer, Gorbacov e te tjere, atij i zbardhet fytyra dhe jo neve, njerezve mosmirenjohes ne rrenje e dhemballe. Sonte dhe keto ditet e fundit une kuptova nje gje; cfaredolloj gjeje te behet per kete popull edhe nese arrijme te jemi ne nivelet me te larta te jeteses, si ne Zvicer dhe Tokyo, ne prape do te jemi mosmirenjohes, smirezinj dhe pa dashuri per njeri-tjetrin. Shpresoj qe Rilindja ta meritoje fitoren me punen qe do beje keto 4 vjet. Por nuk mundem te mos them nje FALEMINDERIT te madh per z. Sali Berisha, te cilit te gjithe do tā€™ia ndjejme mungesenā€¦ jo si Enverit! Paqe.

    Ciljeta Xhilaga: Kisha kohe qe nuk derdhja lot

    Kisha kohe qe nuk derdhja lot. Sinqerisht me ka prekur shume doktori.  /Koha Jone/
    Share this post on: reddit

    avatar

    Mesazh 1/7/2013, 13:07 nga Burrelsja

    sa keq mka ardh prz shum keq
    Anonymous

    Mesazh 1/7/2013, 13:28 nga Vizitor

    Une me vogelsine time e vleresoj si nje (se pari) njeri te madh, pastaj si politikan te madh.

    Mesazh  nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/4/2024, 09:34