BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet “stres” dhe “antistres”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet “stres” dhe “antistres”

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/9/2013, 01:30

     Ushqimet “stres” dhe “antistres” 36e48c7a-f3dd-4e08-bddf-f3de1d7766f2---0-

    Stresi e ka shfaqur kudo “fytyrėn” e tij tė shėmtuar: nė punė, nė shtėpi, nė marrėdhėniet personale, madje dhe nė kuzhinė pėr shkak tė ushqimeve jo tė mira qė disa prej nesh hanė. Stresi shfaqet si pasojė e reagimeve tona ndaj ngjarjeve nė jetė. Zgjedhjet e duhura tė ushqimeve qė hamė mund ta ndihmojnė sė tepėrmi trupin qė ta pėrballojė stresin sa mė mirė. Pra ne mund ta kontrollojmė stresin mė mirė nga sa mendojmė. Thelbi ėshtė se stresi ēliron vrullshėm nė gjak substanca toksike qė na bėjnė tė lodhur, tė acaruar dhe tė zemėruar. Stresi e zbraz trupin nga vitaminat, mineralet dhe lėndėt e tjera ushqyese. Ai dėmton funksionin tretės dhe ngadalėson metabolizmin dhe kjo tė ēon drejt shtimit tė peshės. Megjithatė, lajmi i mirė ėshtė se t’i mund tė bėsh diēka pėr kėtė. Ne mund t’i ulim reagimet tona ndaj stresit. Mundemi edhe tė pėrmirėsojmė mėnyrėn e jetesės pėr tė pėrmirėsuar biokiminė dhe fiziologjinė qė ta pėrballojmė stresin me lehtė. Nė vend qė tė hash ushqime tė kota kur stresohesh, mund tė zgjedhėsh ushqime antistres dhe tė shėndetshme tė cilat e qetėsojnė trupin tėnd.

    USHQIMET QĖ STRESOJNĖ

    Disa ushqime dhe pije veprojnė si stimulues tė fuqishėm pėr trupin dhe pėr kėtė arsye janė shkaktari kryesor pėr stresin. Ky stimulim e stėrlodh mėlēinė, ēorodit nivelet e sheqerit nė gjak dhe pas njė kohe bėhet i dėmshėm. Ja se cilat janė disa nga ushqimet tė cilat shkaktojnė stres:

    1-Kafeina

    Kėtė e gjejmė te kafja, ēaji, ēokollatat, coca cola etj. Ajo shkakton ēlirimin e adrenalinės dhe kėshtu e rrit nivelin e stresit. Ata qė kanė varėsi ndaj kafeinės i rraskapitin gjėndrat adrenale qė prodhojnė hormone tė lidhura me stresin. Kėto hormone tė lidhura me stresin ndikojnė te metabolizmi. Kėshtu, pas njė kohe tė gjatė kafeina tė shkakton shtim nė peshė, sidomos nėse kombinohet me dietė tė keqe. Konsumimi me tepri i kafeinės ka tė njėjtat efekte sikurse stresi i tejzgjatur.

    2-Alkooli

    Ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė stresit. Ironia kėtu qėndron se shumė njerėz fillojnė tė pinė, sepse e quajnė si njė mėnyrė pėr tė luftuar stresin. Alkooli dhe stresi tė kombinuar janė vrasės. Alkooli stimulon sekretimin e adrenalinės, qė rezulton tė sjellė probleme tė tilla si tension nervor, acarim dhe pagjumėsi. Alkooli me tepri rrit depozitat e dhjamit rreth zemrės dhe dobėson imunitetin. Alkooli gjithashtu kufizon aftėsinė e mėlēisė pėr tė larguar toksinat nga trupi. Gjatė gjendjes sė stresit, trupi prodhon disa toksina. Nė mungesė tė filtrimit tė tyre nga mėlēia, kėto toksina vazhdojnė tė qarkullojnė nėpėr trup dhe sjellin pasoja tė rėnda.

    3-Ėmbėlsirat

    Sheqeri nuk ka vlera ushqyese esenciale. Ai i jep trupit njė shtysė energjie qė zgjat pak dhe kėshtu mund t’i stėrlodhė gjėndrat adrenale. Kjo rezulton nė gjendje acarimi, pėrqendrimi tė dobėt dhe depresioni. Konsumimi i tepėrt i sheqerit e ngarkon shumė pankreasin. Ekziston mundėsia e zhvillimit tė diabetit.

    4-Ushqimet e kripura

    Kripa rrit tensionin e gjakut, varfėron gjėndrat adrenale dhe shkakton paqėndrueshmėri emocionale. Mė mirė ėshtė tė pėrdorėsh zėvendėsues tė kripės qė ka potasium nė vend tė atij me sodium. Shmangni ushqimet e pėrpunuara me shumė kripė si proshutėn, pastėrmanė, salsiēet, turshitė etj.

    5-Ushqimet me yndyrė

    Shmangia konsumimit tė ushqimeve me yndyra tė ngopura si ushqime me origjinė shtazore, prodhimet e bulmetit, ushqimet e fėrguara dhe ushqimet e zakonshme tė shpejta. Yndyra e lodh sistemin kardiovaskular.

    6-Qumėshti i lopės dhe prodhimet e bulmetit

    Kėto e stresojnė trupin, sepse pėrmbajnė proteinėn kasein, shumė e vėshtirė pėr t’u tretur nga qeniet njerėzore dhe mund tė ngacmojė alergjitė.

    7-Mishi i kuq

    Ai ėshtė i pasur me shumė proteina, tė cilat rrisin nė tru nivelin e dopaminės dhe norepinefrinės. Qė tė dyja kėto substanca janė tė ndėrlidhura me nivele tė larta tė ankthit dhe stresit.

    8-Ushqimet e rafinuara dhe tė pėrpunuara

    Kėto ushqime tė tilla si mielli i bardhė i rafinuar dhe buka e bardhė e stresojnė trupin, sepse janė tė varfra nė vlera ushqyese dhe tė pasura me kalori tė kota. Pėr mė tepėr, trupit i duhet tė pėrdorė vitaminat dhe mineralet e tij qė t’i tresė kėto ushqime. Ushqimet tė cilat pėrmbajnė miell tė bardhė janė tortat, biskotat, buka dhe pjekurinat…

    9-Margarina dhe vajrat e tjerė vegjetalė


    Kėto janė tė pasura me acide yndyrore tė hidrogjenizuara dhe njė dietė e pasur me kėto lloje acidesh mund tė ndikojė negativisht te kolesteroli duke rritur rrezikun pėr sėmundje tė zemrės.

    10-Ushqimet pikante

    Kėto pėrmbajnė esenca vajore qė acarojnė cipėn e stomakut. Specat djegės dhe salcat me speca djegės qė pėrdoren nė ushqime dhe disa pije meksikane ėshtė mė mirė tė shmangen. Njė ushqim i tillė mund tė krijojė edhe vrimė nė cipėn e stomakut.

    11- Aditivet, konservantėt dhe kimikatet e tjera

    Aditivet e stresojnė shumė trupin, sepse trupit i duhet tė punojė mė shumė pėr t’i pėrpunuar dhe pėr rrjedhojė, ai shpenzon energji dhe lėndė ushqyese qė mund tė ishin pėrdorur mė mirė, pėr shembull pėr tė forcuar sistemin imunitar.

    USHQIMET QĖ LARGOJNĖ STRESIN

    1-Selinoja

    Ka pėrdorim edhe si bar popullor pėr tė ulur tensionin e gjakut. Pėrbėrėsit e selinos reduktojnė pėrqendrimin e hormoneve tė stresit qė shkaktojnė ngushtimin e enėve tė gjakut. Selinoja pėrmban vlera ushqyese qė qetėsojnė, ndėr to edhe niacineimide. Njė kėrcell selinoje para se tė flini, mund tė pėrmirėsojė edhe gjumin tuaj.

    2-Fara luledielli

    Ato jo vetėm qė janė burim i pasur i potasiumit, por janė tė pasura edhe me vitamina B dhe zink, qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm mbi gjėndrat adrenale. Ka prova qė dėshmojnė se gjatė periudhave tė stresit, nivelet e kėtyre lėndėve ushqimore mund tė bien nė mėnyrė drastike.

    3-Orizi kaf

    Ėshtė njė karbohidrat qė pėrthithet ngadalė dhe ngacmon trupin qė tė ēlirojė kimikate, tė cilat ju bėjnė tė ndiheni mirė, serotoninėn dhe norepinefrinėn. Ai ju ndihmon tė pėrballoni stresin mė mirė duke ju pėrmirėsuar gjendjen e humorit dhe duke ju dhėnė shpėrthime tė qėndrueshme tė energjisė.

    4-Algat

    Hormonet trupore qė ju bėjnė tė ndiheni mirė, serotonina dhe norepinefrina mund tė pėrftohen edhe nga triptofani dhe L-fenilalanina. Algat pėrmbajnė rreth 60 pėr qind proteina dhe tetė aminoacide esencial. Algat kanė njė efekt qė i jep energji mėlēisė dhe lehtėson largimin e toksinave duke ulur kėshtu nivelin e stresit nė trup.

    5-Lakra

    Ėshtė burim i mirė i vitaminave qė largojnė stresin, si A, C, E, beta karotine dhe mineralin selenium. Antioksiduesit e luftojnė efektin dėmtues tė radikaleve tė lira qė trupi juaj i ēliron si reagim ndaj stresit dhe ato ndihmojnė gjithashtu pėr tė shndėrruar triptofanin nė serotoninė, pra luajnė rolin e tyre nė pėrmirėsimin e humorit.

    6-Bajamet

    Janė tė pasura me magnez, qė ėshtė posaēėrisht i rėndėsishėm pėr tė mbėshtetur funksionin adrenal, si dhe metabolizmin e acideve yndyrore esenciale. Nivelet e ulėta tė magnezit ndėrlidhen me gjendje nervoziteti, ankthi, acarimi dhe pagjumėsie.

    7-Manaferrat

    Tė zezat janė tė pasura me magnez dhe vitamin C. Pamjaftueshmėria e vitaminės C e dobėson imunitetin tuaj dhe bėn qė tė ndiheni mė tė stresuar dhe mė tė lodhur. Burim tjetėr ushqimor i vitaminės C dhe magnezit janė luleshtrydhet dhe mjedrat.

    8-Farat e susamit

    Nevoja pėr zink rritet gjatė periudhave tė stresuara dhe ai ėshtė i rėndėsishėm pėr metabolizmin e acideve yndyrore esenciale dhe pėr prodhimin e serotoninės. Farat e susamit janė njė burim i mirė i zinkut.

    9-Kastravecėt

    Nė Angli ėshtė njė shprehje e vjetėr ‘e freskėt si kastravec’ dhe kjo ėshtė krejtėsisht e vėrtetė pėr shkak tė efektit freskues dhe qetėsues qė kastraveci ka te gjaku dhe mėlēia. Kur mėlēia ėshtė e mirėushqyer dhe nuk ėshtė e tejnxehur, ky organ kyē ndihmon pėr balancimin e hormoneve, pėrmirėson gjendjen e humorit, e mund stresin dhe siguron shėndet tė mirė. Provoni tė pini lėng kastraveci dhe selinoje.

    10- Shpargulli

    Shumė nga elementet qė forcojnė mėlēinė, veshkat, lėkurėn ligamentet dhe kockat gjenden te shpargulli. Ai ndihmon edhe nė krijimin e rruazave tė kuqe tė gjakut dhe ėshtė i pasur me enzimėn antioksiduese glutation, e cila ndihmon qė mėlēia tė funksionojė si ėshtė mė mirė pėr tė. Gjithēka qė ndihmon pozitivisht te mėlēia juaj ndikon pozitivisht te gjendja e humorit dhe aftėsia juaj pėr tė pėrballuar stresin.

    11-Hudhra

    Ėshtė pėrdorur prej kohėsh pėr tė kuruar ftohjet dhe gripin. Hudhra pėrmban njė kimikat detoksifikues qė quhet alicin. Alicina ka fuqi antivirale dhe antimyk, si dhe aftėsinė tė ulė kolesterolin, tensionin e gjakut dhe tė pėrmirėsojė gjendjen e humorit.

    12-Avokadot

    Kėto pėrmbajnė 14 minerale, tė cilat rregullojnė funksionet trupore dhe stimulojnė rritjen. Me vlerė tė lartė ėshtė pėrmbajtja e tyre me bakėr dhe hekur qė ndihmojnė nė rigjenerimin e rruazave tė kuqe tė gjakut dhe parandalon aneminė e shkaktuar nga kequshqyerja, njė faktor i cili shkakton lodhje dhe paaftėsi pėr tė pėrballuar stresin. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 12:31