BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10-tė lumenjtė qė brenda 20 vjetėsh, do tė "vdesin"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10-tė lumenjtė qė brenda 20 vjetėsh, do tė "vdesin"

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/5/2008, 12:58

    Lumi i Verdhė po bėhet njė pus ujėrash tė zeza nė mėshirė tė fatit. Danubi ka humbur gjithė habitatėt fillestarė tė brigjeve tė tij. Murray Darling nė Australi po bėhet dėshmitar i njė ndryshimi jo tė zakonshėm. Tė gjitha speciet karakteristike pėr tė po zėvendėsohen me tė tjera, agresive dhe tė rrezikshme. Ujėrat e "Rio Grande" po pakėsohen gjithmonė e mė shumė e po bėhen mė tė kripura, sikur tė ishte det.

    Nė fakt, kėto janė vetėm pak nga shembujt e lumenjve mė tė rėndėsishėm nė botė qė po pėrjetojnė njė situatė tė tillė. Nė tė vėrtetė, lista e hartuar nga "Wwf" shkon deri nė dhjetė dhe raporti titullohet "Dhjetė lumenjtė mė nė rrezik nė botė". Pesė prej tyre ndodhen nė Azi, njė nė Evropė, njė tjetėr nė SHBA, njė nė Afrikė, njė nė Australi dhe i fundit nė Amerikėn Latine. "Kriza e kėtyre lumenjve shkaktohet nga mungesa e madhe e ujit qė po godet zona tė mėdha tė planetit dhe problemi ėshtė po aq i rėndėsishėm sa i ngrohjes globale",- ka shpjeguar David Ticket, pėrgjegjės i programit pėr ujin e degės sė "Wwf" angleze.

    Nė tė vėrtetė, njė lum mund tė quhet nė "gjendje kritike", ose "nėn stres" kur ndryshohet tėrėsisht gjendja e tij natyrale, njė situatė qė mund tė bėjė qė lumi tė "vdesė brenda pak vitesh". Po ashtu, njė lum mund tė quhet i "vdekur" jo vetėm kur nuk pėrmban mė ujė, por edhe nėse ky i fundit, edhe pse mund tė rrjedhė me furi, ėshtė i ndotur deri nė atė pikė sa nuk arrin tė mbijetojė dot flora dhe fauna brenda tij, ose kur infrastrukturat (portet apo digat) ndryshojnė tėrėsisht rrugėn e tyre natyrale.

    Duke iu referuar raportit tė "Wwf", nuk ekziston njė kurė e pėrbashkėt pėr lumenjtė nė rrezik, sepse secili prej tyre "vuan" nė mėnyrė shumė tė ndryshme nga tjetri. Kėshtu, Nusalween qė rrjedh nga Tibeti nė Kinė, njė nga lumenjtė mė tė gjatė tė planetit pėr momentin, nuk ka diga dhe ėshtė reduktuar dukshėm nė kėto dhjetė vitet e fundit. Kėsaj i shtohet edhe fakti se Kina, Burma dhe Tailanda kanė projektuar tashmė ndėrtimin e 16 digave.

    Por nėse ato do tė ndėrtoheshin, do tė shkaktonin fundin e njėrės prej tyre, qė UNESCO e ka dekretuar mes zonave mė tė rėndėsishme pėr sa i pėrket biodiversitetit. Pikėrisht "vdekja" e biodiversitetit ėshtė edhe problemi kryesor pėr Murray, ku jeta ėshtė thuajse e pėrbėrė tėrėsisht nga specie aliene, si pėr shembull krapi evropian, i ardhur rreth 30 vjet mė parė, qė ka shkatėrruar faunėn e lumit. Indi (nga i cili ka marrė emrin edhe India), njė nga lumenjtė mė tė "shenjtė" mbi tokė, vuan pėr shkak tė ndryshimeve klimaterike dhe pėr mė tepėr i ushqyer nga akujt e Himalajave qė dalėngadalė po pakėsohen pėr shkak tė ngrohjes globale, duke sjellė njė reduktim tė madh nė prurjen e ujit pėr kėtė lumė.

    Njė "qiri" duhet ndezur edhe pėr Danubin, qė ėshtė njė nga lumenjtė mė tė njohur dhe mė tė rėndėsishėm tė botės. Pėr shumė prej tyre Danubi ėshtė burimi kryesor pėr industrinė, agrikulturėn, transportin dhe energjinė. Shumė shtete tė mėdha tė botės si: Vjena, Bratislava, Budapesti dhe Beogradi e pėrdorin atė pėr nevoja nga mė tė ndryshmet. Nė brendėsi tė tij jetojnė mė shumė se 100 lloje peshqish, ku shtatė lloje janė unike nė botė, megjithatė vetėm 6% e rrjedhės sė ujit ėshtė e mbrojtur. Pėr tė ardhmen gjithmonė e mė shumė po flitet pėr infrastruktura tė reja.

    Mendohet tė ndėrtohen tetė diga dhe sisteme mbrojtėse kundėr pėrmbytjeve. Mė pas Ticket nėnvizon: "Sot, mė shumė se 41 pėr qind e popullsisė botėrore jeton pėrgjatė lumenjve qė janė nė rrezik tė madh. Nėse nuk do tė ndėrhyhet brenda njė kohe tė shkurtėr prej rreth 20 vitesh, do tė mund tė shohim fundin e shumė prej tyre". Shekulli.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 08:45