BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipėri: Rritet numri i turistėve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shqipėri: Rritet numri i turistėve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/7/2009, 10:28

    Shqipėri: Rritet numri i turistėve! Durres-490x320

    Te dhenat e fundit zyrtare tregojne se sektori i turizmit ka vazhduar te rritet edhe gjate ketij viti, ndonese me ritme me te uleta se sa ato te viteve te kaluara.
    Sipas te dhenave te Ministrise se Turizmit, ne gjashtemujorin e pare te vitit ne Shqiperi kane hyre rreth 951 mije vizitore, mbi 80 per qind e te cileve kane ardhur per pushime.

    Sipas Ministrise, krahasuar me nje vit me pare numri i vizitoreve eshte rritur me 10 per qind.

    Por te dhenat tregojne se vitet e fundit numri i turisteve qe kane ardhur ne Shqiperi eshte rritur mesatarisht me rreth 20 per qind, cka do te thote se per kete vit rritja eshte dy here me e ulet.

    Ashtu si vitet e kaluara edhe per gjashtemujorin, nje pjese e mire ose mbi 46 per qind e atyre qe kane vizituar Shqiperine jane shtetas shqiptare, ndersa pjesa tjeter jane shtetas te huaj.

    Te dhenat tregojne se turizmi eshte nje nga sektoret qe qarkullon fluksin me te madh te valutes ne vend, madje me shume edhe se sa eksportet.

    Ne vitin 2007 te ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliarde euro, ne 2008 shifra u rrit ne 1 miliarde e 170 milione euro, ndersa per katermujorin e pare te ketij vit, ata qe kane vizituar Shqiperine kane shpenzuar ne vendin tone rreth 212 milione euro.

    Por te dhenat tregojne se pavaresisht fluksit te larte te te ardhurave, perfitimet neto te ekonomise nga turizmi jane gati minimale per shkak se edhe shpenzimet qe shqiptaret bejne per pushime jashte shtetit jane rritur me ritme te larta.

    Sipas Bankes se Shqiperise, ne vitin 2008, ku te ardhurat nga turzmi arriten rekordin 1.2 miliarde euro, ekonomia perfitoi vetem 140 milione euro pasi 1.5 miliarde euro u shpenzuan serish nga shqiptaret per udhetime dhe pushime jashte vendit.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 17:16