BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kosova me ligj tė ri kundėr korrupsionit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    11072009

    Buzqeshje Kosova me ligj tė ri kundėr korrupsionit!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Kosova me ligj tė ri kundėr korrupsionit! Seanca-490x320

    Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, nė vazhdim tė seancės sė rregullt plenare, miratuan tė premten nė parim, Projektligjin kundėr korrupsionit, i cili nga shumica e ligjvėnėsve u konsiderua tejet i rėndėsishėm pėr fuqizimin dhe funksionimin e institucioneve vendore, posaēėrisht nė aspektin e luftimit tė korrupsionit.

    Ky projektligj i sponsoruar nga Ministria e Drejtėsisė, u konsiderua i nevojshėm pėr rrethanat e reja nė Kosovė, por se u kritikua nga njė pjesė e ligjvėnėsve opozitarė.

    Vėrejtjet mė tė mėdha pėr kėtė projektligj i pati Grupi Parlamentar i AAK’sė, deputetėt e tė cilit besojnė se projektligji ka njė boshllėk tė brendshėm qė nuk i adresohet gjithė institucioneve, por vetėm Agjencisė Kundėr Korrupsionit.

    Deputetja e AAK-sė, Donika Kada-Bujupi kėrkoi qė projektligji t’i kthehet qeverisė nė rishkrim, sepse sipas saj, ėshtė tėrėsisht i paqartė dhe i palogjikshėm. “Nuk e mbėshtesim kėtė projektligj, prandaj kėrkojmė qė ai tė rishkruhet
    sepse nuk ka asgjė nė tė”, u shpreh Kada-Bujupi.

    Edhe Lulzim Zeneli nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD) pati vėrejte nė hartimin e kėtij projektligj, edhe pse tha se ligji si i tillė ėshtė shumė i nevojshėm nė njė shoqėri tė korruptuar. “Ligji ėshtė megaloman, ndėrsa materia e tij pėrmban vetėm organograme, ndėrsa planin e veprimit ia adreson vetėm AKK-sė”, tha ai.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:57