BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lidhjet nė largėsi: anėt pozitive dhe negative!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lidhjet nė largėsi: anėt pozitive dhe negative!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/11/2013, 18:43

     Lidhjet nė largėsi: anėt pozitive dhe negative! 51f69cc1-2719-43e3-8d69-39bc3ba68fa3---0-


    Mbajtja e njė marrėdhėnieje nė distancė tė gjatė nuk ėshtė asnjėherė e lehtė: kilometrat qė ndajnė dy shpirtra dhe dy zemra janė burim i frikės, vuajtjes e shpeshherė i keqkuptimeve dhe i grindjeve. Nė lidhje me kėtė diēka di i turpshmi Emilio (Luca Peracino), i dashuruar me Nadian (Olga Kent) qysh kur ishin dy fėmijė tė vegjėl. Nė momentin qė u rrit, i riu mendoi t’i shprehte vajzės ndjenjat e tij, por ajo i tha se ishte gati pėr t’u nisur nė Oksford. Emilios iu duk sikur iu shemb toka nėn kėmbė, por miqtė e tij Alfredo (Paolo Ruffini), Lebouski (Guglielmo Scilla), Franko (Frank Matano) e Alonso (Andrea Pisani), thurėn njė plan: edhe ata u regjistruan nė universitetet mė tė famshme angleze, duke falsifikuar dokumentet, diplomat. Kjo histori nė fakt ėshtė pjesė e njė filmi italian me titull “Fuga di cervelli” (Arratisje trush), me regji tė Paolo Rufinit, i cili pritet tė dalė sė shpejti nė sallat kinematografike. Nė film, natyrisht, historia ėshtė e gjitha “njė e qeshur” dhe problemi zgjidhet nė njė mėnyrė tė “pazakontė”, por nė tė vėrtetė, nė realitet, marrėdhėniet nė distancė janė tė vėshtira pėr t’u menaxhuar, me anė negative, por edhe pozitive. Por cilat janė kėto anė? Ne po ju sjellim ato mė kryesoret!

    Anė pozitive: kohė e lirė

    Natyrisht ka shumė kohė tė lirė pėr ta kaluar me miqtė. Pas njė telefonate ku i shpreh “natėn e mirė” tė dashurit/ės tėnde mund tė shkosh dhe tė argėtohesh nė njė lokal, pėr tė pirė, pėr tė ngrėnė dhe ndoshta duke i dhėnė fund mbrėmjes me njė kėrcim nė disko.

    Anė pozitive: asnjė monotoni

    Marrėdhėnia e njė ēifti prej njė kohe tė gjatė shumė shpejt kthehet nė monotoni. Por nėse ajo mund tė konsumohet mė pak, atėherė ky rrezik hiqet: dėshira pėr t’u parė, pėr t’u pėrkėdhelur e pėr t’u prekur ėshtė aq e madhe saqė ēdo gjė qė bėni ėshtė gjithmonė e re dhe emocionuese. E rėndėsishme ėshtė tė qėndroni bashkė…

    Anė negative: moskryerja e marrėdhėnieve seksuale

    Seksi ėshtė ndoshta aspekti mė i komplikuar pėr t’u “menaxhuar” dhe pėr ta mbrojtur si tė thuash nė ekuilibėr. Kur tė takoheni mund tė fitoni kohėn e humbur, por mos harroni se duhet tė bini vazhdimisht dakord pėr t’i qėndruar besnikė njėri-tjetrit ose si alternativė tjetėr mund tė pėrdorni pak “pasion nėpėrmjet telefonit”.

    Anė negative: xhelozia

    Nuk mund tė shiheni, por mund tė kontaktoni nėpėrmjet telefonit dhe teknologjive tė reja, megjithatė kjo nuk mjafton. Pyetja qė lind mė sė shumti ėshtė: a do tė jetė ai/ajo besnik/e? Kėshtu lind edhe ajo ndjenja tinėzare dhe e rrezikshme qė ėshtė xhelozia, qė tė bėnė tė “ngresh” shumė pyetje dhe njė nevojė dėshpėruese pėr tė kontrolluar partnerin.

    Mos iu dorėzoni largėsisė

    Lidhja nė distancė nėnkupton situatėn kur dy tė dashuruarit gjenden larg njėri-tjetrit. Lidhjet e tilla shpesh mendohet se nuk mund tė funksionojnė, por nuk ėshtė e thėnė tė jetė kėshtu. Distanca midis dy tė dashuruarve me tė vėrtetė ėshtė njė gjė e vėshtirė nė ēdo lidhje, por kjo nuk do tė thotė se duhet tė shikoni vetėm anėt negative. Pėrkushtojuni mendimeve pozitive dhe vlerėsojeni ēdo moment qė kaloni me partnerin. Bėjani me dije partnerit se e doni, gjė qė duhet t’ia pėrsėrisni sa mė shpesh. Flisni ēdo ditė se ēka ju ka ndodhur nė jetėn e pėrditshme, meqė kjo ju ndihmon qė ta mbani afėrsinė midis jush. Fundja, ekspertėt kanė konstatuar se nė lidhjet nė distancė, sikur edhe nė ato tė tjerat, ekziston doza e njėjtė e intimitetit, besimit, pėrkushtimit dhe sadisfaksionit.
                               

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:20