BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    CFARE JA MERR FRYMEN NJE MASHKULLI?!!!

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje CFARE JA MERR FRYMEN NJE MASHKULLI?!!!

    Mesazh nga Princesha... 9/12/2013, 14:32

    Nė kėtė kohė kukullash dhe robotėsh me tė drejtė shtrohet pyetja: ēfarė na bėnė tė ndihemi njerėzorė. Ndjenjat, ato qė i shprehim dhe ato qė nuk i shprehim, apo veprimet tona? Nė raportin mė tė thjeshtė njerėzor, nė atė nė mes tė njė mashkulli dhe njė femre, ēfarė na bėnė njerėzor? Nuk mund tė shkruaj si mund tė ndihet njė femėr, por gjithsesi do tė provoj ta shpreh ēfarė ia merr frymėn njė mashkulli? Ēfarė e bėn atė tė ndihet njerėzor dhe tė ndihet plot jetė.

    Bukuria?

    Njė mashkull mund tė tėrhiqet drejt bukurisė, por bukuria nuk mjafton. Ka aq shumė kukulla tė bukura, secila mė plastike se tjetra, qė parakalojnė bulevardeve si nė sfilata tė ēdo sezoni. Tė bukura pėr t'u parė, por tė hidhura dhe tė tharta pėr t'u shijuar.

    Menēuria?

    Njė mashkull gjithnjė do tė sfidohet nga njė femėr e menēur, por as menēuria nuk mjafton. Ka aq shumė statuja kohėsh moderne qė, kur ėshtė fjala pėr punė tė botės, dinė tė analizojnė edhe detajet mė tė vogla, ndėrsa kur pėrballen me sfidat e jetesės nė ēift stepen dhe nuk dinė ku ta kapin fillin. Frymėzuese nga larg, por tė ngurta dhe tė ftohta pėr ta ndarė mė tė bukurėn e shpirtit me to.

    Ēfarė ėshtė atėherė? Ēfarė ia merr frymėn njė mashkulli?

    Ėshtė ky shpirti i butė dhe pėrherė i freskėt i njė zonje tė vėrtetė.

    Te ky shpirt lulėzon njė bukuri diskrete, qė ndihet dhe jo domosdoshmėrish shihet. Njė urtėsi e thellė, qė asnjėherė nuk imponohet dhe nuk e bėnė tjetrin tė ndihet nė siklet. Njė mirėkuptim qė duam ta ndiejmė te miku ynė mė i mirė. Njė buzėqeshje mikluese, qė ndjell afri tė pakusht dhe qė vetvetiu ngacmon shpėrthime pasioni. Njė entuziazėm, qė pėrherė zbulohet nga fillimi dhe qė asnjėherė nuk ėshtė i njėjtė.

    Vetėm njė zonjė e tillė ta merr frymėn, sepse ajo nuk ngurron t'i japė krahė djaloshit rebel, qė fshihet brenda secilit prej nesh. Dhe, pavarėsisht se njė ditė do tė plakemi, do tė tkurremi dhe do tė tretemi, pėrkrah njė zonje tė tillė ēdo herė do tė ndihemi tė ri.

    Kjo ėshtė njė ndjesi qė nė fletėt e ditarit virtual tė njė shkrimtari ėshtė shprehur me etydin e mėposhtėm.

    ***

    Nuk dua tė pres pėr njė rast mė tė mirė. Nuk dua tė ndihem nė siklet, tė ndihem i kurthuar dhe as tė ndihem keq. Nuk dua tė pres njė rast tjetėr, njė mundėsi mė tė mirė pėr ta bėrė atė qė duhet ta bėj sot.

    Ti ma merr frymėn dhe duke e bėrė kėtė mė bėn tė ndihem mė i gjallė se kurrė. Andaj, tė dėshiroj tani! Kėtu. Dhe nė kėtė ēast.

    Dua ta sfidoj veten duke tė frymėzuar ty. Tė mbushem me jetė duke drithėruar nė gjirin tėnd, ndėrsa ti tė ndihesh e gjallė nė shtrėngimin tim.

    Nuk dua tė bėhem nga ata qė thonė: "Nesėr! Ka kohė"

    Nuk dua ta pres kėtė ditė tė duhur, sepse e di se kjo ditė nuk do tė vijė kurrė. Ēdo ditė e re do tė kalojė. Do tė ikė dhe do tė tretet. Si shumė tė tjera para kėsaj dhe si shumė tė tjera qė do tė vijnė. E fuqizuar nga hezitimi im, e hidhura nga sot do tė shtrihet nė tė nesėrmet e mėpastajme dhe do t'i bėjė hije diellit tė lumturisė.

    Andaj tė dua tani! Kėtu! Dhe nė kėtė ēast, sepse e nesėrmja kurrė nuk mund ta zėvendėsojė magjinė qė e ndiejmė sot.

    ***

    Kushedi, ndoshta nė botėn e kukullave, dikush qė ndien mund edhe mos tė vlerėsohet, por e di, jam i bindur, se pavarėsisht imazhit qė e projektojmė pėr veten dhe mėnyrės si na shohin tė tjerėt, jo tė gjithė jemi robot. Dhe jam shumė i bindur se, sado qė tė shtirren dhe tė fshihen pas maskave plastike, jo tė gjitha janė kukulla.

    Mbase sot nuk ėshtė ditė e keqe tė provojmė tė deshifrojmė sinjalet nga brenda. Ta dėgjojmė njeriun brenda nesh. T'ia japim njė rast. /Tribuna/


     Pėėrqafime

      Ora ėshtė 9/5/2024, 21:07