BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historitė e jashtėzakonshme tė njerėzve tė dashuruar me sende!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Historitė e jashtėzakonshme tė njerėzve tė dashuruar me sende!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/1/2014, 10:12

     Historitė e jashtėzakonshme tė njerėzve tė dashuruar me sende! 038d6441-0d71-432c-ac1d-bfaa65c737ee---0-

    Objektofilia njihet shkencėrisht si dėshira emocionale dhe shpesh romantike qė sjell ndėrtimin e marrėdhėnieve tė caktuara me objekte pa shpirt. Pėr njerėzit qė e pėrjetojnė kėtė gjendje, dashuria me tė tjerė njerėz ėshtė shpesh e pamundur, duke qenė se ndihen tė tėrhequr, besnikė dhe tė dashuruar pas sendeve tė caktuara. Zakonisht kėta njerėz besojnė tek animizmi ose besimi qė sendet kanė shpirt, inteligjencė, ndjenja dhe mund tė komunikojnė.

    Historitė e jashtėzakonshme tė njerėzve tė dashuruar me sende:

    1. Nė vitin 2007, Liu Ye nga Kina vendosi se ishte mė mirė tė martohej me veten sesa tė mbetej pėrgjithmonė beqar. Ceremonia u krye me tė pranishėm burrin kinez dhe njė poster tė printuar tė tij tė veshur me tė kuqe. Tė njėjtėn gjė kishte bėrė katėr vite mė parė edhe njė artiste, Jennifer Hoes. Zgjidhja i pėlqeu edhe njė 30-vjeēareje nga Tajvani Chen Wei Yih, qė vendosi tė martohej me veten nė ditėlindjen e saj tė 30.

    2. Nė vitin 2006, njė grua indiane pretendoi se kishte rėnė nė dashuri me njė gjarpėr dhe mė pas u martua me tė sipas ritualeve vendase. 2000 veta morėn pjesė nė ceremoni, me besimin se do t’u sillte fat tė mirė.

    3. Pas 15 vitesh sorollatjeje nė gjyqe, njė britanike arriti tė martohej me njė delfin, tė cilin e quante dashurinė e jetės sė saj dhe me tė cilin kishte rėnė nė dashuri me shikim tė parė.

    4. Njė fermer nga India mendoi se martesa me njė qen do t’i sillte atij fatin e dėshiruar dhe do ta shėronte nga paaftėsia trupore, ndaj ai vendosi ta pranojė.

    5. Njė punonjės poste nė Gjermani vendosi tė martohej me macen e tij, kur mėsoi se ajo ishte e sėmurė dhe do tė ngordhte. Ndonėse martesė jo zyrtare, njė aktore luajti rolin e nėpunėsit tė gjendjes civile.

    6. Njė ish-ushtare u martua me kullėn Eifel nė vitin 2008, pas njė romance tė gjatė.

    7. Nė vitin 1979, Eiia Riitta Berliner Mauer u martua me murin e Berlinit pas njė historie tė gjatė dashurie. Ajo shprehej se kishte rėnė nė dashuri me murin qė fėmijė, kur e kish parė fillimisht nė televizor. Pėr kėtė ajo ndryshoi edhe mbiemrin, duke shtuar Muri Berlinez.

    8. Amy Wolfe njė njujorkeze ėshtė aktualisht e martuar me njė lodėr nė parkun e lojėrave. Deri mė tani ajo i ka hipur trenit tė shpejtėsisė 3000 herė.

    9. Tė gjithė jemi tė dashuruar me shtratin dhe jastėkun tonė nė mėngjes, kur nuk na bėhet tė ngrihemi. Por kinezi Lee Jin-gyu shkoi mė larg se kaq. Ai vendosi tė martohej me jastėkun e tij nė vitin 2010.

    10. I frikėsuar se njė grua e vėrtetė do t’ia shpenzonte tė gjitha paratė, njė burrė nga Miēigani vendosi tė martohej me njė kukull plastike qė do t’i kushtonte fare pak dhe mbi tė gjitha do tė ishte e heshtur.

    Eksperienca erotike me sendet

    Ėshtė e vėrtetė qė forma e objektit me tė cilėt janė dashuruar njerėzit ka shumė rėndėsi nė llojin e marrėdhėnies qė do tė ndėrtohet. Por ky problem ėshtė zgjidhur nė mėnyrė shumė pragmatike prej njerėzve qė i shohin sendet si objekte seksuale.

    Sandy K., e dashuruar pas kullave binjake, porositi njė mostėr tė njėrės prej kullave nė shkallėn 1:1000. Modeli i pėrngjiste origjinalit dhe ishte prej metali, gruaja tani e merr me vete kullėn ngado qė shkon.

    Mesa duket kufijtė e kapacitetit njerėzor janė shumė tė pakta kur vjen puna pėr eksperiencat erotike. “Ne shtrihemi sė bashku nė shtrat”, shpjegon ajo, “dhe kjo ėshtė shumė eksituese pėr mua”. Studenti i psikologjisė, Bill Rifka, i cili ėshtė 35 vjeē dhe nė njė marrėdhėnie me njė laptop iBook, pranon se shpesh flirton edhe me laptopė tė tjerė nė eBay dhe ndien njė dėshirė tė madhe seksuale. Ashtu si tė gjithė tė dashuruarit pas sendeve, edhe Rifka i ka dhėnė tashmė njė gjini partnerit tė tij seksual. Pėr tė, laptopi ėshtė njė mashkull, pra ata po pėrjetojnė njė marrėdhėnie homoseksuale.

    Edhe Doro B., njė 41-vjeēare qė ka rėnė nė dashuri me njė makineri tė pėrpunimit tė metalit, tregon se e do shumė partnerin e saj. Marrėdhėnia e tyre ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė, ndonėse shprehet se e tradhton ndonjėherė me makinerinė e faksit. /ikub/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 16:44