BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shenjat e vėrteta tė tradhtisė

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Shenjat e vėrteta tė tradhtisė

    Mesazh nga Princesha... 29/5/2014, 16:34

    Askujt nuk do t’i pėlqente qė tė tradhtohej nga partneri apo partnerja pėr tė cilin/cilėn ka ndjenja tė veēanta, por pėr fat tė keq ky ėshtė njė fenomen qė ndodh bujshėm. Mė poshtė do tė njiheni me shenjat e vėrteta tė tradhtisė…

    Njė nė tre persona pranon se ka qenė tradhtar tė paktėn njė herė tė vetme gjatė jetės sė tij. Pabesia ėshtė nė rend tė ditės dhe nė fakt ne tė gjithė mund ta pėrjetojmė atė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr. Por sot ne do t’ju prezantojmė disa sinjale qė mund t’i konsideroni si “simptoma” tė qarta tė njė tradhtie te njė ēift. Kujdes! Tė marra veēmas mund tė konsiderohen si situata tė pafajshme. Dyshimi duhet tė lindė vetėm nė rastin kur ato paraqiten vazhdimisht.

    Njė rutinė e re

    Edhe pse nuk ėshtė definitive, ėshtė pak dyshuese nėse ai/ajo kalon mė shumė kohė nė punė, qė ka mbledhje nė orare tė ēuditshme ose udhėtime tė papritura e sidomos nėse kėto tė fundit nuk kanė ndodhur kurrė mė parė dhe nuk janė tė lidhura me njė projekt konkret. Ndėrkohė, nėse lokalizimi i tij/saj nė kėto “orare ekstra” bėhet gjithnjė e mė i vėshtirė nė krahasim me oraret normale, atėherė ka me tė vėrtetė diēka pėr tė dyshuar.

    Ka miq tė rinj
    Papritur ai/ajo kalon mė shumė kohė me persona qė ti nuk i njeh! Tė flet pėr persona pėr tė cilėt nuk ke dėgjuar asnjėherė tė flitet, ndėrkohė referimet pėr dikė nė veēanti bėhen tė pėrsėritshme. Nuk ėshtė e thėnė qė partneri/ja tė tėrhiqet vetėm nga seksi.

    Humbja e dėshirės seksuale
    Ne priremi tė besojmė se i/e pabesi/a e shmang seksin me partneren/in e vet pėr ndjenjėn e fajit ose sepse i kėnaq impulset e veta diku tjetėr! Sigurisht ndodh mjaftueshėm shumė shpesh, por nuk ėshtė e pazakontė qė anėtari i pabesė i njė marrėdhėnieje nė ēift tė shfaqė njė rritje tė dėshirės seksuale apo njė interes mė tė madh pėr praktika qė mė parė nuk i interesonin.

    Jep shumė shpjegime
    Jep shumė detaje se ku gjendet dhe me kė nė ēdo moment, sikur pėrpiqet tė justifikojė diēka. Dhėnia e detajeve tė tepėrta ėshtė njė gabim i zakonshėm te gėnjeshtarėt, tė cilėt besojnė se duke vepruar kėshtu i japin mė shumė besueshmėri lidhjes.

    Kurohet gjithnjė e mė shumė
    Ndryshimi nuk qėndron vetėm nė qėndrim apo gjeste, por nė pėrgjithėsi personi i pabesė i kushton mė shumė kujdes edhe pamjes fizike, duke qenė se me dashnoren/in pėr shembull mund tė jetė nė fazėn e bėrjes pėr vete. A trukohet pėrpara se tė shkojė nė punė, parfumoset, blen rroba tė reja, regjistrohet nė palestėr? Nėse bėhet fjalė pėr veprime qė nuk i pėrkasin normalitetit tė tij/saj, atėherė ka arsye tė vėrteta pėr tė dyshuar.

    Sillet nė mėnyrė tė ēuditshme
    Kur del, kur je i lidhur apo kur jeton me dikė pėr njė kohė tė gjatė je nė gjendje tė nuhasėsh ndryshimet, deri nė detajet mė tė vogla. Papritur atij/asaj i pėlqen njė rrymė e re muzikore, pėr tė cilėn nuk tė kishte folur asnjėherė mė parė, ose flet pėr filma qė nuk i keni parė ndonjėherė bashkė; ka ndryshime tė ēuditshme tė humorit, madje ka ndryshuar edhe zakonet e lidhura me gjumin…

    Ėshtė mė shumė xheloz/e se mė parė
    Thuhet se fajtori i njeh fajet. Tė pabesėt mendojnė se fundja tradhtia nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė pėr t’u bėrė. Ai/ajo fillon tė hamendėsojė se edhe ti ke qenė e/i pabesė… xhelozia te tė pabesėt rritet nė mėnyrė tė vazhdueshme apo ndryshe ata bėhen mė xhelozė se mė parė. Nė tė vėrtetė, psikologjikisht, ėshtė mė komode tė mendosh se edhe partneri/ja tradhton apo mund tė tradhtojė, nė kėtė mėnyrė rritet edhe keqardhja pėr veprimet e tij/saj.

    Pretendon pėr mė shumė privatėsi
    Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ēdo pjesėtar i njė ēifti tė ketė njė hapėsirė autonomie. Megjithatė njė kėrkesė pėr mė shumė kohė private mund tė rrisė dyshimet e tua. Kur ai/ajo heziton qė tė lejojė tė pėrdorėsh kompjuterin e tij/saj ose celularin mos kėmbėngul, por trego kujdes, kjo mund tė jetė njė shenjė e keqe…

    Bėn telefonata tė fshehta
    Telefoni ėshtė mjeti mė i zakonshėm nėpėrmjet tė cilit zbulohet njė tradhti. Logjikisht ai/ajo do ta pėrdorė atė pėr tė komunikuar me dashnoren/in. Pavarėsisht fshirjes qė do t’u bėjė ai/ajo tė gjitha thirrjeve dhe mesazheve, sjelljet me celularin mund ta tradhtojnė. Telefonatat nė orė tė ēuditshme, mbyllja nė njė dhomė pėr tė folur me atė apo justifikimi se po telefonohet nga njė mik/mikeshė ose njė familjar me tė cilin mė parė nuk kishte kontakte… janė sinjale pėr tė cilat mund tė dyshohet vėrtet pėr njė tradhti tė mundshme.

    Nuk ėshtė i/e sigurt pėr ju
    Marrėdhėnia nuk funksion mirė dhe partneri/a jote thotė se nuk ėshtė i/e sigurt pėr ndjenjat. Nga njė pikėvėshtrim ky ėshtė njė reagim absolutisht normal, por ėshtė edhe dyshues nėse mund tė ketė njohur njė person tjetėr dhe pėrpiqet tė justifikohet pėr pabesinė e vet: pėr shembull justifikohet duke thėnė se lidhja juaj nuk po shkon mirė dhe se nuk e di se ēfarė ndien… gjė qė s’mund tė jetė asnjėherė e vėrtetė.

    Parandjenja e tradhtisė

    Edhe pse nuk mund tė verifikosh asnjė nga situatat e mėsipėrme, diēka e brendshme tė thotė se partneri/ja nuk tė qėndron besnik/e. Shikimet, fjalėt ose disa gjeste qė tė tjerėve mund t’u duken budallallėqe, pėr ty pėrbėjnė diēka treguese qė diēka po ndodh. Nėse nė pėrgjithėsi nuk je njė person xheloz, beso nė intuitėn tėnde.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 13:32