BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kėshilla efikase kundėr lodhjes.

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kėshilla efikase kundėr lodhjes.

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/6/2014, 10:49

    Mes ndryshimit te sezoneve, njė periudhe pa pauza apo njė moment veēanėrisht stresues ne aktivitetin tuaj, ėshtė shume e lehte te ndjehemi te lodhur dhe pa energji.

    Kontakt me natyrėn

    Kėshilla e pare kundėr lodhjes qe duhet te provoni ėshtė kontakti me natyrėn, mjafton njė cep ne njė park me njė liqen, apo bar etj e rėndėsishme ėshtė te qėndroni ne natyre pėr te rigjetur vetveten, mbase te uleni ne njė stol dhe te dėgjoni ēfarė ndodh rreth jush. Mbyllni sytė dhe relaksohuni. Bėjeni gjate pushimit te drekės, do t’u rigjeneroje dhe do te zhduk atė ndjenje sfilitjeje, apo ne mbrėmje para se te shkoni ne shtėpi.

    Fund jave duke ndjekur ritme spontane

    Rezervoni njė fund jave vetėm pėr ju dhe ndiqni thjeshte ritmet fizike te trupit tuaj, pa u sforcuar. Mos e vini zilen dhe zgjohuni vet. Hani kur te keni uri, pa e pare orėn. Nėse gjate ditės ju ndodh qe te dremitni ne divan, lėreni qe gjumi t’u marre. Te themi se ėshtė mire te keni njė "pėrtaci" te shėndetshme, pa qene te detyruar te jeni ne ankthin e impenjimeve te ēdo lloji.

    Sport ne mėngjes

    Mbase do t’u duket njė marrėzi, por te bėni aktivitet fizik arrin t’u largoje lodhjen mbi te gjitha atė mendore. Pėrpiquni ta bėni ne mėngjes, mjafton njė ecje e shpejte prej 30 minutash, mbase ditėt e para do t’u duket sikur do te pėrkeqėsoheni, por shume shpejt do t’u behet njė zakon i mire.

    Muzike, muzike, muzike

    Njė kėshillė tjetėr efikase kundėr lodhjes janė shtate notat. Nėse mundni, dėgjoni muzike para se te shkoni ne pune, muzikėn tuaj te preferuar. Apo gjate pushimit, mbase kur te shkoni ne shtėpi edhe mund te kerceni. Kėrcimi ėshtė terapeutik, largon lodhjen.

    Ndiqni pasionet tuaja

    Pėr njė ore ne dite apo me dite te alternuara, dedikojuni njė hobby, filloni te gatuani nėse nuk e bėni shpesh, kultivoni njė mini kopsht ne ballkon, vizatoni, shkruani dhe shume te tjera. Ti dedikoni kohe kėtyre gjerave ėshtė njė anti stres shume i mire dhe shume efikas. /ikub/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 16:21