BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dashuri & Mashtrime

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Dashuri & Mashtrime

    Mesazh nga Princesha... 27/5/2015, 12:34

    Thonė se dashuria ėshtė e verbėr, ajo tė bėn tė harrosh gjithēka dhe t’i pėrkushtohesh njeriut qė ti do. Dikur, kur isha adoleshente, njė djalė mė tha se, edhe e verbėr po tė isha, pėrsėri do tė mė dashuronte, por unė nuk i besoja asnjėherė kėto gjėra. Gjithmonė kam menduar se dashuria e vėrtetė nė ditėt e sotme nuk ekziston. Si fillim po ju prezantohem. Jam Flora, lindur dhe rritur nė Tiranė, tashmė jam 33 vjeēe dhe jetoj nė Milano. Mbas mbarimit tė shkollės sė mesme, bashkė me familjen time u zhvendosėm nė Itali. Gjithmonė kam qenė njė vajzė e ndrojtur dhe duke qenė nė dhé tė huaj, kjo ndrojtje sikur m’u shtua akoma mė shumė. Nė Itali kisha pėrjetuar dy histori dashurie. Nuk e di nėse mund t’i quaj tė tilla, por pėr kohėn kur u pėrjetuan, tė tilla ishin. Pėr fat tė keq, asnjėra prej tyre nuk u kurorėzua me martesė. Mosha po mė kalonte dhe prindėrit gjithnjė e mė shumė po bėheshin merak pėr mua. Para tre-katėr vitesh, fillova punė nė njė dyqan lulesh, njė punė qė e bėja me shumė pasion. Gjithēka filloi nė njė ditė kur isha vonė pėr tė hapur dyqanin. Ka qenė pikėrisht data 22 maj, kur pėrballė derės sė dyqanit u pėrplasa me njė djalė rreth tė tridhjetave. I kėrkova ndjesė pasi isha me vonesė dhe menjėherė hapa derėn pėr t’ia filluar nga puna. Mbas asaj dite, tė njėjtin djalė e shikoja gjithmonė tė kalonte aty, por nė krahun matanė tė rrugės. Sa herė e shikoja, aq herė mė pėlqente. Vishej vėrtet shumė mirė, kishte njė trup tė gjatė e tė drejtė, flokėt biondė dhe sytė shumė tė zinj. Pa e ekzagjeruar, ngjante tamam si njė aktor filmi dhe unė, sa herė qė e shikoja, mendoja: “Po ai, a mė ka vėnė re mua?”. Nė fakt, atė ditė qė u pėrplasėm, unė vetėm njė moment e pashė dhe ndjeva dorėn e tij qė mė kapi te krahu pėr tė mė mbajtur qė tė mos bija, por nga nxitimi nuk e kisha parė se ai ishte aq i bukur. Ai kalonte ēdo ditė nė atė rrugė, mund ta bėnte pesė-gjashtė herė rrugėn pėrballė meje, por unė nuk mund t’i flisja, pasi ishte larg. Mendoja me vete “A mund tė jetė i martuar? A ka tė dashur?”. Asnjėherė nuk e kisha parė tė shoqėruar me ndonjė vajzė, vetėm nė disa raste e kisha parė qė shoqėrohej me njė grua rreth tė pesėdhjetave, pėr tė cilėn mendoja se ishte e ėma. Nuk e di pse, po sa herė qė kalonin ditėt dhe ai shfaqej para meje, aq mė shumė mė fiksohej ai djalė. Ishte si ndjesia qė tė lind pėr tė patur njė send, apo diēka tjetėr dhe nuk ke mundėsi ta blesh. Doja qė vetėm njėherė ai tė kalonte pranė dyqanit tim dhe nuk do tė ngurroja qė t’i flisja unė e para. Por, me sa duket, lutjet e mia i kish dėgjuar Zoti dhe njė ditė kur unė isha duke rregulluar njė tufė me lule, pashė te dera qė hyri ai. Mua, qė isha nė kėmbė, sa nuk mė ra tė fikėt. Ai mė pėrshėndeti dhe unė, qė dridhesha e gjitha, gati sa nuk u meka. Njėmijė fjali kisha krijuar nė mendje pėr t’i thėnė atij njeriu nė momentin qė do tė kisha mundėsi ta takoja dhe ja, tani qė u krijua mundėsia, as qė mė dilte zėri. E pėrshėndeta dhe e pyeta se ēfarė dėshironte. Ai m’u pėrgjigj: “Dua njė tufė me lule shumė tė madhe dhe, ndėr mė tė bukurat!”. Kur tha kėshtu, mua m’u mbushėn sytė me lot, m’u bė sikur njė dorė e fortė mė mbėrtheu nė grykė e nuk mė linte tė nxirrja asnjė fjalė nga goja. Mendoja se njė tufė e tillė vetėm pėr tė dashurėn apo nusen mund tė bėhej. Ndėrkohė qė po pėrgatisja lulet, e mblodha veten dhe i thashė se ishte mė fat personi qė do t’i merrte dhuratė kėto lule dhe ai ma ktheu: “Ai person i meriton; ėshtė njeriu mė i shtrenjtė i jetės sime”. Pėrsėri njė det lotėsh m’u afruan nė sy, por nuk doja tė lija nam nė sytė e tij, jo pėr gjė, por nuk dija ēfarė pėrgjigjeje t’i jepja. Gjatė kohės qė pėrgatisja tufėn me lule, vura re se ai i kishte fiksuar sytė vetėm nė njė vend. “Ē’tė ketė vallė, mendova, mos ndoshta ka probleme me shikimin?”, megjithatė nuk u bėra kurioze pėr kėtė fakt, pasi nuk do kisha shanse asnjėherė qė tė kisha njė lidhje me tė. I bėra gati tufėn me lule dhe i thashė se ishte i mirėpritur nė dyqanin ku unė punoja. Ai iku me tufėn e luleve nė duar… Nuk ishte ky takimi qė kisha menduar dhe u zhgėnjeva shumė, por prapė e ėndėrroja ēdo natė. Ai ishte kaq i bukur, kaq i pafajshėm! Dukej si njė djalė i mirė, i edukuar e fjalėpak e kjo gjė e bėnte atė shumė enigmatik. Njė ditė aty pashė gruan e cila shoqėronte djalin, tė cilit as emrin nuk ia dija. E pėrshėndeta dhe e ftova tė hynte nė dyqan. Ajo u habit nga mėnyra se si i fola. I tregova hapur pėr problemin qė mė shqetėsonte. E pyeta se mos ndoshta ajo ishte nėna e tij dhe ajo, duke qeshur, mė tha: “Jo, nuk jam, por nė njėfarė mėnyre ai mė ka si nėnė”. Fjalėt e saj mė qetėsuan shumė. Kėshtu do ta kisha mė tė lehtė ta pyesja pėr tė djalin qė doja. I tregova ēdo gjė pėr tė, pėr momentin qė u pėrplasėm dhe pėr ndjenjat e mia ndaj tij dhe ajo, duke pėshpėritur, m’u pėrgjigj: “A, moj vajzė, sikur tė dije tė vėrtetėn pėr tė…”. Fjalėt e saj mė bėnė edhe mė kurioze. “Tė lutem, mė thuaj vetėm a ka tė dashur, apo ėshtė i ma rtuar?”. Ajo filloi tė qeshte dhe mė tha: “Moj vajzė, po ti qenke ēmendur? E kush mund tė martohet me njė tė verbėr?!”. Nuk e di se ēfarė mė ndodhi nė ato momente, por veten e gjeta tė ulur nė karrige dhe nė trupin tim kisha pika uji; mė kishte rėnė tė fikėt. Isha dashuruar me njė djalė tė verbėr! Shumė pyetje i bėra vetes sime dhe gruas gjithashtu… Po si nuk e kuptova mė parė? Po si mund tė ecte ai aq mirė nėpėr rrugė, pa njė shkop apo njė njeri qė mund ta orientonte? Si mund tė dashurohet njė njeri me njė tė verbėr? Tė gjitha kėto pyetje mė dilnin nga goja pa vetėdije. Gruaja e kuptoi gjendjen time shpirtėrore dhe mė tha: “Ti ke tė drejtė, Antonio ėshtė njė djalė pėr t’u dashuruar”. Ajo mė tregoi gjithēka pėr tė… Ai ishte rritur nė shtėpinė e fėmijės dhe gruaja me tė cilėn po bisedoja kishte punuar atje. Ajo mė pas ishte lidhur shumė me kėtė fėmijė sepse ai kishte njė inteligjencė qė edhe njė njeri qė shikon mirė nuk e ka. Ai mėsonte shumė nė shkollė dhe, si tė thuash, kjo grua kishte sakrifikuar jetėn pėr tė, pėr t’iu bėrė krah, madje njė arsye e fortė qė ajo nuk ishte martuar ishte fakti se nuk donte ta braktiste djalin, i cili nuk kish njeri tjetėr nė jetėn e tij pėrveē saj. Fakti qė unė e doja Antonion, e gėzoi pa masė atė. “Nėse ti do tė martoheshe me tė, unė do tė isha e lirė pėr tė filluar jetėn time”, mė tha. Fjalėt e saj sikur mė lehtėsuan, mirėpo mė vriste ndėrgjegjja. A mundet njeriu tė rrijė i martuar me njė tė verbėr? Si mund tė shkohet jeta deri nė fund me njė njeri qė nuk ėshtė nė gjendje tė shikojė, edhe pse ai i kish mėsuar shuma mirė rrugėt pranė shtėpisė ku banonte dhe nuk ta krijonte pėrshtypjen se ishte i verbėr? Mbas shumė ditėsh e netėsh pa gjumė dhe pas shumė zėnkash me prindėrit e mi, vendosa tė jetoja me Antonion; dashuria ime pėr tė ishte shumė e fortė. Nė fillim Antonio nuk donte tė lidhej me mua. “Nuk ke pse tė rrish pengu im pėr gjithė jetėn” mė thosh ai, kėshtu qė vendosėm tė bashkėjetonim si fillim, pėr tė parė nėse do mund t’i bėja ballė jetės sė vėshtirė qė po mė priste apo ky ishte thjesht njė fiksim i momentit. Kishin kaluar dy muaj dhe jeta me tė nuk ishte aq e vėshtirė sa e kisha menduar. Antonio e kishte bezdi ta trajtoja si tė verbėr, ai ishte mėsuar me atė lloj problemi dhe ishte ambientuar me mjedisin ku jetonte, madje i njihte shumė mirė edhe rrobat qė kishte nė garderobė dhe kjo, falė punės sė asaj gruaje zemėrgjerė qė e kishte ndihmuar pėr gjithė kėto vite. Kaluan disa muaj edhe unė vazhdoja ta doja Antonion si ditėn e parė, ndaj i propozova tė martoheshim. Kishim ndarė edhe ditėn kur do tė bėnim celebrimet. Dy ditė mė parė i thashė Antonios se do shkoja tė zgjidhja fustanin qė do vishja pėr atė ditė tė shėnuar e mė pas do u thoja prindėrve pėr vendimin qė kisha marrė. Njė shoqja ime mė shoqėroi pėr tė blerė fustanin, por rrugės vendosa tė kthehesha tek Antonio, sepse e dija qė prindėrit e mi nuk do mė linin tė merrja kėtė vendim, por mė mirė do kisha preferuar tė bėja ndonjė aksident rrugės sesa tė shikoja atė skenė nė shtėpinė time. Hapa derėn me ēelės dhe dėgjova Antonion qė fliste mė zė tė lartė: “Pse mė le? Ti nuk do ndaheshe kurrė nga unė, ma kishe premtuar kėtė gjė”. Hapa derėn e dhomės sonė dhe pashė gruan qė ishte kujdesur pėr Antonion, tė dy tė zhveshur nė krevat, duke u puthur plot pasion. Aty e kuptova se pėr kė e bleu Antonio tufėn e luleve. Mbaj mend qė dola me vrap nga shtėpia dhe mė pas, e gjeta veten nė spital. Nga tronditja e madhe mė kish rėnė tė fikėt. Ajo histori ka qenė njė shkatėrrim total pėr mua. Mbas asaj dite, nuk e kam takuar mė as Antonion, as gruan mashtruese qė luajti me ndjenjat e mia. Tashmė kanė kaluar dy vjet nga ajo histori dhe Antonio as sot e kėsaj dite nuk e di se pėr ē’arsye e braktisa. Dua qė edhe ai ta vuajė ndarjen tonė dhe jam e sigurtė qė po e vuan sepse si unė nuk ka pėr tė dashur askush nė kėtė jetė

      Ora ėshtė 27/4/2024, 00:08