BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sa gjėra tė bukura nuk i vėmė re dhe i humbim?!

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Sa gjėra tė bukura nuk i vėmė re dhe i humbim?!

    Mesazh nga Princesha... 21/6/2015, 15:02

    Njė burrė u ul nė njė stacion metroje nė Washington Dc dhe filloi tė luante nė violinė. Ishte mėngjes i ftohtė janari. Ai luajti 6 pjesė tė ndryshme pėr rreth 45 minuta.

    Gjatė asaj kohe u llogarit qė 1.100 njerėz hynė nė stacion, shumica prej tyre ishin duke shkuar nė punė. Pasi kishin kaluar 3 minuta, njė meso burrė vuri re qė njė muzikant po luante, ai ngadalėsoi hapin, qėndroi pėr disa sekonda dhe vazhdoi rrugėn pėr nė punėn e tij. Njė minutė mė vonė violinisti arriti tė merrte dollarin e tij tė parė, njė grua e hodhi nė koshin pėrpara tij dhe u largua me shpejtėsi pa ndaluar.

    Pak minuta mė vonė dikush u afrua pėr ta dėgjuar, por shpejt pa orėn dhe u largua. Dukej qė ishte vonė pėr punė. Ai qė i kushtoi mė shumė vėmendje, ishte njė vogėlush 3-vjeēar, i cili, megjithėse e ėma vazhdonte ta tėrhiqte, ndaloi pėr tė dėgjuar violinistin.

    Ky veprim u pėrsėrit prej disa fėmijėve. Nė 45 minuta qė muzikanti luajti, vetėm 6 njerėz ndaluan dhe qėndruan pak pėr ta dėgjuar. Rreth 20 njerėz i dhanė para, por vazhduan tė ecin me hapat e tyre normale. Ai mblodhi gjithsej 32 dollarė.

    Kur mbaroi sė luajturi dhe ra heshtja, askush nuk e vuri re, askush nuk e duartrokiti.

    Askush nuk e dinte, por violinisti ishte Joshua Bell, njė prej muzikantėve mė tė talentuar tė botės. Ai luajti njė prej pjesėve mė tė bukura shkruajtur ndonjėherė, me njė violinė qė kushtonte 3.5 milion dollarė. 2 ditė pėrpara se tė luante nė metro Joshua Bell shiti me qindra bileta me tė paktėn 100 dollarė secilėn.

    Kjo ėshtė njė histori e vėrtetė. Joshua Bell ishte e organizuar nga Washington Post si pjesė e njė eksperimentimi rreth perceptimit, shijes dhe prioritetit tė njerėzve.

    Qėllimi ishte tė dihej: Nė njė vend tė zakonshėm, nė njė orė jo fort tė pėrshtatshme, a mund tė perceptojmė bukurinė? A ndalojmė sė vlerėsuari atė?

    A mund tė dallojmė njė talent nė njė kontekst tė papėrshtatshėm?

    Dhe njė nga pėrfundimet e kėtij eksperimenti ishte: Nėse ne nuk kemi njė moment tė ndalojmė tė dėgjojmė njė prej muzikantėve mė tė mėdhenj tė botės, duke luajtur njė prej muzikave mė tė bukura tė shkruajtura ndonjėherė, sa gjėra tė tjera nuk i vėmė re dhe i humbim?!
     Sa gjėra tė bukura nuk i vėmė re dhe i humbim?!  1a2d92735

      Ora ėshtė 9/5/2024, 19:32