BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    KQZ ndan mandatet e fundit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    27072009

    Buzqeshje KQZ ndan mandatet e fundit

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli sot shpėrndarjen e mandateve tė fundit tė deputetėve qė i pėrkasin qarqeve Shkodėr, Tiranė dhe Fier, duke i dhėnė fund kėshtu edhe llogaritjes sė deputetėve fitues pėr parlamentin e ardhshėm.
    Ndėrkohė qė rezultati zyrtar i zgjedhjeve do tė shpallet ditėn e shtunė, nė njė tjetėr mbledhje tė KQZ-sė.

    Gjatė mbledhjes u miratua me unanimitet shpėrndarja e 32 mandateve pėr Tiranėn, 16 pėr Fierin dhe 11 pėr Shkodrėn. Pas tyre, u miratua edhe emrat e deputeteve pėr tė tri qarqet qė kishin mbetur.

    Por, ndonėse sot merr fund shpėrndarja e mandateve tė deputetėve pėr 12 qarqet e vendit, Kodi Zgjedhor e detyron KQZ tė presė dhe pesė ditė pėr shpalljen pėrfundimtare tė rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit. Sipas kryetarit tė komisionit, Arben Ristani, Kodi Zgjedhor u jep subjekteve politikė njė afat pesėditor pėr tė ankimuar pėrllogaritjen nga KQZ tė formulės nė shpėrndarjen e mandateve.
    Kolegji Zgjedhor vendosi dy ditė mė parė tė lėrė nė fuqi vendimet e Komisionit Zgjedhor lidhur me tabelėn e rezultateve pėr qarkun e Shkodrės, Tiranės dhe Fierit, gjė qė jep sot mundėsinė KQZ-sė qė tė zyrtarizojė kėto rezultate dhe t'i pėrkthejė nė mandate numerike dhe nominalė.
    Me kėtė vendim u pėrcaktua dhe nė numėr se sa deputetė do tė jenė brenda koalicioneve dhe mes koalicioneve pėr secilin qark, por dhe se cilėt individė nga lista shumėemėrore pėrfitojnė dhe shndėrrohen nė deputetė tė Kuvendit mė tė ri Shqipėrisė.
    Ndėrkaq, subjektet ata kanė tė drejtė, sipas nenit 167 tė Kodit Zgjedhor, tė ankimojnė vendimin e KQZ-sė lidhur me shpėrndarjen e mandateve. Pėr kėtė KQZ 'de jure' ėshtė e detyruar tė presė pesė ditė.

    Mbledhja e sotme vjen pas mbylljes sė ankimimeve nga Kolegji Zgjedhor, tė cilat nuk sollėn asnjė ndryshim thelbėsor nė vendimet e Komisionit zgjedhor.

    Deri tani, KQZ ka shpallur 81 mandate, ndėrsa pritet tė miratojė dhe 59 mandate tė tjera, pėrkatėsisht 32 nė Qarkun Tiranė, 11 nė Qarkun Shkodėr dhe 16 nė Qarkun Fier.
    Detyrimi pėr tė shpallur rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve ėshtė parashikuar nė pjesėn e tretė tė Kodit Zgjedhor, nė nenin 167 tė tij, ku thuhet se rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ-ja jo mė vonė se 5 ditė nga data e shpalljes sė rezultatit pėr shpėrndarjen e mandateve pėr ēdo zonė zgjedhore.

    TIRANA
    Sipas vendimit, 32 mandatet e Qarkut mė tė madh tė vendit, ndahen nė kėtė mėnyrė: 16 mandate pėr koalicionin e djathtė "Aleanca e ndryshimit", e drejtuar nga PD, 15 mandate pėr koalicionin "Bashkimi pėr ndryshim", i drejtuar nga PS dhe 1 mandat pėr koalicionin "Aleanca Socialiste pėr Integrim", i kryesuar nga LSI.
    Sipas vendimit, KQZ, pas pėrllogaritjeve shpalli 15 kandidatė fitues nga lista shumėemėrore e PD-sė pėr Qarkun Tiranė, pėrkatėsisht: Sali Berishėn, Aldo Bumēin, Rajmonda Bulkun, Bujar Nishanin, Majlinda Bregun, Gerti Bogdanin, Gent Strazimirin, Florian Mimėn, Ilir Rusmalin, Myqerem Tafajn, Luan Skuqin, Tritan Shehun, Viktor Gumin, Arben Imamin dhe Lajla Pėrnaskėn. Ndėrsa fitues nga lista shumėemėrore e PR-sė ėshtė Fatmir Mediu.
    15 kandidatėt fitues nga lista shumėemėrore e PS-sė pėr kėtė qark janė: Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Kastriot Islami, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Andis Harasani, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni, Namik Dokle, Enkelejda Shkreli, Eduard Shalsi, Xhemal Qefalia, Dashamir Peza, Ilir Gjoni dhe Artan Gaēi.
    Nga koalicioni "Aleanca Socialiste pėr Integrim" fitues pėr qarkun e Tiranės ėshtė kandidati Ilir Meta.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 10:06