BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Islami: Qėllimi ynė, futja e PS-sė nė Parlamentin e ri

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    29072009

    Buzqeshje Islami: Qėllimi ynė, futja e PS-sė nė Parlamentin e ri

    Mesazh nga Albatros

    Qėllimi kryesor i mbledhjes sė asamblesė ishte pikėrisht futja e Partisė Socialiste nė Parlament. Pak minuta pas mbledhjes sė kėtij forumi tė selisė rozė, deputeti i PS-sė, Kastriot Islami tha se ballafaqimi numerik nuk ishte pikėsynim i grupit qė hartoi njė rezolutė tė dytė qė i kundėrvihej asaj tė kryetarit tė partisė Edi Rama. Sipas tij, kreu i socialistėve hoqi dorė nga qėndrimi i tij fillestar pėr tė bojkotuar Kuvendin pas presionit tė faktorit ndėrkombėtar.
    Deklarata
    Ndryshimi i dy rezolutave kishte tė bėnte pikėrisht me faktin se nė atė tė hartuar nga grupi i Blushit kėrkohej futja e PS-sė nė Kuvend dhe bėrja opozitė pikėrisht nga ky institucion. “Qėllimi kryesor i mbledhjes sė asamblesė sė Partisė Socialiste nuk ishte thjeshtė ballafaqimi numerik, por ėshtė tėrheqja nėpėrmjet rezolutės sė firmosur nga 38 vetė, e mendimit pėr ata futur Partinė Socialiste nė Parlament. Ky ėshtė mesazhi kryesor i kėsaj mbledhje”, u shpreh Islami gjatė njė prononcimi pėr gazetėn “Panorama”. Sipas tij, hartimi i kėsaj rezolute qė u firmos nga 38 anėtarė tė asamblesė sė PS-sė bėri qė shumica e anėtarėve tė tėrhiqeshin nga qėndrimi i propozuar fillimisht nga Rama dhe grupi i tij pėr sa i pėrket bojkotit tė Kuvendit. “Ata e rrėzuan rezolutėn duke ruajtur propozimet e tyre kontradiktore dhe shpesh herė jo nė mėnyrė logjike. Por nga presioni qė u bė nėpėrmjet rezolutės sė firmosur nga 38 vetė u arrit qė pėrfundimisht Partia Socialiste tė futet nė Parlament dhe tė mos e bojkotojė atė”, vijoi mė tej Islami.
    Asambleja
    Ndėrkohė edhe gjatė fjalės sė tij pa praninė e mediave nė mbledhjen e asamblesė zyrtari i lartė i Partisė Socialiste ka vėnė theksin pikėrisht te kontradikta e rezolutės sė hartuar nga kryetari Edi Rama. Sipas tij: “Ndėrlidhja e rezolutės pėr moshumbjen e zgjedhjeve me ndėrprerjen e mandatit tė kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama pėr shkak tė humbjes sė zgjedhjeve ėshtė paradoksale”. Por burime nga asambleja bėnė tė ditur pėr gazetėn, se Islami ka deklaruar qė presioni i ndėrkombėtarėve bėri qė Rama dhe grupi qė e mbėshteste tė tėrhiqej nga bojkotimi i institucioneve tė dala nga zgjedhjet. “Tėrheqja nga bojkoti i Kuvendit u bė pėr shkak tė rezolutės Blushi dhe tė presionit tė ndėrkombėtarėve. Alibia pėr zgjedhje tė papranueshme thjesht pėr tė justifikuar rikandidimin e Ramės”, mėsohet tė ketė deklaruar sekretari pėr ēėshtjet ligjore nė PS.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 15:21